top of page

Migel Flor: Analizë mbi një krijim letrar nga Fatmir Terziu

  • 10 hours ago
  • 3 min read

 

"Qethnaja" i ngjan një tregimi: "varrim në ditë dimri. Por në fakt është një elegji... humbje-ekuilibri midis njeriut, natyrës dhe kujtesës. Vdekja e Havasë është shkak rrëfimi, por drama e vërtetë është vdekja e ngadaltë e vetë fshatit...

 

Bora si metaforë e harresës

 

Që në rreshtat e parë bora vesh natyrën si fenomen natyror. Ajo mbulon shtigjet, gardhet dhe kufijtë. Është një bardhësi që fshin gjurmët.

Kjo bardhësi simbolizon harresën...

Në fund të tregimit, bora vazhdon të bjerë mbi varrin e ri, mbi varret e vjetra dhe mbi kujtimet. Ajo bëhet një lloj qefini i madh që mbulon jo vetëm të vdekurit, por edhe historinë e një bote që po shuhet...

 

Nurçja - kujtesa e gjallë e fshatit...

 

Nurçja nuk është thjesht një varrmihës. Ai është memoria kolektive e Qethnajës. Ai ka varrosur foshnja, burra, gra e pleq. Në vetvete mban kronikën e jetës së komunitetit. Sa herë hapet një varr, ai hap e mbyll një kapitull historie...

Ankthi i tij nuk lidhet me Havanë, por me dilemën

"Po kur të mos mbetet më kush?"

K y është monologu më lëndues i tregimit.

Jo kush do të vdesë, por kush do të mbetet gjallë të kujtuar e rikujtuar,?

Peja e varrit - shenjtëria e individit

Një nga momentet më të  spikatur, është refuzimi për të përdorur pein e Faslliut.

Logjikisht, s' ka asnjë problem, por shpirtërisht ëdhtë diçka më shumë. Fija që mat varrin nuk është mjet pune. Është simbol i fatit individual.

Në mendësinë tradicionale çdo njeri ka udhën e vet drejt përjetësisë. As varri nuk mund të matet me fatin e dikujt tjetër.

Kjo tregon respekt të madh për qenien njerëzore

 

Pyjet e prera - mëkati i njeriut

 

Bërthama filozofike e tregimit gjendet te kujtimi i pyjeve. Kur delegati flet për rendimente dhe plane, ai përfaqëson racionalitetin e verbër.

Kur Nurçja pyet: "Po pyjet?.. ai shfaq urtësinë e njeriut që baskë'jeton në harmoni me natyrën.

Pyjet nuk priten thjesht si pemë, prerja e tyre është prerje e kujtesës, e memorjes...është këputje e lidhjes midis zinxhirit të brezave.

Dhe pasojat rrjedh gjithëçka si ujëvarë:

ikën dheu,,,zhduken shtigjet,,,zbrazet fshati,

mungojnë dërrasat për arkivol, pra njeriu korr e lidh atë që ka mbjellë.

 

Havaja - vdekja pa zë

 

Havaja është figurë pothuajse pa ndonjë biografi

Dhe pikërisht këtu spikat forca e autorit. Ajo nuk përfaqëson ndinjë individ, por një brez fatkeq

"Iku si qiriu kur mbaron vajin."

Në këtë fjali nuk ka tragjedi, por ka më shumë një pranueshmëri të vdekjes natyrore dhe ajo që nuk është natyrore është varfëria shpirtërore që e rrethon e që bëhet sunduese në fatkeqësi..

Djemtë që sjellin trungjet:

Në një tregim të mbushur me humbje, ky episod është drita e vetme. Katër djem kalojnë stuhinë për të sjellë dru.Por ata më shumë se dru, sjellin shpresë'dhënie, sjellin vazhdimësinë...tregojnë se ende ekziston solidariteti i botës së madhe:

se ka ende njerëz që sakrifikojnë për njëri'tjetrin.

Në një farë mënyre, ata shpëtojnë jo vetëm varrimin e Havasë, por më shumë se kaq edhe dinjitetin moral ringjalljen e ndjesisë njerëzore...

 

Fjalia e fundit e Nurçes:

 

"Dikur na mungonte buka. Tani po na mungojnë të gjitha,,,edhe dërrasat për të vdekurit."

Kjo është " magma" filozofike e veprës, është aktakuza morale e një kohe turbullirash

Dikur njerëzit ishin të varfër, por natyra dhe bota e tyre ishte e pasur. Sot janë djegur e prerë pyje, janë fituar ara, por është humbur diçka më e madhe: ekuilibri njerëzor, diversiteti ekuilibrit natyror deri në antagonizëm...

Andaj mungesa e dërrasave për arkivolin bëhet simbol i një shoqërie që ka konsumuar vet'veten

Pasqyrë:

"Qethnaja" është një prozë mbi vdekjen, por nuk flet për të vdekurit. Flet për të gjallët që po humbasin lidhjen me tokën, natyrën e kujtesën. Është një elegji për Shqipërinë  provincë, për pyjet e prera, për traditat që shuhen dhe për vendet ku oxhaqet që u ka mbetur vetëm hiri...

 

Sëfundmi:

 

Havaja varroset, por lexuesi nënkupton se varri i vërtetë që hapet, është ai i një bote të tërë, që cipa e harresës po e mbulon ngadalë, pa zhurmë ashtu si bie dëbora mbi Qethnajë...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page