top of page

MILAN SHUFLAI - ATI I HISTORISË DHE KULTURËS SHQIPTARE


MILAN SHUFLAI - ATI I HISTORISË DHE KULTURËS SHQIPTARE

Shkruan: Begzad Baliu

1. Milan Shuflai ishte studiues me dhunti të jashtëzakonshme shkencore dhe gjeni e letrave me njohje ndërkombëtare. Ai ishte përgatitur në shkollën austro-gjermane dhe është e kuptueshme që gjenia e tij të mos kurorëzohej me referencën e rastit, por me sintezën e madhe të saj.

2. Milan Shuflaiu merrej me njërën nga temat më të mëdha të historisë së Ballkanit, që njëkohësisht ishte edhe tema më e errët për shqiptarët dhe hapësira ku manipulohej më së shumti nga historiografia serbe. Duke u marrë me kërkimin e dokumenteve të kësaj periudhe ai njëkohësisht po e përmbyste mendësinë serbe për të përvetësuar bëmat e kësaj epoke si prodhim i përvojës së popullit serb dhe heronjve të tij. Për më tej, Shuflai po ia rikthente popullit shqiptar pasurinë materiale dhe shpirtërore të mesjetës shqiptare: hapësirën e banimit, qytetet, fshatrat, institucionet religjioze, organizimin e fiseve, betejat, heronjtë, eposin etj.



MILAN SHUFLAI - ATI I HISTORISË DHE KULTURËS SHQIPTARE

3. Duke u marrë me përudhën më komplekse të mesjetës Milan Shuflaiu arrinte të strukturonte gjithë historinë kombëtare të shqiptarëve: antikitetin, mesjetën e hershme, mesjetën e vonë, periudhën osmane dhe natyrisht Rilindjen kombëtare, prandaj është e kuptueshme që institucionet shtetërore dhe akademike do t’ia besojnë shkrimin e historisë kombëtare, të cilën do të arrij ta shkruaj vetëm pjesërisht.

4. E këtë nuk mund ta lejonin serbët, sidomos shteti, kisha dhe institucionet akademike. Ata nuk mund të duronin që shkolla austriake e Vjenës dhe Gracit të zhvendosej në Zagreb, brenda shtetit të sllavëve të jugut, ku albanologjia e nxitur nga një grup klerikësh shqiptarë (Gjergj Fishat, Shtjefën Gjeçovi etj), dhe e përkrahur nga disa studiues kroat e slloven të shkollës austro-gjermane po ligjërohej dhe po bëhej shkencë e dijes së përmasave ballkanike e evropiane. Kjo është arsyeja që serbët të eliminojnë Shuflain dhe të kryejnë një mision të dyfishtë: të eliminojnë studiuesin i cili iu printe kërkimeve shkencore në fushë të historisë shqiptare dhe të zhvendoste qendrën e studimeve albanologjike nga Zagrebi në Beograd.

5. Seminari i Albanologjisë në Beograd, pavarësisht misionit të rëndësishëm që ka pasur në disa arritje të albanologjisë, është fryt i politikës serbe për të mbajtur nën mbikëqyrje arritjet në fushë të kulturës shqiptare në Ballkan, ndërsa ato t’i përdorte për nevojat saja diplomatike.

6. Në Zagreb, viteve të fundit ka pasur mjaft përpjekje për të botuar veprën e plotë të Shuflait (shih shkrimet dhe intervistat e Profesor Aleksandër Stipceviqit dhe të Musa Ahmetit), dhe madje të themelojnë një Institut me emrin Shiflait. Ky natyrisht, nuk do të ishte nderë vetëm për Shuflain por edhe për perspektivën e albanologjisë.

Prishtinë, 2008

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page