top of page

Mihal Gjergji: VALLTARJA

Jun 6, 2024
1 min read


 

Ç'pushtet që paska bukuria

Por jo siç ndodh në Goranxi

Aty ka derdhur perëndia

Të ëmblat greke shtatselvi

 

Fytyra-borë e dhëmbë fildishi

Me penolira përmbi ballë

E hapsorkadhja vallen nisi

U shtanga, mbeta i pafjalë

 

Këmbët-kolona prej mermeri

(Po Ali Pasha, t’i ketë parë?!)

Mbi krye feks një hark ylberi

Oh, ç'kryq e ç’gjuhë na paska ndarë!

 

T’a kisha një mëshqerrë për vete

Të bridhja fushës si mëzat

Të tretej paja në sepete…

Besomëni pra, që s’pata fat!

 

Një pijetar më flet shpenguar

Dorën e zgjat, m’a bën me sy

Besoj dhe vetë e ka provuar

“Në Dhuvjan gjen kalo muni..!"

 

Gjirokastër, Qershor 2018

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page