top of page

MISION



Nga Fatmir Terziu Është kjo ku ju ëndërruat ëndrrën tuaj të madhe,

pa re

dhe dele turravrap poshtë Alpeve

drejt Adriatikut,

vinça dhe aspiranca

dhe banesa të reja

shtriqen gjerë e gjatë deri në Jon.


Mund të shikoni pjesën time nga hoteli juaj

ura mbështetëse,

shpirti i Shkumbinit

Ora kullëngritur e Kalasë

diellin e verdhë në dritaret tip gurabije

apo është drita juaj e kristaltë,

verbuese.


Këtu unë po qëndroj

prapa xixëllimeve, pranë kullës orë

prapë në kalldrëme,

në takatuke të ndjeshme

nga violina apo këngëtarë,

rakipirës në buzë të Remës

shtrydh një limon,

qesëndis një hurmë

shtegëtarët erdhën me vrap,

stinakë të mirëseardhur

vrapin ndalin aty mbi mardanoz, që bëhet dy herë në sene.


Heshtja e tyre zgjon heshtjen në një botë tjetër

mbushur me erën e karakafteve

e dashura të vjen pranë pa ndrojë

hedhur një cullufe mbi ball

gjinj që kërcasin nën dhëmbë:

Sa jetë një person mund të jetojë?


(Saturday, 2 February 2008)


16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page