top of page

Mihal Gjergji: KJO PRANVERË


KJO PRANVERË

 

Plagët tona marrin formën e varreve

Më dhëmb jeta, më dhëmb

E shoh tek rrëshqet në humnerë

Në udhët e zbrazura dëgjoj hapat e vdekjes

Mbeti si vejushë kjo pranverë!

 

Një fëmijë mat temperaturën e globit

Te ky ëngjëll s’ka vend pikëllimi

Hej, vogëlush!

Buzëqeshi jetës

Ky blerim i vonuar,

të mos bëhet kurorë varrimi!

 

 

EDHE POETËT QAJNË

 

Na braktisën pëllumbat

Perënditë bëjnë gjumin e rëndë

Kjo heshtje morti pi duhan të hidhur;

asnjë fjalë,

asnjë dasmë,

asnjë këngë!

 

Lotojnë krojet e borës,

pikojnë pikëllimin e maleve

Në pragje,

vetëm dhimbja bën roje

Hëna numron gurët e varreve!

 

Tiranë, Mars 2020

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page