ZËLIRIA HALIL RAMA
Mjeshtër i Madh, Akademik
Ma tha fjalën mali Runja
Fjalën ma tha Grama,
Ku është biri ballëfurtuna
Bir i Dibrës, Halil Rama.
Muhurrak gen pas genit,
Nip i Hoxhës në at Zall Dardhë,
Shpirt i lirë e bir i vendit
Kreshnik pene e zemërbardhë.
Binjak malesh me shpirt të beharit
Nip krenar të kanë dardhjanët,
Zemrën ke si prush i zjarrit
Zulmëmadh bash si titanët.
Gen lirie, gen i dibranit
Çave dallgë, shtigje të jetës,
Muhurrak, bir i dibranit
Bash si shqipet e kreshtës.
Titujk ty s`të joshin kurrë
Ngjan me lisin në livadh,
Ke djersë,besë dhe flamur,
Akademik-Mjeshtër i Madh.
U ngjan bimëve me rrënjë në tokë
Dhe burimeve që ka Grama,
Shpirthyjnor me miq e shokë,
Zë lirie Halil Rama…
JE SI SHKULMET PA MBARIM
Kushtuar autorit të 76 veprave, Shpend Topollaj
Porsi një dallgë deti
Si një dritë prej të vërteti,
E ke penën bash si kreshta
Madhështor i lartë si bjeshka.
Zemërkristal si burimi
Njeri me vepra nderimi,
76 vepra –mrekulli
Penë djersa-hijeshi.
Për ty flasin llogoret
Të nderojnë arbërorët,
O Shpend, dritë në agim,
U ngjan shkulmeve pambarim…
KRESHNIKUT TË DIBRANIT
Muhurrakut ,të përkushtuarit në Policinë e Shtetit,Shemsi Prençi
Gjuha hekur të pret,
Me shpirt të pranverës,
Muhurrak me fletë
Titan i karrierës.
Titan i karrierës
Në ballë guximtari,
Shembull i vlerës
Kur prin i pari.
Prijës në polici
Je gen –bir trimi,
Bir i Drinit të Zi
O Shemsi Selimi.
O Shemsi Selimi
Nip i Xhetanit,
Thotë Murra e Drini:
Kreshniku i dibranit…
KAPITEN TANUSHI
Rënë heroikisht në Letoni
I mirë si rrallëkushi,
Bir i muhurrakut,
Kapiten Tanushi
Si lis i bajrakut.
Në anë të Drinit të Zi,
Në kullat me bedena,
Shqipe ballëstuhi,
Tanush me shtatë zemra.
Ti gen arbëror,
Rritur me burrni,
Në mejdan re dëshmor
Atje në Letoni.
Atje në Letoni
Tokën me gjak e skuqi,
Bir i nënës Arbëri,
Kapiten Tanushi.
NDERIM PAÇ NAIM BERISHA
Poetit, shkrimtarit Naim Berisha
Pyesin Runja e pyjet me pisha
Ku është biri Naim Berisha,
E thanë Murra e Drini i Zi
Zë bilbil ,larg në Angli.
E tha Tolla,e tha Bena
O Naim të ligjëron pena,
Në këto shtigje kreshtëkurorë
Je këngëtar penë hyjnor.
Je këngëtar penëhyjnor
Ti o bir arbëror,
Dibra e Gjergjit me shkrepa e lisa,
Të ka dritë-Naim Berisha.
Penë dritë e zë liri,
Të flasin veprat-madhështi
Falmeshndet të bie dallëndysha
Nderim paç Naim Berisha.
MENDJEHOLLI I MATEMATIKËS
Sabri Dan Pirës
E le zoti,vetë natyra,
Në gen e ka zgjuarsinë,
Matematikani Sabri Pira
Mjeshtër dhe për alegorinë.
Nëna e tij e Kalosh trimërisë
Lindi djalin e talentuar,
Gjurmë e tij dritë e lirisë
Me plot vuajtje e i papërtuar.
Vlla Osmani u vra në kufi
Legjendari i kësaj republike,
Sabri Pira me plot burrni
Prijës matematike…
MJESHTRI I SATIRËS KAMBER FARUKU
Të rriti ty nëna muhurrake
Dhe të dha uratë të mirë,
Kamber Faruku-gjuhë shpate,
Për fejtone e për satirë.
Për fejtone e shkrim –satirë,
Pena jote flakë baruti,
Shpirtbardhë e zemërdëlirë,
Mjeshtër satire Kamber Faruku.
Kommentare