MEVLUD BUCI: DY MONOGRAFI TË HASAN PASHËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 16 hours ago
- 3 min read

DY MONOGRAFI TË HASAN PASHËS SI ENCIKLOPEDI KULTURORE TË MATIT
Nga MEVLUD BUCI
Shënime për librat”Fisnikët e Matit”(2024) ,dhe “Mati i fjalës së shkruar”(20025)
Libra e Hasan Pashës janë rezultat i një përkushtimi,hulumtimi dhe studimi të trevës së Matit,historisë traditave dhe kulturës.Autori e njeh mirë jetën,njerëzit dhe vlerat e tyre por ka edhe mirësinë e zotësinë krijuese për t`i pasqyruar ato me realizëm e dashamirësi.Krahas punës si drejtues, ai ka dhënë ndihmesë edhe në shtypin lokal.Për librat e tij,redaktori i tyre ,Hamdi Hysuka shkruan:”Mati ka pasur edhe shumë figura të spikatura,të cilat me aktivitetin e tyre pranohen në altarin e kulturës kombëtare.”Fisnikët e Matit”-vijon Hysuka-është vepër e veçantë për komunitetin tonë matjan,që i shërben lexuesit të interesuar.Karaketristikë e botimit është publicistika e autorit,e cila për kulturën,traditat historinë dhe personalitetet e Matit,sjell vlera njerëzore që,siç shprehet autori, kanë kontribuuar me mendje dhe zemër dhe krah për krah me vendlindjen”.

Libri “Fisnikët e Matit” nis me me portretin e gazetarit Ymer Minxhozi.” Dera e Minxhozëve në Shëlli të Matit ishte një dinasti e vërtetë. Prej vitit 19000,ajo i ka dhënë vendit gjithçka, dëshmorë, partizanë, drejtues te pushtetit, oficerë, gazetarë, diplomatë, ekonomistë, profesorë, deputetë, intelektualë me vlera kombëtare”-shkruan autori. Ai shkruan për Qamil Xhikën,mjek që shpëtoi qindra jetë njerëzish,Rexhep Klosin,Agim Cevanin,për mjekun Shaqir Gjoçuka,për historianin e etnografin Dilaver Kurti,për drejtuesin vendor Nezir Hasani dhe arkivin e muzikës matjane Ymer Nelin.Kemi portretizime të gdhendura me mjeshtëri,saktësi e dashamirësi,realizëm,ku prej secilit përshkrim mëson gjëra të veçanta-dhe pasionin për punën e profesionin e secilit.
Pasqyrohen në këtë libër ngjarje,dukuriri,fakte të cilat bëjnë një provë të biografisë jetësore të këtyre njerëzve me kontruibut të spikatur në këtë trevë.
Për këtë libër kanë dhënë mendime Kamber Faruku,Male Hizri,Petrit Laçi,Halit Hallaçi,Myslim Hoxha,Xhina Lalaj Cara,Adriatik Balla,Viktor Përshqefa,Besnik Sula,Sali Kurti etj,etj ,ku jepen vlerësime maksimale dhe lavdërohet puna përkushtuese dhe diturake e autorit.
Në të 303 faqet e librit, gjen gjurmë e vlerësime të thesareve të kulturës dhe të vlerave artistike të të krijimtarisë popullore dhe asaj të kultivuar.
I thjeshtë tërheqës e mbresëlënës është edhe shkrimi përmbyllës”Libri unë,Ina Deni”, ku autori modestisht vetërrëfehet.

Libri “Mati i fjalës së shkruar” me 208 faqe dallohet për analizat dhe argumentet e tyre,për përshkrimet që autori u bën botimeve të autorëve,botime që ai quan thesare për vlerat e tyre artistike. Kurse redaktori i librit Hamdi Hysuka, vlerëson shkrimet analitike të Hsasan Pashës , si frymëzim ,edukim e kënaqësi për lexuesin e çdo moshe.”Mati-vijon Hysuka-është vendlindja e dokumentit të parë të gjuhës shqipe”Formula e Pagëzimit”,shkruar në kishën e Shën Trinisë,(1462) nga Pal Engjëlli,kryepeshkop i Durrësit dhe këshilltar i Skënderbeut.
Libri nis me shkrimin “Pjetër Budi ,poet i parë shqiptar”, dhe vazhdon me shkrimet” Abaz Lleshi,autori i disa librave për ushtrinë”,”Abdi Baleta,vetëm nacionalizmi e shpëton Shqipërinë”,”Abdi Përgjegja-ish i madh qyteti im I vogël”,”Adelina Laçi-përtej pafundësisë” dhe shkrime për Adile Baletën,Adivije Hoxhën,Adriatik Doçin,Afrim Koçin e plot të tjerë,ku autori zbërthen motivet dhe vlerat e trajtimit artistik të tyre.Në libër janë pasyruar edhe ata që kanë shkruar për Matin dhe matjanët, si:Albert Frashëri,Besnik Kënga,Demir Osmani,Dukagjin Hata,Fatmir Alimani,Fitore Kola,Gjokë Dabaj,Hysen Dervishi,Kastriot Hasa,Kolë Ndreka,Lush Susaj,Naim Berisha,Teki Kurti,Xhafer Martini e Zenel Gjoni.
++
Dy librat monografikë të Hasan Pashës pasqyrojnë më së miri seriozitetin e një pune krijuese të autorit,të një pune hulumtuese dhe sistemuese që i është përmbajtur një qëllimi fisnik për të nxjerrë në dritë emrat dhe veprat e njerëzve që kanë vlerat, të cilat shërbejnë edhe si modele frymëzuese për t`u ndjekur nga brezat e ardhshëm, dhe këto vlera mbeten të freskëta për nivelin e tyre të artit e të qytetarisë.
Comments