Mihal Gjergji: BILBILENJTË
- Oct 31, 2025
- 1 min read

" Doli nëna në sofa..."
Vështron lugjeve përpjetë
"O Bilbil, ç'janë ata?"
Festekuqë e të pabesë!
I mbushen brazdat mbi ballë
Me brazimë nga borë e shkurtit
-Unë jam Bilbili me pallë
U bëj vend brenda tabutit...!
"Apostujt"- dorën te palla
Bilbili, si Krisht në krye
Rëndon gjumi mbi qepalla
Ndrijnë trembëdhjetë yje
Fermani shpallet te sheshi
Nga pashallarët me tuje
Zbret furtunë e Kurveleshit
I flet Janinës me kuje...!
"Dale bej, të dredh cigarë!"
Pa shiko si qajnë retë...!
"Nuk jam çanaku me dhallë"
Era puthte fermeletë...
Udha nxin prej suvarive
Turma frymën mban e mekur
Gjarpri i zi i osmanllinjve
Na shkurton jetën e mbetur
Më rrëmben një këngë me vete
Janinës, sytë ç'i panë?
U drodhën foshnjat në djepe
"Vanë Bilbilenjtë, vanë!"
Janinë, Tetor 2017


![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments