top of page

Minush Hoxha: Kriza financiare shpërfaqi impotencën e së majtës


Z.Agon Hamza, në Vështrimin e tij „Solidariteti si e vetmja rrugë” parashtroj një brum të çmuar, për gjëndjen e them të paskkrizes financiare globale e cila stimulojë persiatje më të thella për gjetjen e daljes nga kriza dhe mbrojtjen e të varfërëve.

Paraqiti besimin e majtistëve se ardhi momenti kur do paraqitet një Lenin i ri, ky i shek.XXI, por menjëherë e limitojë „rizbulimin  e tij” me ate se „kriza finansiare nuk është /domosdo/ hapje e revolucioneve të reja revolucionare/!/ që dmth. mund të ndodhë por nuk është e thënë/, se revolucioni socialist në parim në shek. XXI është i tejkaluar ngaqë „ ai nënkupton ekzistencën e shtetit dhe të pronës si të tillë dhe, në vazhdim bënë pyetjen „si të lëvizet te një organizim shoqëror të prodhimit ku prona nuk është as private /kapitalizmi/ e as shtetërore /socializmi/  por një organizim në të cilin pasuria botërore u takon të gjithëve  e që Marksi e quan të përbashkët /komunizmi/ për të vazhduar në piken c/ në të cilën veçon se më nuk ka revolucion të udhëhequr nga Partia si avangardë e klasës punëtore. Me fjalë të tjera, më kot u mendua se kriza financiare ishte moment i humbur për të bërë rervolucion, që dm.th. se ai moment nuk ekzistonte fare.

Kriza financiare-sikur e thot-z.Hamza- shpërfaqi impotencën e së majtes /në përgjithësi – pa shpieguar se përse ishte e tillë e që për mendjen time ishte me relevancë të dorës së parë/  dhe gjithë që bëri, ishte një konferencë e saj në Londer me temën -Mbi idenë komuniste” / e cila i mblodhë filosofet më të mëdhënjë të së majtes/ dhe ndodhi tek tuk ndonjë protestë a demonstratë. Kaq! Dhe kjo ishte një provë e impotencës së saj!

Duke  u ndërlidhur me konstatimin të cilin z. Hamza e nxjerrë nga studimet e bëra por edhe si kundrim të vetin, situata e varfanjakëve rrugëdaljen për të cilët e hulumton te filosofet e kohës,ai me një parafrazim të forrnulës së vjetër se në kohë krizash, „pasurohen të pasurit” ate kategorinë tjetër /„të varfërit”/ e lë pa shpresë /sado që në atë periudhë kishte dhe të pasur-miliarder që për shkak të humbjes së kapitalit të deprimuar bënin  vetëvrasje /në Amerikë e Gjermani a gjetke/.

Dhe-në vazhdim të Vështrimit-z. Hamza, një fenomen që mbërtheu meridianet dhe që gëlltiti triliona dollarë dhe që kërcnojë me pasoja katastrofike, duke u shërbyer edhe më tutje me pretendimet e mediave, instituteve studimore etj. ato pra „aparatët ideologjike e thanë se kriza ishte rezultat i menaxhimit të keq të individve të cilët spekuluan papërgjegjëshem dhe në mënyrë shumë të pamoralshme në tregun e aksioneve”. Logjikisht një mendim i tillë vështirë se qëndron sepse, “nëse një krizë financiare mund të vie si pasojë e “menaxherëve që spekuluan pandërgjegjëshem në tregun  e akcioneve” atëherë përmasa e saj nuk mund të jetë as globale e as katastrofike.

Autori ka një invencion meditativ të dallueshëm dhe guxim kundrimor dhe, me ate që u tha më lartë, lidhë rastin e Qeverisë Thaçi.

Më duket se në të përshkruar autori nuk i shkojë deri në fund konkretizimit  dhe që kjo lidhje të bëhet me e kuptueshem pati nevojë për më shumë argumente. Nuk e tha më konkret nëse procesi i privatizimit u zhvillua sipas ritmit të duhur kohor, nëse korniza ligjore ishte përkatëse sa për të stimuluar prodhimtarinë shoqërore  rritjen e zhvillimit ekonomik dhe shkallën e punësimit dhe nëse për një proces të tillë transicional, ishin  gjetur procedura e metode për mbrojtje nga devijimet e hajnitë. Të analizuara në një shkallë respektive, ma thot mendja-dhe ky konstatim është përsëritur rreshtazi në mediat e Kosoves- se kriza botërore nuk pati ndikime shaktrruese në ekonominë kosovare, jo nga shkaku se ekspertet kishin parandjejtë ate dhe Qeveria Thaçi a ndonjë tjetër, kishin bërë përgatitjet për amortizimin e saj  duke bërë akumulimin në kohë të  mjeteve financiare  për të shpëtuar sistemin bankar nga bankroti /kolapsi/  /sikur ishte rasti me Kinën/, më në fund i tërë fondi bankar i Kosoves ishte cca 1 miliard e 330 mil. Euro, jo edhe se nuk kishte spekulant të papërgjegjëshem dhe të pamoralshëm- se të tillë ka mjaft/ por se ishte një ekonomi e brishtë, autarkike me eksport të papërfillshëm /7% ndaj 93% në favor të  importit/ dhe jasht ndikimeve të tregut global dhe tregut të financave. Ishte vetëm Trusti i Pensioneve ai që kishte plasuar në tregun e jashtëm financiar mjetet financiare të kursyera nga qytetarët,  e që për shkak të rënies së çmimit të akcioneve, pësojë në fillim humbje financiare të konsiderueshme, mirëpo, shpejt mori vetën dhe ktheu mjetet financiare kurse bankat ia dolën që pa humbje, pa rënë nga vlera akcionet bankare sepse ishin plasuar vetëm në tregun e brëndëshem dhe pa ndërrimin e normes së interesit të vazhdojnë së funksionuari pa pasoja.

Bënë që në Kosovë korrupsioni e vjedhjet të kenë zvogëluar potencialin investiv dhe kanë ndikuar në mosrritjen e planifikuar ekonomike, por jo si pasojë e krizes globale. Të tilla ato janë atipike për krizën globale finansiare.

Në vazhdim, z. Hamza nuk jep sa duhet të kjartë nëse shkaku i krizes është neoliberalizmi /strukturat, totaliteti i sistemit/ apo imoraliteti dhe papërgjegjëshmëria e disa spekulantëve financiar të cilët „rrënuan ngrehinën e lumtur neoliberale” sado që më poshtë imoralitetin e vë në raport të kushtëzuar nga struktura e sistemit që është e logjikshme dhe që përkon me një parim dialektik.

Më tutje regjistron të domosdoshmën se kriza duhet tejkaluar dhe se, bankat e korporatat nuk humbën-ato injektohen financiarisht nga shteti. Janë të varfërit –njerëzit e rëndomtë ata që humbën të mirat e veta /vendet e punës, pasuritë individuale,bursat etj./

Të pasurit u pasuruan dhe më shumë kurse kriza financiare thellojë kontrastin shoqëror. E pas kësaj,  pra vdekjes së dytë të Neoliberalizmit, ”Žižek parashikon hyrjen e botës në një periudhë shumë të errtë, që do sjellë regjime autoritare, forma të reja të aparteidit, racizmit, urisë, çorientimit politik etj.”

Mirë, Vështrimi i z. Hamza nuk ka patur pretenzione të trajtoj gjërësisht dhe në shkallën e caktuar shkencore në veçanti ekonomike, çështjën e cila shtjellohet këtu mirëpo, duke i lënë pa shpresë të varfërit përballë të pasurëve që pasurohen më shumë e më shumë, vie fatalist parashikimi i periudhes së errtë e cila, sipas logjikes që përshkon Vështrimin, sërish qëllon-ke tjetër pos të varfërit.

Duke cituar Naomi Klein-autoren e librit  „Shok Doktrina”, autori në të vërtetë i hyn analizes shkencore të ligjeve të ekonomisë, duke prekur shkarazi aqë sa politiken dhe moralin. E mendoj se perceptimi i këtillë është i  bazuar sepse „paturpësia neoliberale /paturpësia patjetër që nuk është kategori ekonomike/ shkatrrojë komplet një shtet- Greqinë e cila u gjet nën një moralizim të ultë /Grekët janë dembel, oriental, shpënzojnë më shumë se që kanë/ dhe mbylli departamentin e filosofisë në Londër- qëndren më të madhe të hulumtimit të filosofisë kontinentale.

Moralizimet e përmendura bëhen krejtësisht cinike kur vijnë nga vendet më të varfëra ekonomikisht /autori jep shëmbuj nga portalet e lajmeve të Kosovës e Shqipërisë/, në veçanti Kosova e cila as që e ka realizuar po tekefundit as që ka një projekt kombëtar kurse ekonomikisht është më e dobëta se rrethina të cilën e mallkon.

Një konfirmim i këtillë i z. Hamza, është pakontestueshëm i sakt dhe duke qenë i tillë, nënkupton se procesi i ndërtimit institucional, pra ndërtimi i sistemeve që bëjnë shtetin /ekonomik, juridik etj./, është në zhvillim e sipër dhe pikërisht në plasararitjet që janë imanente për këte fazë, gjejnë mbështetjen abuzimet të cilat bëhen groteske më shumat e abuzuara e të pazakonta për shtetet e zhvilluara evropiane. Kështu, duke dashur të fshehin ate që popujt tjerë e kanë realizuar politikisht , Kosova iu ka çasur  formave më antipolitike : shovinizmit ndaj të tjerëve dhe promovimin e patriotizmit folklorik si kompensim për mangësitë.

Më tutje, z. Hamza, duke cituar Althusser-in e parashtron faktin se klases punëtore disfatat i erdhën si pasojë jo e disbalances së forcave /cilave dhe në çfarë përmasash/  por si rezultat i devijimeve teorike. E logjikshme se me këte ka aluduar në sistemin komunist-socialist, socializmin vetëqeverisës të ish Jugosllavisë si socializem sui generis pa bërë asnjë përkufizim se shumë atribute të atyre sistemeve që për shkak të nivelit të zhvillimit ekonomik, kishin mbetur postulate të vdekura,  janë akceptuar nga sistemet europërendimore të drejtuar nga e majta,  duke i shndërruar ato në sisteme të fuqishme ekonomike e sociale /Gjrermania ka sistemin më të fuqishëm social në botë/ dhe pa përmendur Kinën e cila është kryekreje komuniste /me një ekonomi të centralizuar por e cila për dy tre vitet e fundit shënojë rritjen më të madhe ekonomike në botë dhe e cila nuk pësoj nga kriza globale financiare / falë akumulimit në nivel shtetëror të më shumë se një trilion dollaresh/.

E paramendoj se me fjalinë „si rezultat i devijimeve teorike” ka aluduar në ish BRSS dhe ish Federatën Jugosllave dhe shpërbërjen e tyre, mirëpo, shkaqet që sollën ate shpërbërje

janë shumë më tepër pasojë e disbalances së forcave se i devijimeve teorike.

Pakti i Varshaves, në trokun e konkurrences që e përcaktojë Pakti NATO, nuk ia doli jo edhe aq nga devijimet teorike sa nga aftësia dukshëm më e ultë e akumulimit /kto ndërsjellshëm kushtëzohen/ dhe kuptohet mbetja mbrapa në kapacitetin investiv në veçanti atij strategjik /lufta e Yjeve e Reganit/.

Duke ecur në persiatjet e veta ksaj vije, z. Agon i gjenë edhe aktualitetit kosovor vendin në te duke e deklaruar se disfatat politike në Kosovë nuk janë rezultat i disbalances së forcave /me Sërbinë, strukturat kolonialiste ndërkombëtare/ por i mosndërtimit të pozicioneve politike si inovacion, si e quan ai. E deklaron gjetjen në udhëkryqin më të madh të vendit pas luftes, pa klasën punëtore dhe fshatarësinë të organizuar, kur e përbashkëta do të privatizohet- si e thot ai- nga mercenaret e tregut, me rrezik shumë të mundëshem të ndarjes së vendit, pa një elaborim politik të qartë teorik mbi gjëndjen e vendit. Organizimi  politik- e thot ai- është domosdoshmëri dhe si shëmbell e merr klasën puntore të Greqisë dhe studentët e Midlesexit. Në vazhdim ai kërkon organizimin politik dhe krijimin e kolektiviteteve emancipuese politike për të na shëptuar nga fati i një banane republike.

Në fund ai i thrret botes për më shumë solidaritet dhe rastin e Kosoves si një  rast individual t´a kalojë në ate universal/ global/, por, duke e deklaruar në fillim të shkrimit impotencen e së Majtes /sado që mund të kuptohet se ajo është menjanuar fare nga skena/,  thirrja për më shumë solidaritet për të varfurit nuk ka asnjë rrugë e subjekt tjetër përveç religjionit  dhe Zotit / pra bërja sehir Zotit/ për  të  shpëtuar nga hyrja në periudhën shumë të errtë që do na sjellë regjime autoritare, aparteid e rracizem, uri , ç´orientim politik etj. Do t´ishte punë gjëkoti ti´ drejtohemi për solidaritet „menaxherëve /trabantëve/ të pamoralshëm e të papërgjegjëshem që spekuluan në tregun e aksioneve e që bënë krizen financiare globale”

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page