top of page

Minush Hoxha: ,,Zgjedhja e Sofisë”


,,Zgjedhja e Sofisë” një film amerikan me Divën të papërseritshmën Meril Strip dhe një opinion shtes


Të shohesh një film me Divën e filmit Merill Strip, është ndjeshëm më shumë se një ngjarje. Është eveniment që të preokupon gjatë e seriozisht. Mimika e sajë, nuk është lëvizje e pjesëve dhe e muskujve të fytyres. Trupi i saj nuk është një fizikum i  thjeshtë si të çdo njeri tjetër. Të gjitha këto tek Merill Strip, i bashkohen dhe mjeshtrisht përcjellin deri tek shikuesi thelbin e mesazhit filmik. Pa ato, do ishte i gjymtë, jo i plotë. Ajo është estetika që i jep filmit lartësinë artistike. Pa te, të më lejohet ta them-do ishte një sajesë e thjeshtë fare jongacmuese. Pa ato buzqeshjet e shkurtera të saj, pa atë butësinë që e jep përmes të folurit të qetë e ritmik, ate gjestikulimin e matur, atë rrezatimin moral të brëndeshem, atë humanitetin e saj, filmi do ishte i thjeshtë, besoj banal. Personazhet e tjera, ndajnë lavdinë që i takon asaj!

Tani do vazhdoj me gjëndjen në të cilën u gjeta pas pamjes së filmit…

Ç’po ndodhë kështu! Kaq mençuri brënda një filmi! Përse vetëvriten me cianurë Sofi dhe i dashuri i saj Nëjthen-nëse ishte i dashuri i saj. Po Ai shkrimtari i ri premtues që zu një episod të rëndësishem për të nxitur dhe çuar përpara deri në epilog  rrëfimin mbi tragjizmat e Sofisë.. Ç’dashuri e çuditshme që ishte.  Në fakt:kend dashuronte ajo? Dashuronte ajo Stingon me të cilin pati dhe një idilë dashurie sa për t’ia davarisur mundimet dashurore e për t’i hikur nga shtrati në mëngjes, apo Nëjthenin, ate eruditin skizofrenik. Sofi-ajo Polakja e arsimuar, e fyer në mënyrën më banale mu nga Nëjthen. Ajo-si ia tha ai-Nejthën-prostitutë e Dahaut, e Aushvicit- bija e antisemitit fanatik sikur e zbulon shkrimtari i ri Stingo.

Përse, cila logjikë diktoj vetëvrasjen “në dyshe” dhe përse iu bashkua këtij akti Sofi inteligjente, paranojakut skizofrenik Nëjthenit. Ishte ky “shoqërim ” në vetvrasje shpagim me jetë të hakut ndaj tij si shpëtimtarë, apo pamundësi për të jetuar pa një paranojak që kishte ngecur në fillin e zhvillimit të vetë të gjeniut. Çfarë katandisjesh të njerëzve. Aqë sa të pyesesh, këto, janë apo s’janë ato që ia vlenë të jetosh. Mund të gjënden çaste lumturie me peshë sa të justifikojnë atë heroizmin e njeriut të shprehur me ate frazen: për të jetuar.

Dhe në vazhdim do pyes: cilën jetë në të vërtetë po e jetoj unë? Këte? Po cila është? Shkrimet e mia përfshijnë një botë fare ireale. Jo të imagjinuar por ireale, jetë që pa lejen tënde të futet në mendje ashtu guximshëm, suverene do thosha violente. Një jetë e paekzistueshme, pas të cilave do pyetem: jetova unë apo ishte vetëm një vision episodik, një fiksion, një pamje kohësisht fare e shkurtë, e mundimshme në këte universum të komplikuar, në të vërtetë të pazbulueshem, sekret, të mynxyrshëm! Një jetë si një lëmshë i ngatërruar me fëmijërinë, adoleshencën, rininë dhe tani kohën e pjekurisë ashtu të quajtur /në vend të pleqërisë  ndotëse/

Ç’po bëjnë këta personazhet  e botes sime. Jam me ta i skofishem, kam dhimbsuri apo, jam një sadist që kënaqet tek i futë në këllëfet e veta të ngushta, dërmonjëse, tek ua vështirëson frymëmarjen, lëvizjen duke dashur t’i vendosë  në piedestalin moral më të lartë për te rrezatuar mbi boten me shëmbëllin e vetë sa për të jetuar më të lumtur. Ç’dreq është sot kjo lumturia. Është një çast a një disponim i qëndrueshem, i hareshëm? Ka dikush që i ri pranë me një mendim më të pranuar për këte! Çfarë thonë e duan të thonë, e çfarë heshtin e nënkuptojnë këta, lidhje me këte?

Do vazhdoj me Analizën për “Blirët e Pejës” dhe këte që e thash në orën  02.30 të pasmesnates, do gjurmoj ta gjej e ta them tek romani. Sado që tingllon ai roman atëdhetarisht, në sfond ka të shtruar dhe atë problemin e brengës, shqetësimit individual tek përpelitet që të gjejë një rruginëkalim nëpër ato ndalesat e panumrueshme. Kjo e bënë më të plotë dhe më universal në mesazhin që del nga ai.

Pra, jo vetëm nga respekti ndaj autorit por vlerësimi i romanit, do orvatem të vazhdoj me një këte analizë që shkon krah romanit duke tentuar t’i bëjë një vështrim më të thellë  me shpresen se do dal sajesë që mund të jetoj e pavarur, vetëm. Një pamje imja e gjetur tek romani-është  e s’është aty. Eseistët, a nuk janë ata spekulantet inteligjent që nxjerrin nga goja e personazheve ate që nuk e kanë thenë. Bile as që e kanë menduar.

Kur e biseduam në një takim nëse romani kishte në thelb atëdhetari dhe, a ia doli një elbasanas që jeton në Londër ta thot këte përmes 170 faqesh të romanit? Dhe ti, edhe po dashte ti ikesh përgjigjes që vetvetiu jipej nga leximi, nuk mundeshe pa e thenë: Po! Fund e krye dhe këte ai nuk e thot nëpërmjet klithmave banale folklorike, britmave euforike nëpër tubime tuafesh e glorifikime përtej logjikes normale që u çmenden nga skllavrimi i mendjes tek kaloj kallvareve të historisë, por nëpërmjet një leksiku të matur tek e shoqëron  mençurisht atëdhedashurinë deri tek miti që ndonjëherë tejkalon vetën për të mbërrijtur tek paradoksi se, Peja sikur është krijuar nga vetë shqiptarët ose se Zoti e krijoj nergut për ta pa i dhënë rendësi komenteve linguistike nëse janë me prejardhje ilire, thrrakase a ndonjë tjetër. Dhe kjo tezë e dhënë përmes metaforave të fuqishme e kontrasteve të karaktereve të personazheve të romanit, ligjëron bindshëm ndaj rrethines se ky vend, kjo tokë dhe këta njerëz janë një konstruksion sikur është trupi i njeriut: kocka e mish të lidhura në një trup pa mundësi jete njëra pa tjetrën. 

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page