top of page

MISIONARI GJERMAN



MISIONARI GJERMAN I PAQES MANFRED KUHLE MIK I ÇMUAR I SHQIPTARËVE

(Fragment nga libri im në proces Lufta ime për Kosovën)


Manfred Kuhle, diakon luterian gjerman, është një mik i cmuar i shqiptarëve. Ai e zbukuron gjerdanin e misionarëve të paqes, pasi kur ishte koha dhe vendi ai e derdhi mundin e tij, e bëri luftën e tij për paqen e shqiptarëve dhe ndikoi që shqiptarët e Kosovës të mos i braktisnin përgjithmonë trojet e tyre. Si përgjegjës për refugjatët që vinin në rajonin e Hamburgut, përmes kishave në Gjermani, ai organizoi punën për mbledhjen e ndihmave dhe të fondeve që përdoreshin për refugjatët. 6-7 vjet para se të niste lufta për Kosovën ai ishte caktuar përgjegjës për refugjatët që vinin në Gjermani, në rajonin e Hamburgut. Aty ai njohu shqiptarët mes shumë rëfugjatëve të kombësive të ndryshme. Që nga viti 1998 ai i drejtoi ndihmat e fondet për në Kosovë për njerzit në nevojë që ishin dëbuar prej shtëpive të tyre e jetonin nëpër male në kushte skandaloze. Gjatë vitit 1998 ata i sillnin ndihmat nga Gjermania dhe i manipulonnin në Kosovë me shoqatën humanitare Nënë Tereza, përfaqësuese e së cilës ishte Marta Palokaj, një veprimtare e përkushtuar siç thotë z. Kuhle. Mes të tjerave sillnin edhe medikamente. Në Hamburg, tregon z. Manfred Kuhle, u krijua një sensibilitet i madh për shqiptarët, luftën e drejtë të tyre dhe dhuna serbe ngjalli një simpati ndaj shqiptarëve. Në Hamburg nga 6-7 organizata u krijua nisma “Hamburgu ndihmon Kosovën”. Ata sollën ndihma në Shqipëri për ti futur në Kosovë. Shoqata e mjekëve të Hamburgut kishte lidhje e kontakte të mira me kryeministrin në ekzil të Kosovës z. Bujar Bukoshi dhe kjo njohje ndikoi që të nxitej puna për Kosovën. Këta kishin përvojë nga ndihmat që kishin dërguar në Sarajevë. Shoqatat që krijuan nismën “Hamburgu ndihmon Kosovën” sollën mbi 10 kamionë me ndihma në Shqipëri për në Kosovë tek shoqata Nënë Tereza në shtator 1998. Manfredi takohet me Bukoshin dhe Muharrem Bicin. Ai u vu në krye të organizatës jo qeveritare “Diakronia” për të ndihmuar Kosovën. Thotë se ne donim të bashkëpunonim me shqiptarët e Kosovës dhe ata të angazhoheshin vetë, të mos punësonim të huaj por shqiptarë të Kosovës. Dhe keshtu ndodhi, vijon ai, ne mblidhnim ndihma materiale e fonde dhe i sillnim në Kosovë dhe bashkëpunuam me shqiptarët vendas aty, ata bënin punën dhe nuk kemi punësuar të huaj por vetëm kosovarë.


Unë u besoja shqiptarëve, thotë z. Kuhle, i cili nuk preferon të flasë për vete po për bashkëpunëtorët e miqtë e tij me të cilët ka bashkëpunuar për në Kosovë. U besoja shqiptarëve dhe ata kishin shumë nevoja bazike ato kohë me mbijetue dhe donin ta bënin shtetin e tyre. Sa flet për organizimet e mobilizimet në Gjermani dhe konsolidimin e strategjisë gjermane se si duhet sjellë në rastin e kësaj lufte, Manfredi kujton me shumë nderim të veçantw Hans Koshnikun, ish kryetar i qytetit Breme, ish administrator i Monstarit të Bosnje – Hercegovinës. Ai ishte një gjerman i madh, thotë Manfredi, funksionar i lartë dhe i fuqishëm socialdemokrat gjerman i cili ndikoi fuqishëm që shteti gjerman të hynte me ushtri në Kosovë bashkë me shtete e tjera. Hans Koshniku ishte politikan i madh me peshë e ndikim të fuqishëm në jetën politike gjermane. Ai shkroi artikuj, sensibilizoi fuqishëm opinionin e qytytarët gjermanë, shtetin e politikën për ta ndihmuar me çdo mjet e mundësi Kosovën. Në vitin 1999 kur shqiptarët u dëbuan prej Kosove, Manfredi me ekipin e tij, sillnin ndihma për refugjatët nga Kosova që ishin vendosur në rajonin e Durrësit. Strategjia jonë ishte të mos ngrinim kampe as në Kukës por të ndihmonim në ato qendra jashtë Kukësit ku kishte shumë kosovarë të ikur dhe që donin të largoheshin prej Shqipërie. Ndaj u vendosëm në Durrës që t’i ndihmonim e të ndikonim që të dëbuarit të mos ikinin prej Shqipërie por të prisnin me u kthye në Kosovë në vatrat e tyre. Për t’ua plotësuar kushtet të debuarve që jeton në Durrës e rrethina Manfredi me grupin e tij, blinin perime te freskëta dhe ua ndanin të debuarve sepse ata nuk i preferonin dhe i refuzonin gjërat e konservuara. E gjitha kjo bëhej që ata të mos agravohën edhe më shumë dhe të mos tentojnë të ikin nga Durrësi për në vendet europiane. Ushqimet e perimet i blinin në zonën e Manzës dhe fitonin me kwtw rast edhe ata që i prodhonin se u shitej prodhimi por edhe ata që i konsumonin sepse konsumonin produkte të freskëta. Synimi im ishte të bindja shtetin gjerman që t’i ndihmonim të debuarit dhe mikpritësit e tyre në Shqipëri, që njerzit të strehoheshin nëpër shtëpitë e mikpritësve dhe të prisnin aty për tu kthye ne Kosovë. Ne ndihmonim që të mos iknin prej Shqipërie nëpër vendet e huaja të dëbuarit prej Kosove që jetonin përkohësisht në Shqipëri, por të prisnin e të duronin që të ktheheshin në Kosovë sepse Kosova duhet tw jetw me shqiptarë. Unë besoja fort, më thotë Manfredi, se do të mbaronte lufta, pasi u angazhuan fuqitë e botës në të dhe gjithë propaganda ime ishte të mos iknin shqiptarët prej Kosove e sidomos, të mos iknin prej Shqipërie për në shtetet e Europës. Me 14 qershor 1999, dy ditë pasi përfundoi lufta, me ndihmën e trupave gjermane që na shoqëruan nga Vermica e deri në Prizren, me 6 kamiona me ndihma kemi hyrë në Kosovë. Kamionat ishin me targa të Shqipërisë. Na priu një tank i vogël i ushtrisë gjermane të cilin e qëlluan serbët diku ku ndahet rruga e Dragashit nw Zhur. Pamë makina e ushtarë serbë që po iknin rrugës dhe u detyruan të ecnin para tankut gjerman. Natën e 14 qershorit 1999 qëndruam në Prizren sepse ishte i pasigurtë udhëtimi natën për në Pejë ku ne donim të zbarkonim me kamionët tanë me ndihma. Kamionat i futëm atë natë tek fabrika e plastikës në Prizren. Dy tri orë pamë largimin e makinave serbe që vazhdonin të iknin. Pamë festimin e hareshëm në Prizren, shumë popull doli natën në rrugë. Të nesërmën shkuam në Gjakovë dhe shkarkuam një kamion me ndihma ushqimore te komanda e UÇK në Gjakovë. Pastaj kemi shkuar në kishën e Deçanit, vijon të tregojë Manfredi. Aty takova priftin Sava i cili kishte strehuar në kishë edhe serbë edhe shqiptarë. Prifti Sava doli në derë të kishës dhe na përshëndeti. Paqja erdhi tani, i thotë Manfredi. Miku i Manfredit, Albert Prekaj, i cili ishte me të në mision, nuk deshi të shkonte te kisha sepse ai ishte i traumatizuar. Ai ishte shumë i njohur, qëndronte në kishën katolike në Durrës, kishë me të cilën Manfredi dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë nisë aktivitetin për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës që ishin në Durrës të dëbuar. Aktivitetin Manfredi me bashkëpunëtorë e kanë nisë me ndihmën e priftit Damjan Kurti dhe motrës Mirjam e cila kishte punuar në Pejë si mjeke. Në Durrës u krijua Shoqata “Motra Mirjem” që drejtohej nga Albert Prenka dhe mbështetej nga shoqata gjermane “Diakronia”. Manfredi ishte ura lidhëse mes shoqatës gjermane Diakronia dhe shoqatës vendase Motra Mirjan. Mbrërrijnë në Pejë me idenë se do të munden të ndihmojnë njerzit përmes shoqatës Nënë Tereza që të krijojnë kushte e njerzit të gjejnë diçka, ndonjë ndihmë kur të kthehen në Kosovë. Gjatë udhëtimit në Kosovë Manfredi tregon se kishte parë në Orllat që shkolla ishte e shkatërruar dhe dhashë fonde, thotë, që të vendoseshin xhamat e të fillonte mësimi. Pastaj më vonë ia bëmë shkollës çatinë dhe e rikonstruktuam. Manfredi e kujton këtë rast pasi drejtoi i shkollës Naim Bujupi e la detyrën e drejtorit të shkollës dhe shkoi në luftë. Kjo gjw i mbeti gjithmonë në mendje Manfredit. Me 15 qershor hyjnë në Pejë dhe priten nga KFOR Italian në hotelin qëndror të qytetit. Oficerët italianë i ndihmuan të gjenin magazine që të kishin ku të shkarkonin ndihma. Manfredi tregon se atë natë në Pejë kishte serbë. Shkon dikush dhe u tregon se në kafe ku po rrinim është një serb vrasës. U kishin thënë ushtarëve italianë por ata nuk kishin ndërhyrë ta kapnin dhe kjo i ka mbetur ende edhe sot në mendje Manfredit. Në Pejë u dhanë ushqime e ndihma rreth 500 njerzve. Në total ata kanë ndihmuar me ndihma 24 mijë njerëz të Kosovës në Shqipëri e Kosovë. Manfredi tregon se të nesërmen në darkë serbët gjuajtën hotelin ku ishin të vendosur edhe ai me grupin e tij. Njerzit hynin nën tavolina e strukeshin prej plumbave. Kishte ende luftime në Koshare. 5 kamionat që kishin me ndihma i futën në Sllakuqan, që është hyrja e Drenicës, pasi kishin informata se në disa fshatra në Drenicë nuk kanë çfarë të hanë njerzit. Paramilitarët serbë që ishin në rrugë u hutuan kur panë në ballë të kamionit të parë flamurin e organizatës gjermane “Diakronia” dhe targat e kamionave ishin të Shqipërisë. Ata u hutuan fare, thotë Manfredi. 10 – 15 burra ndihmuan të shkarkoheshin 5 kamionët. Prifti kaltolik e dinte ku janë njerzit dhe kush duhet ndihmuar me ndihma. Manfredi kujton se udhëtuan deri në Mitrovicë dhe e kishte parë vetë se ishte e boshatisur pjesa shqiptare. Paramilitarët serbë ngamos ishin mbledhur në Mitrovicë sikur ai qytet të ishte qëndër grumbullimi për paramilitarë serbw. Ushtarët francezë, kujton Manfredi, tregonin kujdes të shtuar për serbët. U gjuajt nga paramilitarët një shtëpi shqiptare, por nuk reaguan ushtarët francezë. Kamionët bosh u kthyen për në Shqipëri. Manfredi kujton nga udhëtimi i tij i parë pas lufte në Kosovë se përveç shtëpiave të djegura e të shkatërruara, përveç një ure të shembur e të shkatërruar që kishte parë ai gjatë udhëtimit të tij nga Vermica, Prizreni, Gjakova, Deçani, Peja, Mitrovica e kthim, asnjë tank apo makinë ushtarake luftë serbe nuk kishte parë askund as të djegur as të shkatërruar as të mbetur në udhë. Gjurmë lufte ishin veç djegiet e shtëpiave të shqiptarëve dhe objektet e bombarduara në Prishtinë. Vetëm një tank të shkatarruar nga UÇK e kishin parë në qendër të Suharekës, askund asgjë tjetër. Kjo gjë tregon se ka qenë masakër serbe mbi shqiptarë e jo luftë, thotë ai. Pas këtij udhëtimi të parë fill pas luftës, pas një jave Manfredi me ndihma hyn sërish në Kosovë. Refugjatët që ishin ende në Durrës e ngarkonin me detyra që të shihte a i kanë shtëpiat apo ua kanë shkatërrruar dhe ia jepnin adresat. Dhe ai e bënte këtë gja sa mundtë dhe u tregonte kur kthehej. Kështu ai pa trëndafilat në shtëpinë e Elvirës në Pejë, vajzës që do të bëhej gruaja e tij pas pak vitesh. Pas luftës, kujton Manfredi, në Kosovë nga ndihmat e tyre u krijuan punishte për prodhimi dyersh e dritaresh me punëtorët e parë nga të mbijetuarit prej burgut të Dubravës. Ky ishte një xhest i madh fisnik, shumë domethënës. Pastaj ndihmat e tyre u përqëndruan në ndërtimin e çative të shtëpive, dyer, dritare në shkolla, kopshte çerdhe, spitale si ai i mushkërive në Pejë etj. Më vonë blinin lopë dhe 120 krerë ua dhuruan familjeve në nevojë në rajonin e Drenicës. Manfredi që nga viti 2018 jeton në fshatin Shetaj të Durrësit në Kepin e Rodonit bashkë me gruan e tij pejane Elvirën, me të cilën u njohën në operacionet e shpërndarjes së ndihmave për shqiptarët e dëbuar prej Kosove që në vitin 1998 dhe jetojnë si familje bashkë që nga viti 2000. Çfarë është Kosova për ty dhe çfarë të lidh me të, e pyes Manfredin. Kosova për mua është libër i hapur, thotë ai dhe me të më lidh gruaja ime Elvira, dhe hedh krahun mbi supet e Elvirës që po na përkthente. Kur i them për fund, tek shihnim qindra fotografi dëshmi të rralla që ka ai, se çfarë të ka mbetë merak ndonjë gjë e veçante nga të veçantat, që mund ta rrëfejmë në këtë tregim të shkurtër, ai më thotë se e ka trishtuar shumë rëndë vrasja e pilotes kosovare Sabajete Tolaj që e vranë pas Tahir Zemës. Ne i dhamë xhama e dritare, ishte e varfër. Gjermanët e punësuan në policinë speciale, ishet pilote, gjë e rrallë për një shtet si Kosova, por e vranë këtë përsonalitet të madh grua… Shumë e rëndë… Dhe një gjë tjetër që ma ka shtuar nderimin për shqiptarët dhe më ka bërë të ndërgjegjshëm se duhet t’ua falim shumë gjëra, kur mendon se sa të kthjelltë e sa patriotë janë edhe pse në kushte varfërie. Vijnë një grup arabësh dhe ofrojnë ndihma në Kosovë, në Pejë. Nevojat ishin të mëdha, por arabët u thonë njerzve se që të merrnin ndihmat duhet të vinin shamia në kokë, ndryshe nuk ua jepnin ndihmat pa u mbuluar gratë. Populli i Pejës që kish dalë për të marrë ndihma dhe që kishte shumë nevojë për ato ndihma i dëboi arabët dhe nuk ua pranoi ndihmat. Alberti ishte aty dhe reagoi kunder tyre. Kjo është mrekulli e shqiptarëve, përfundoi Manfred Kuhle.

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page