Astrit Lulushi
Thonë se Spinoza nuk kishte asgjë për të thënë dhe është i famshëm vetëm si hebre që braktisi fenë e tij. Por ashtu bënë shumë njerëz të feve të tjera. Puna e Dekartit është shumë më me ndikim. Dhe kjo është si të pyesësh pse Dvorak nuk ishte po aq i madh sa Beethoven; apo se vikingët zbuluan Amerikën përpara Kolombit. Në fakt ata mbërritën përpara Kolombit, por ardhja e tyre nuk pati ndikim të thellë në të ardhmen.
Historia është studim i ndryshimit dhe jo konkurs se kush e bëri i pari.
Njerëzit priren të ndikohen nga ata që njohin, dhe shpesh ankohen se përse dikush pjestar i kombit të tyre nuk shihet si më i rëndësishëm në mënyrë që të ndihen më krenar për identitetin fetar/etnik/kulturor/gjinor dhe kështu të rrisin avantazhin konkurues.
Gjithashtu ka shumë arritje që nuk dihen. Por kjo nuk tregon se ka komplot për t’i fshehur.
Historia nuk është meritokraci pretendimesh. Konsideroni arrogancën e momentit për ta shpallur veten arbitër të asaj që është më e mirë dhe ta shkatërroni.
A është me të vërtetë i famshëm Spinoza si hebre që braktisi fenë e tij? Ndoshta. Por në ditët e sotme shumë njerëz as që kanë dëgjuar për të, ose rreth librave të tij. Nëse ai nuk njihet më mirë, do të thotë se nuk ka shkruar shumë, është i vështirë për t’u lexuar, ose jo aq argëtues sa Niçe.
Historia është studim i ndryshimit dhe jo konkurs se kush e bëri i pari.