top of page

Mexhid MEHMETI: NË STRELLC, SHUMË PRANË QIELLIT

Sep 22, 2025
3 min read

(Poezia e Ajete Pavatës si kujtesë, identitet dhe fluturim shpirtëror)

Nga Mexhid MEHMETI

Libër i rrënjëve dhe lartësive

Libri poetik “Në Strellc, shumë pranë qiellit” i Ajete Pavatës (Pejë, 2024) është një udhëtim poetik që bashkon vendlindjen, kujtesën historike dhe atdhedashu¬rinë me ndjeshmëri intime e universale. Pavata vjen si zë që nuk e ndan dot poezinë nga rrënjët e saj kulturore, nga gjenetika shpirtërore shqiptare dhe nga përjetimi i jetës së përditshme. Përmes vargjeve, ajo e bën Strellcin një hapësirë që nuk është vetëm toponim, por simbol identiteti, i shndërruar në metaforë të qëndresës dhe të frymës së lirisë.

Pjesa e parë: Poezia si kujtesë historike

Në librin e saj, Ajete Pavata i kushton hapësirë të gjerë figurës së dëshmorëve dhe heronjve kombëtarë. Dëshmorët Haki Povataj, Naim Fetaj, Agim Ramadani, e shumë të tjerë përmenden jo vetëm si emra, por edhe si simbole të një gjaku të derdhur që ka ushqyer lirinë. Këto poezi janë përkulje para kujtesës, por edhe përpjekje për ta mbajtur të gjallë atë kujtim në ndërgjegjen e brezave.

Poetesha i sheh ata si gurë themeli të historisë sonë, duke i shndërruar vargjet në altar kujtese ku fjalët janë lule, dhe poezia bëhet betim për jetë.

 

Pjesa e dytë: Poezia si identitet  dhe vetëdije

 

Në intervistat e përfshira në libër, Ajete Pavata e shpreh qartë bindjen e saj se “poezia është identitet”. Për të, poezia është burim autokton, retrospektivë e traditës dhe zë i genit shqiptar. Ajo e shikon vargun si mënyrë për të shpëtuar nga harresa, për ta mbajtur të fortë lidhjen me tokën, me gjuhën dhe me historinë. Në këtë sens, poezia e saj merr ngarkesë universale: ajo është njëkohësisht rrëfim intim dhe dëshmi kombëtare.

 

Pjesa e tretë: Poezia e vendlindjes  dhe e përditshmërisë

 

Një vend të veçantë zë Strellci, fshati i poetes, i paraqitur si truall i shenjtë. Në vargjet e saj lexojmë mallin për bukën, për zërin e nënës e të babait, për oborret dhe sofrat tradicionale. Aty ku është buka dhe kripa, aty është atdheu. Ajete Pavata i jep Strellcit dimen¬sion të mitizuar – është fshati që ngjitet “shumë pranë qiellit”, që lidh tokën me lartësinë, të kaluarën me të ardhmen. Ky është dimensioni intim i librit, ku lexuesi mund të gjejë diçka nga vetja dhe nga vendlindja e tij.

 

Pjesa e katërt: Poezia si bashkëbisedim  me të tashmen

 

Libri nuk është vetëm nostalgji. Në vargjet e saj ndihen edhe tonet kritike për realitetin e sotëm: braktisja, varfëria, monotonia e shoqërisë ballkanike, indiferenca ndaj poetit e ndaj fjalës. Ajete Pavata shtron pyetje të forta mbi vendin e poezisë sot, mbi rolin e fjalës në një shoqëri që shpesh nuk e dëgjon. Megjithatë, ajo e sheh poezinë si dritë të pashuar, si ilaç shpirtëror, si zë që nuk mund të shuhet.

 

Stili poetik: Ndjeshmëri dhe figuracion

 

Stili i Ajete Pavatës është i drejtpërdrejtë, emocional, i mbushur me metafora dhe me imazhe. Ajo shfaqet herë si lutje, herë si betim, herë si këngë. Ndërthur gjuhën e thjeshtë popullore me figuracionin poetik modern, duke krijuar larmi që e bën librin të komunikojë lehtë me lexu¬esin, por edhe ta ngrejë atë në nivel estetiko-shpirtëror.

“Në Strellc, shumë pranë qiellit” është një testament shpirtëror, një urë mes brezave dhe një ftesë për të mos harruar rrënjët. Ajete Pavata e shndërron poezinë në strehë, në kujtesë dhe në shpresë. Ky libër nuk është vetëm për t’u lexuar, por edhe për t’u dëgjuar zëshëm, ashtu siç vetë poetja e këshillon, që fjala të mos flejë në faqe, por të ringjallë shpirtin e lexuesit.

Shëngjin,

Korrik 2025

14 Comments


Harry Wilson
Sep 29

I found this article quite interesting because it presents poetry as more than just a collection of written verses. The connection between Strellc, personal memories, family, history, and identity gives the book a very personal feeling. I also liked the idea of poetry helping preserve memories and keeping a connection between different generations. The description of the village and everyday life makes the subject feel much more relatable.

As a student, I often come across Essay Writing Service UK when exploring different academic writing resources, while assignment writing help UK is another phrase I notice when looking for coursework guidance. What I appreciated most here was the focus on language, memory, and personal experiences, because these themes can make writing feel much…

Like

Guest
Sep 25

I found this article interesting because it presents the topic in a clear and straightforward way. I was looking for information abou winpkr, and the discussion helped me understand the subject better. Clear articles like this can help readers learn about available features, requirements, and important considerations before using an online platform.


Like

Guest
Aug 09

Trump threatens in999 new tariffs on European allies over Greenland until deal reached, as thousands protest


Like

Guest
Aug 09

Trump threatens Sikkim game new tariffs on European allies over Greenland until deal reached, as thousands protest..


Like

Guest
Aug 09

After Obama says they're real, Paglu Game  Trump orders release of government files on UFOs


Like

Shkrimet e fundit

bottom of page