top of page

MINI TREGIM NE DY AKTE


HAJDE…

MINI TREGIM NE DY AKTE NGA MYSLIM MASKA

AKTI I PARË

Hajde, je i zgjedhuri i rradhës. Të duam shumë.

_ Faleminderit, por kush jeni , se nuk ju shoh?

_ Ne, nuk bënë të dukemi! Nuk duhet!...

_ Unë gati jam, po ku do më çoni?

_ Atje ku shkojnë të gjithë…

_ Një minutë, sa të gris testamentin që ju lash gruas dhe fëmijve dhe më lanë në vetmi…

AKTI I DYTË

Erdhëm.

_Mirëseerdhët.

Ishin dy murgesha bukuroshe me mantele vezulluese ngjyrë kafe që mu përkulen mbi krye.

-Urdhëroni!

-Erdhëm që të marrim.

-Pse, ç’kam bërë?

-Ke bërë atë që s’e kanë bërë të tjerët.

-Për mirë apo për keq?

-Për mirë.

Atëherë, përse?

-LIGJI YNË, është i njëjtë, si për të MENÇURIT dhe për BUDALLENJTË.

-Po mirë, unë kush jam?

-MYSLIMI.

-Mbiemri?

-Nuk e dimë…

-Keni ngatërruar adresën…

Dhjetor, 2020.

3 Comments


mich.maska
Dec 21, 2020

Cdo krijim, i cdo gjinie qofte, duhet te mbroje vetveten, ndryshe autori duhet t'i vej gishtin kokes... Ju falnderoj perzemersisht per mirekuptimin e mini tregimit dhe interpretimin e tij.

Me shume respekt juaji Myslimi.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Dec 20, 2020

Një dialog dramatik, interesant dhe emocionues me vdekjen, të cilës shkrimtari ia ka "hedhur" bukur ta largojë: një herë me grisjen e testamentit dhe tjetrën me fshehjen e adresës. Bashkë me këtë konceptim tejet të freskët ceket me natyrshmëri e finesë edhe plaga tepër rrëqethëse e braktisjes dhe shndërrimi i dashurisë për prindërit thjeshtë në një karrem përfitimi. Të përgëzoj e përqafoj me mall, Kozmai.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Dec 20, 2020

Xing.

Minitregimi me dy akte, duket hermetik, por në fund të Aktit të parë, në qoftë se nuk gaboj, si një gjetje origjinale, del ideja e dhimbshme e braktisjes . Urime! / Xing.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page