Hapa syt pas shetitjeve nëpër ëndërra
Pas shëtitjeve nëpër gallaktika, nëpër universum
Tek kërkoja e s’dija se çkërkoja
Tek shihja e s’dija se ç’shihja
Më pas i vrerët këtheja në këndin e ngushtër të motnisur
e pyetja veten:
E ç’të detyroj këte endje neveritëse!
Ç’e mendove veten tek bëje këte marrëzi!
Këto rropatje të çmendshmee që hidhnin anash jetën!
Imagjinatë e dështuar, hir budallaq!
Në çast, syri trim vajti kahjeje tjetër
Andej nga dritarja e rrezes
Ç’më mbërtheu gëzimi tek pashë dritën
Ç’më qeshi fytyra tek binte shi vere
Ç’më mbushulloj shprese
Ajo rrezja dielli teke
Tek kapërcente nga një pëllëmbë qielli të vrerët
E gëzueshëm e skofishem, e me miklim ndritte
Të tëren, hapsiren, shpirtin, jetën,
Dhe ja, në këte çast pushimi, i qetë fare
Tek hedha marrëzitë në një cep të largët
Marrëzitë e një veteje të rebeluar, pa fre mendjeje
Kundroj në disponime spektaklin jetësor
Dhe në disponime pres, e pres ate ,,fine” të shfaqjes.
Comentarios