top of page

Modeli dhe përkushtimi për Shkollën Shqipe


Nuk është thjesht prezenca, se ajo ka qenë, është dhe do të jetë, as mbështetja, por sot ishte një ftesë e veçantë, të cilët e pranova me kënaqësi dhe ndaj dhe fjalën time e përcolla si mbështetje dhe në respekt të shkollave shqipe të „Ardhmëria“, që drejtohet nga z Lutfi Vata. Për më shumë lexoni shkrimin…



Modeli dhe përkushtimi për Shkollën Shqipe


E shtunë, 23 Tetor 2021. Për shumë të tjerë në Britani të Madhe është ditë pushimi. Dhe është normale. Ky normalitet është dhe për përditshmërinë e shkollës „St Augustine's Church of England High School“, që sot natyrshëm e shprishi heshtjen e saj, duke shtuar zërat e qindra e qindra shqiptarëve, prindër e fëmijë, nxënës të Shkollave suplementare shqipe të shoqatës „Ardhmëria“ të drejtuar nga z Lutfi Vata dhe stafi i tij profesional. Me prezencën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, SH.T. Qirjako Qirko, Të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Republikës së Kosovës, Diplomates, znj Arrita Gjakova, (Minister Councelor, Charge d'affaires); biznesmenit dhe ish Chair i Bordit të „Ardhmëria“, Ednor Mata, financierja Mira Brazhda Skura, dhe mjaft figurave të tjera, si Znj Nora, nga Westminster Council, apo dhe intelektualëve, shkrimtarëve dhe poetëve të komunitetit e më gjerë, mësuesve dhe mësueseve, aktivistëve dhe vullnetarëve të shoqatës, e mjaft të tjerë e gjitha shkoi në shtratin. Evetë organizimit me një qëllim themelor dhe madhor për tërheqjen sa më të madhe të nxënësve shqiptarë në shkollat suplementare për të mësuar dhe mbajtur gjallë Gjuhën e bukur Shqipe.

Ky eveniment përkoi çuditërisht me datën kur u lind më 23 tetor 1871 në Fishtë të Zadrimës, shkrimtari të madh shqiptar Gjergj Fishta, datë që sot shënoi edhe 150 vjetorin e lindjes së tij. Dhe ndërsa kjo dtaë tashmë ishte një ditë e shënuar për librin shqip, për gjuhën e bukur shqipe, edhe fjalët shkuan në këtë pikë, duke filluar nga hapja e evenimentit nga Drejtori i Ardhmërisë, z. Lutfi Vata, tek fjalët e Ambasadorit Qirko dhe znj Gjakova. Edhe folësit e tjerë i mëshuan kësaj pike, që përkon vetëm e vetëm me mbajtjen gjallë të Gjuhës Shqipe.

Ky eveniment zgjoi duartrokitje disa herë, por më të fuqishmet ishin për disa nga numrat prezantues të nxënësve të mësueseve Aida dhe Anila, që në fakt sollën një risi të re prezantuese të asaj çfarë shkolla bën për këta fëmijë. Ajo që emocionoi ishte prezenca e një zonje të ardhur nga SHBA, por me nënën e saj me origjinë nga Ulqini, dhe që i kishte sjellë fëmijët e saj të mësojnë shqip në ktë shkollë shqipe. Tjetra ishte një familje me babën shqiptar, por me nënë mësuese irlandeze, që kishte dy djelmosha ëngjëj dhe që flisnin e mësoni shqip në shkollën suplementare shqipe.

Risia e re ishte se në këtë eveniment u shtuan dhjetëra e dhjetëra nxënës të rrinj, kishin ardhur nga zona të ndryshme të Londrës, u deklarua se shkolla dhe mësime të tjera do të bëhen dhe online, dhe u caktua dhe data festive e Pavarësisë së Shqipërisë, si një eveniment i përvitshëm i kësaj shoqate. Duke përfunduar mund të themi me plotë gojën se ky është dhe mbetet Modeli dhe përkushtimi për Shkollën Shqipe.



25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page