Minush Hoxha: Lajthitje çasti
- Jan 22
- 1 min read

Të kujtohet exellence kur me gjentilencë trokëllite
Dhe më hyre me të lehtë në zyrë
Me buzëqeshje dekori në fytyrë
E me përlutje të të hapë portë synimi
Një shteg që shpie n’majepyrg endërre
Aty ,me fytyrëzhlyerit që në natë zhgënjenin shpresen
E diten festohen shesheve shenjtëri
Po,
Kujtesë yte ka një ngrehinë tjetër
E brishtë, e ngushtër, emfizmike
Data mirësie s’kanë leje hyrjeje në te
Se rrëzojnë të mjerën tënde kujtesë djallëzirash
Se drojnë zhbërjen si një ngrehinë rëre.
Ti ustai i kryer n’leksione kryedjalli.
Dhe tashti se çmkujtohet tek shkuli gërshetë floku
E çirrem e rrënkoj me britma çmendie
Se si fëmijërisht i rrash rretheqarkë mendjes
Tek gjurmoja rrugina, shtigje të dashjes sate
Dhe në fshehtësi sa të të bësh namin
Të shtyva të ecën mu n’ate të endërres
Dhe ia dole!
Ia dole ulëses mu në maj lavdie
Mu aty nga jep dukje sofisti
E ua zë frymën atyre që ndalin dorën e krimit
Tani ji i lumtur dhe bë gjum foshnjeje
Dhe zefke tek të shohin të cektinat engjëll
Dhe, unë që të nisa shtegut të endërres sate
Tek të shoh veten tënde kështu në pekt fitoreje
Të të vë në sy të botes e të Zotit
E u thërras atyre e ty ta kumtoj
Se ç’të pret n’disponime Golgota.
21.01.26









Comments