Mihal Gjergji: UDHË NUK KA
- 2 hours ago
- 1 min read

UDHË NUK KA
Në Spaç, është thinjur dheu
Qershia e gjaktë është tharë,
ndoshta nga dhimbja
Nga lotët,
edhe gurët janë çarë
Një korb vetmitar mbledh eshtra
Mbase ndërton një statujë pikëllimi
Udhë nuk ka...
Është fundi a fillimi?
Mes humbëtirës - një burim,
pinë ujë të vdekurit
Ata,
si zë; as dielli, as vesa
Mbi plagë,
si mjegull nderet harresa!








Comments