Mbështetur mbi dorë tek tavolinë kafeneje
Përfytyroj funebrin tim të ikjes
Në ritmin e marshit funebër të Ludvigut
Ai marshi traditsie përcjellsish në ecje
në heshtje a pëshpëritje
ate që as s’nxjerrë dhimbe e as s’nxjerrë lot
Veçsa jep shëmbëll traditë qytetarie
E në vete më mendon:
,,paj ky... ishte...
Paj Ishte... e ç’është e drejta
dhe nuk ishte!
Nuk ishte se...e di... pshtyu dokin tonë ”
E tek s’ia del gjykimit
Këlithë me zemrim në vete
,,Hëë, ç’rropatem unë budallai!
Tek është i Madhi e unë gjykoj për te!”
Dhe oratori emfizmik
më ngritën në qiell
e n’intime m’përplasën përtoke
Dhe, m’hedhin
dhe më mbulojnë
Dhe m’a thonë alelujen mortore
Më pas tek pëshpërisin
Ikin të kënaqur për ritin e traditës.
Ecen koha
E dhe varri nisë tharjen
E unë zë vend tek një cep kujtese të tyre
Ata mua barrë në kujtesë të zverdhur
E unë në varr i qetë fare!
Falimentim mendjeje
Përplasa veten me’i grimë vullnet
Në promovim të një libri të trashë
Se ç’të bëjë tjetër një i moshës si unë
E aty, përplot miqësh
E të njohurish të krijuesit që do pa matë Atdheun
Të një krijuesi sa e sa titujsh e mbititujsh
Staf arti dhe akademik dinjitoz, me mjekrra
Të një krijuesi me hambar armiqesh
në te strukur kufoma në qindra faqe
kufoma mendjeje që tallnin bythën me Krishtin
Me një vokabular të gjerë fyerjësh
Dhe morri fjalën analisti, ndofta eseisti,
fjalëhyrësi-posepo
Dhe jep vlerësim sublim sa për duartroktije të gjatë
Të gjatë fare
E mua,
e mua që në zemër më ngulçon neveria
Se ç’më shpullosen ato shpulla fame
E ç’ më bën faqet të kuqe gjak
7.09.24
Kommentare