MOLLA E KUQE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 11, 2024
- 1 min read

MOLLA E KUQE
Molla e Kuqe diku larg ka mbetur,
Dhe dora e saj më s’e ka vjelë,
Nëpër stinë trupi i saj është mekur,
Se llastarë të rinj më nuk ka pjellë.
Plisat e bardhë peng e kanë pasur,
Dhe e kanë në ëndrra e makthe sot,
Sa dimra e shtërngata janë përplasur,
Mollën ata nga koka s'e heqin dot.
Dhe pelini i saj n‘gojë u ka ngecur,
E shijojnë idhësinë e saj me gjëmë,
Trungedegëkëputura pa shenjë tretur,
Kujëzeza kujis sot ende në lëmë.
Ec e ec e ec n’borë plot mundime,
N’orteqe, n’furtuna e n’errësirë,
Me vete kanë marrë një trastë kujtime,
Dhe plisbardhin n’kokë me emrin muhaxhir.
Comments