top of page

Mos je vetë, lot perëndie ?!



Liqen, drithmë bukurie Më ve thellë në mendime Mos je vetë, lot perëndie I derdhur mbi tokën time.
Ndjej kënaqësi, mbushem me ëndrra Në këto brigje, si gjerdan i artë Më mahnisin veç kristalet e bardha Në këtë hapësirë ujrash me bukuri të rrallë…
Me këngën e zogjve e të bilbilit Pasqyrë e ndjenjave fantastike të liqenit Përzihet thellë kjo dashuri e kjelltësi Kjo pamje e brishtë, perlë e mrekulli !…
Liqen, këngë dashurie Shpesh më fut në ëndërrime Mos je vetë “oaz” nëpër kaltrime Fshehur në mister mbi veten time !…
9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page