Minush Hoxha: Shikoj herash gjithnjë ty në boten time
- Jun 15, 2025
- 2 min read

Shikoj herash gjithnjë ty në boten time
Të shikoj Ty në portretin i imagjinatës sime
Gjatë, pa fund
S’ia dal mallit për ty, për fytyrën tënde
Fytyrë tënde ndritësie si një yll qielli
Dhe e gjejë tek ty time shenjtëri Mari
Gjejë tek shpirtë yti magji jete.
Ate dëshirën zjarr për përjetësi
Ate gëzim zemre e lumturi
Dhe i bëjë lutje me përulje të Madhit
O Zot, Zot që je
Më ço tek hyrje e jetes tjetër
Me fytyr times hyjrie në syrin tim.
10.06.25

Ai qeni plak i dhimbëshëm
Unë,
Nuk kam ardhmëri!
Sosa ate në përplasje e ngritje të shkuara
Qe kur dola nga barkë nëne
Deri sot tek dalë për plaçka plaka
Ee sa të mbarë e bastard futa në kujtesën time
Dhe, lashë të tëren në dorëshkrim të shtrembët
Dhe sot, tek tallej me mua rreze e nxehtë dieli
Dhe ma thonte se do më çoj në fllad nëndheu
Tek kaloja rrugës kalore të shkujdesit
Nën një hije shkure e mur blloqesh fukaraj
Një qen plak pa asnjë makijazh, symbyllur
Vetëm, ah vetëm fare
Jasht çdo brengeje, jasht çdo shqetësimi të tjetrit
I shtrirë mbi një zall të imtë
Me frymëmarrje troke, dridhet nga trupi
Nuk më vë vesh anise e vështroj,
s’i ha palla për asgjë
Sikur di se ndjesi për gallesat është zhvlerësuar n’pazar.
Qen filosof trupmadh
Ndofta i ndonjë pronari t’frustruar
E shikoj, e shikoj dhe e sodis
Se ç’më solli në mendje
Stoicizmin tek i afrohej grahmës së fundit
Pa përkulje për ndihmë, pa rebeli për shkujdesje
Pa kërkesë për merita në ruajtje atdheu
Se ç’i morra lakmi
Se ç’më mbajti leksion filosofie!
Dhe, tek s’ më dha asnjë shenjë në ngacmim ,,buci, buci”
Vajta në Pazar pondlash duke përsërit në vete:
,,Të dini ju që dini
Ja mu sikur ky qen stoik du fundin e jetës sime”!
14.06.25









Comments