top of page

Minush Hoxha: Vena



Tashmë, ka rënë muzgu

Shihen vetem rreze dielli pas bjeshke epike

Dhe ora shkoj vonë

Unë vetem në kanape plakë nën rogozë bojkafe

Vetem, pa askend pranë e vete tkurrur

E përballë në dollap në sy imi

Aty, në ngushticë shishesh shumëpijesh xheloze

Venë e moçme rrushi

Peshqesh nga djalosh Lirimi i vneshtave të Rahovecit

Më shikon ngultas mu sikur ime grue n’rini

Më gudulisë, pastaj më ngacmon e pastaj më thot:

Nuk gjasoj në gra të moshes-jo!

Kështu e moçme sikur jam, hë-pranoje

Më e bukura jam

Jam dorë skofie që të miklom but

Që të shoqëroj e të hapë shtigje gjezdisjeje bote,

Dhe bënë takime

Dhe bënë puthje dashuriçkash-di ti me kend

Dhe bënë duele triumfi

Dhe dëgjon kënget e gjithë gjuhëve të botes

Dhe mrrekullohesh me shenjtëri Perendie

Xhan, do flas tutje:

Do harrosh nëndhenë e amshimit

Do harrosh të qëlluarat e grushtave të antizotve

Dhe do këndoshë për dashuri me zërin tëndë lirik

Dhe tek kujton Myvken tënde në dukjen magjike

Do t’ikin lot mallngjimi brazdave të fytyres plakë

Sikur ma thot me zë të ultë e shenjta vena

Dhe shton besnikja e dalldisë:

Do ndalosh të mësosh ç’është jeta

E do jetosh ate në dallgë të buta gëzimi.

Hë, xhan ç’thua pra

çthua për këte që ta them unë, Vena Kastell

Të të vijë, të të dehë, të të nxjerrë nga zi shpirti

Sa të këndosh përmallshëm ,,dynja, jallanxhi dynja”

E të hedhësh paskrihesh të keqen.

Më bindi Vena e Lirim rahovecjanit

Më morri mendjen bukuri që me vëri në sy

Dhe, piva e piva

Dhe u deha deri tek kënga ,,sa e bukur jeta”

22.1.25 mmh

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page