Merita Kuçi: “FJALA KUJTESË”, PËR SHKRIMTAREN VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

Kuvend letrar në shkollën 9-vjeçare “14 Nëntori” Durrës
Pak ditë më parë, më, 29 Tetor, 2026, në Durrës, u mbajt një kuvend letrar dhe kujtesë! Freski vjeshte, plot emocione të kuvendit të librit, ku sot shkruan për personalitetin femëror krijues, për zërin e së guximshmes, studiueses dhe luftëtares të së drejtës, Vilhelme Vrana Haxhiraj, me, “Fjala si Kujtesë”.
Ajo Kaninjotja e lexuar, si një dritë u përcoll sot, nga mësues e nxënës të shkollës sime, ”14 Nëntori”, nga një sfond që ndërvepron në grup, nga njerëz të kulturës së qytetit tim Durrësit, poetë e shkrimtarë, miq të Vilit siç edhe e thërrisnim, “Shtëpia e shkrimtarëve”, kryetari poeti Agim Bajrami, Elegjia e interpretuar e tij, mbretëroi qiellin e Kaninës dhe të botës krijuese të autores. Miqtë e dashur, si prof. Kadri Tarelli, i cili edhe surprizoi me botimin e tij më të ri tëlibrit, ”V. V. Haxhraj në penën e krijuesve të Durrësi”, libër që do pasurojë fondin e tij krijues dhe të Bibliotekës Publike, në shërbim të lexuesit të mirë. Shpendi Topollaj, po kështu dhuroi botimin e tij më të fundit familjarëve të znj. Vrana, bashkëshortit Fitim Haxhiraj, djalit Vladimir. Më tej miku i familjes Haxhiraj, shkrimtari Vladimit Muça, me referencë detikuese….

Për jetën e Vivras, u shfaq edhe një insert, por tufa me karafila të bardhë, mërmëriu nën tingujt e këngës kushtuar asaj, me teks të vargjeve të mia. ”Ti je një dritë”, falë punës kreative të mësuese Marjana Shaba.
Lot të heshtur të kolegeve të dashura, falënderime për interpretime nga veprat e autores, si Nën/Dr. Vojsava Hoxha, mësueset Suela Gjeçi, Ermira Leshteni, Afërdita Taho, Ardita Kamberi, Klodiana Aleksi, Zemrite Hereni, Alba Dajlanaj, duke cituar pjesë nga botimet dhe autorë, referuar veprave të znj. Vranaj, si Prof. dr. Fatmit Terziu, gjuhëtari Eshfef Imeraj, Prof. Doc. Mujo Buçpapaj, me tej me “Elitat e Mohuara”, Deputeti, ish Min. i Kulturës, Bujar Leskaj, nxënës të kl. të 5-ta dhe të 9-ta, në interpretimet e poezive dhe loja në role.
Më tej Lina Muka me bashkëshortin e saj nga Vlora e bukur, mbesë e familjes Haxhiraj, solli autoren tonë të kujtesës si një nënë e përkushtuar, mësuese artiste, vitale, një zemër e sjellje fisnike, sikur Vili qe rritur. Nuk i kurseu jo thjeshtë mbresat, por solli zërin e vërtetë, jetësor dhe plot guxim, për ta merituar meteorin në qiellin e madh të figurave që nderojnë gjuhën, kombin, atdheun.
Këtë përmbushi ky aktivitet kujtese, mes zërit të autores në botimin e librit. “Kush jam unë.......?!” Si testamenti i parajsës, ku pushon përgjithmonë Vilhelme Vrana Haxhiraj.
Qoftë e paharruar në Panteonin e madh letrar dhe në zemrat e atyre që i deshi dhe e deshën vërtet!
Mirënjohje për të gjithë të pranishmit. Ndjesë për emrat, por ju jeni në zemrën time, sepse dëshmoni kohë, vëmendje, urtësi dhe humanizëm!
Merita Kuçi Thartori
Durrës, më, 30. 10. 2026.








Comments