
Mentor Serjani: SARANDA QYTETI IM
Nga Mentor Serjani
Vjen fundviti,krishtlindjet vijnë,
Pragu i fundit për në Vitin e Ri,
Një vit del të tjerë hyjnë ,
Unë sodit mbrëmjen , një gotë verë pi,
Jam në më të bukurin qytet,
Në qytetin tim
Në Shqipëri,i vetmi qytet jonian,
Me Rivierën bregdetare.
Qytet këtu e mijëra vjet,
Përherë i bukur ,i ri ,fidan,
Me madhështi detare .
Magji e gëzim është gjithandej,qetësia,
Ti ,Saranda ime,vetë Bukuria,
E gjithë viseve shqiptare,
Je shpirti,je ndjesia ,
Je ajri ,frymëmarrja , dashuria,
Je një perlë margaritare!
Era e Onhezmit të lashtë,
Në gjirin tënd futet e ngrohtë,
Dyzet Shënjtorët të kanë bekuar ,
Atje tek Manastiri në Gjashtë ,
Në gjirin tënd futet e freskohet .
Butrinti dhe Dea ,kurorë krenarie,
Perlë, thesar Bukurie,
Kalaja hijerëndë e Lëkursit,
I rri roje kësaj virgjërie.
Comments