top of page

Minush Hoxha: S’të të lë në faj

  • 3 hours ago
  • 1 min read

E di

E di, sigurt e di!

se kishe në vete mendjen e lashtësisë

se ishe komshi me gjithëmundsin

dhe ai, hesapxhiu i dashjes së vetë

Ai pra, ai më kalemin e mprehtë

Po,po! Ai që të jaratisi

sa për të bëjë jetën e vetë

e di se n’ç’ngatrrim u gjeta tani

tani!

kur mundem fare pak

e më vë kaqë barrë mbi koken

Dhe sapo dua të di nga të vendosë fajin

Me del në sy hutia

Dhe gurësohem si një mumi!

 

Po, Nënke më solle të këtillë

Më solle me urrejtje në zemër

Si ia dashti Krijuesi

E dashuri përgjumëse

Ate për secilin e për tërat në këte topth

Po nuk ia dola të mësoj:

Kjo,

Pra kjo dashuria

Ishte dhurratë për mua

Apo shujtë e ëmbël për te.

Dhe do sosë rrugën si një memec

E s’do ia thot kur fjalen

 

Nënka!

Eh! E dëgjueshmja Nënke

Bijë mirënjohëse e të Madhit

E shpërblyer me xhehnetin hyjnor

Tek më bënë vend të jetojmë bashkë atje

Si Nënke ëndërre që je!

30,31.5.26 mmh

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page