Asllan Osmanaj: FINANCUES NDJESISH TË RRALLA
- Apr 5
- 3 min read

-Dritan Stak Kapiti mes realitetesh dhe ëndrrash që meritojnë vlersim-
Rreth njëqind e tre vjet më parë, një kulëm shtëpie u shkëput nga bjeshkët e Kapitit. Me qëllim që jo vetëm me mendje, por dhe me sy krahecjeje horizontale të vështronin trojet e tyre të lashta. Dhe u vendos në lartësitë përballë, në lagjen “Velisht” të Geghysenit. Fqinjë, në tokat e Ibrahim Ukës (Demushit). Aty ndërtuan shtëpi. Jetuan dhjetra vjet. Të ardhurit e mirë, kur gjetën përshtatjen e duhur njerëzore të velishtasve. Dhe gjithë geghysenajve. Ishin gjyshërit, baballarët dhe pasardhësit. Më vonë, kur gjetën aty pranë, tokë të lirë ndërtuan shtëpitë. Të vetmet dy shtëpi katolike të trungut të Stak Kapitit në atë lagje. Riza Demushi shprehet “…si në përditshmëri, në raste fatkeqësish dhe në gëzim, familja e Stakës ishte ndihmuese, e vlerësuar e ndërsjelltas”.
Drtan Staka që nga 10 tetori 1979 e deri në nëntor të 2000 kaloi fëmijërinë në Velisht. Kur u largua i vetëm në Itali. Prindërit e tij u zhvendosën në Babrru të Tiranës. Nga puntorë i zellshëm arriti të ketë një kompani të tijën ndërtimi. Gruja e Dritanit, që s’dëshiron paraqitje personale popullore, është një mbështetëse veprimtare e burrit, jo vetëm në përkujdesjen e djalit, vajzës dhe shtëpisë. Por dhe të nismave të tij financuese njerëzore; me thjeshtësi, bujari, me karakter ndihmues e atdhetar. Ҫdo ardhje nga Italia tek prindërit në Tiranë e Tropojë merr përsipër ndonjë objekt ndihmues për bamirësi. Gjithashtu, Dirtani shtëpinë që ka në Velisht, dhe pse s’ka banorë të përhershëm e ka rindërtuar më parametra bashkohorë. Me përshtatje zanafilliane, pikë për pikë, si natyra vendore. Ky gjest ka dy simbolika kuptimësie; për të qenë i pranishëm vazhdimisht për pushime familjare etj. Dhe si një thirrje për nxitjen e dëshirës së kthimit të të ikurve e harxhimit në vendin e vet. Duke i’u larguar përshkrimit historik ndalem në pikëndriçuesen praktike-risi të tij. Pse ruan Dritani emrin e fshatit, si mbiemër, si i lindur ndihet dhe geghysenas.
Geghysenasit me komision vlerash të të gjithëve përgatitën një muze cilësorë. Pas ca vitesh, mjediset e tij u dëmtuan rëndë. Nga më të interesuarit e të shqetësuarit; Sadri Oruçi e Gëzim Prengzi, që me harxhimet e tyre, lëvizën për ruajtje materialet e muzeut në shumë vende. Përpjekjet pa asnjë ndihmesë institucionale dhe as bashkëfshatçe.
Dritan Stak Kapiti u vetafrua, me pak fjalë e shumë veprim. Me krahecje u përqendrua në ringritjen e rijetëzimin e muzeut. Ku riparoi cilësisht çdo dëmtim duke plotësuar me nivel kohorë me përditësim të paisjeve e materialeve shtesë. Si vetparaqitjet, dollapët për reliket, radhët bibliotekare me plotësim librorë, të përmasave gjithëpërfshirëse. Përkushtimi i Dritanit tejkalonte çdo pritshmëri të G.Prengzit, S.Oruçit dhe të tjerëve. Ai rregulloi mjediset e parashkollorëve, pajisi dhe zbukuroi territorin jashtë dhe brendësitë e tempullit të dijes dhe të historisë. Të gjithë pjesëmarrësit me bujari i gostisi. Madje, për veprimtarët e përkushtuar dhe të ftuarit e tjerë i drekosi. Për ceremonialin e asaj dite ringritjeje ju përgjigj ndjeshëm grupeve kulturore-artistike dhe mediatike. Ndihmesa e tij krijoi një përkapje ndjesish vlerësuese nga të njohurit e të panjohurit.
Me gjithë harxhimet qe ka bërë Dritani ka ndijesi për disa objektiva projektesh dhe më të rëndësishme për të ardhmen për Geghysenin e vendlindjes: “Nderin e Kombit”. Ceki përfshirjen si ndihmues; që rruga e papërfunduar nga Shtylla e Grisë për në Geghysen, të bëhet sa më shpejtë. Nxiton për të zbatuar zotimin si rregullues cilësorë mjedisorë; për dy objektet në Selimaj. Për Kishën, që ka qenë ndër katedralet më të mëdhaja të Pultit. Dhe për “Kalanë e Lekës” të Piter Spanjit. Tipa si Dritani, që finacojnë nga djersa e ballit veç për interesin e atdhedashurisë, s’duhet të zvenitin vëmendshmërinë për ndezje zemrash vlerësuese morale të drejtuesve të niveleve të ndryshme.








Comments