top of page

Mentor Serjani: Legjenda e Vashës së Shpuzës

Zjarri që s’u shua kurrë .

Nga Mentor Serjani –

 

Legjenda e Vashës së Shpuzës dhe Djalit të Harcalës (e Pavlinës dhe Pjetrit)

 

Hyrje: Miti si frymë e tragjedisë Në kufirin e hollë mes historisë dhe legjendës, aty ku kujtesa e brezave kthehet në rrëfim të shenjtë, lind një histori dashurie Një histori e lashtë dashurie, e ndodhur dikur dhe mbetur në kujtesën kolektive, rrëfehet ende sot në kufijtë e legjendës, ndërmjet dy fshatrave bregdetarë Kjo i përket dy fshatrave jugorë të bregdetit shqiptar: Piqerasit dhe Sasajit. Para se të rrëfejmë këtë histori, le të kujtojmë fjalët e Aristotelit: “Miti gjeti fillesën dhe shpirtin e tragjedisë.” Mitologjia, që nga kohët parahomerike, mbetet një burim i pashtershëm i dijes, artit dhe ndërgjegjes njerëzore. Në çdo gur, në çdo përrua apo kodër të tokës sonë, fshihet një rrëfim i lashtë që herë-herë na flet më shumë se historia zyrtare. Përshkrimi i ngjarjes- Ishte fundi i qershorit. Në mes të punëve bujqësore – në ullishte, vreshta dhe arat e fshatit – dy të rinj, Petri nga Piqerasi dhe Pavlina nga Sasaji, takoheshin çdo ditë ku kishin arat e tyre si në Mal,në Lumë dhe në Vërri në zonat ku fshati mbështillet me natyrë dhe kujtime. Ata punonin tokat përkatëse: Petri në arën e Nake, Pavlina në arën e Zhupës. Takimet e tyre të heshtura ndodhnin edhe në Harcalë, Breg të Shpuzës, Malin e Lavanit, Palimazh dhe Hijen e Katerinës ,Moçale e Gjiçale– emra që më vonë do të mbartnin kujtimin e dashurisë së tyre. Zjarri i ndjenjave nisi me një shikim të heshtur Dashuria e tyre, si zjarr i fshehur nën hije, nisi të shndërrohej në pasion. E pamundura për t’u shprehur me fjalë i çoi të dy në lutje ndaj hyjnive: Pavlina iu drejtua Erosit, perëndisë së dashurisë dhe dëshirës, ndërsa Petri kërkoi ndihmën e Herës, mbrojtëses së martesës dhe familjes. Por ndjenjat nuk njohin kufij. Një ditë, pas punës së lodhshme, të dy u takuan te burimi i Rrëkezave,ky ishte takimi i tyre vendimtar,një vend simbolik ku shuarja e etjes fizike bëhet çasti i ndezjes së etjes shpirtërore. Në këtë përqafim të parë, natyra merr pjesë me gjithçka që ka: shkëmbinjtë, burimet, kodrat dhe hijet e pemëve bëhen dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrës të një dashurie të madhe që sfidon çdo gjë.Pra në anën perëndimore ,aty ku fillon Lisareja e Sasajit, aty shuan etjen, por ndezën shpirtin. Shpirtrat e tyre u ndezën si nga zjarri i Hefestit, perëndisë së zjarrit dhe krijimit. Ata u përqafuan në natyrë, duke sfiduar zakonet e kohës. Ndodheshin pra te Shpella e Seferit, i cili është emri i mëvonshëm i saj,(ose shpella e kuqe për shkak të ngjyrës së tokës),e krijuar nga gurë të vegjël të ngjitur si rezultat i shkundjes gjeologjike të malit,që ne në gjuhën popullore i quajmë mokra. Vëndi u mbush me mokra të tjera(shkëmbinj të vegjël të kuq si prushi), si mishërim i pasionit të zjarrtë të djalit. Ndërsa tek burimi, ku ranë lotët e gëzimit të vajzës, u formuan rrëke të kuqe, (përrenj të vegjël paralelisht me njëri-tjetrin të dukshëm edhe sot e kësaj dite)si rrëmbat e saj të faqeve të skuqura – ndaj u quajt Burimi i Rrëkezave. Pasioni që i kishte pushtuar nuk mund të përmbahej më. Hefesti, perëndia e zjarrit dhe farkëtarëve, si përfaqësim i pasionit të verbër, i ndezi përfundimisht. Ata shkelën zakonet, kapërcyen kufijtë dhe bashkuan trupat e tyre në natyrë, si shpirtra të lirë. Fundi tragjik dhe zemërimi i perëndive Premtimet njerëzore gjithmonë kanë qenë të brishta. Vitin tjetër, në ditën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit – ditë që shënon fillimin simbolik të verës,por edhe përplasjen e fortë të dy botëve ku e vjetra që përfaqësohej nga Pjetri dhe e reja nga Pali. Pikërishtë në këtë ditë – ndodhi tradhtia. Petri nuk e mbajti fjalën. Ai i mori Pavlinës ndershmërinë dhe u largua. Kjo e theu shpirtin e saj. Pavlina, me dhimbjen që i pikonte në zemrë, iu drejtua Hekates, perëndeshës së errësirës dhe fantazmave. Nga pikëpamja e besimit të dy të rinjtë ,ashtu si shenjtët e tyre ,ishin mëkatarë të penduar. Përfundimi: e ndjekur nga hije, ajo u hodh nga shkëmbi mbi Bregun e Shpuzës. Thuhet se nga lotët e saj, të tharë nga pikëllimi në faqet e saj,burimet nisën të pakësohen e të shterohen : Kroi i Gode, (sa një god(t)ujë) Burimi i Rrëkezave (sa një rrëke)dhe Kroi i Kashtares.(sa një kashtare). Fantazmat e Hekates nuk e kursyen as Petrin. Ai u ndoq deri në shpellën e Spiros dhe u detyrua të hidhet poshtë në greminë. Minotauri, përbindëshi mitologjik i labirintit, thuhet se e kapi shpirtin e tij dhe e mbylli përgjithmonë në shkëmb, si ndëshkim për pabesinë. Aty, mbi majën e Harcalës, gurët e gjatë qëndrojnë si dëshmi e mallkimit,arat e tij mbetën të pashkelura e të shkretuara,djerrë As thirrja e fundit ndaj Poseidonit, perëndisë së detit, nuk e shpëtoi dot Petrin,megjithëse si gjithë bashkëfshatarët e tij ishte edhe një detar i zoti. Në vendin pranë detit, ku ai kërkoi ndihmën e Poseidonit, u quajt më vonë Pjetraze,si nënkuptim i përuljes së tij. Ndërsa Pavlina, me emrin dhe bekimin e Shën Palit, u lartësua në Palimazh, në malin e Lavanit Trashëgimia toponimike Legjenda përjetësohet në toponime të gjalla: Shpella e Spiros – vendi ku u flijua Petri i ndjekur nga fantazmat. Bregu i Shpuzës – ku u flijua Pavlina; shkëmbinj të kuq si prushi ruajnë zjarrin e dashurisë. Burimi i Rrëkezave – nga lotët e vajzës lindën rrëke të vogla,të dukshme edhe sot mbi Arën e Zhupës në drejtim të Pllakaresë së Madhe dhe Lisit të Vetmuar mbi Harcalën Palimazhi në malin e Lavanit –lartë ,ku u ngjit Pavlina, si lartësim dhe dritë pas vdekjes. Pjetraze– poshtë, pranë detit, ku u “përul” Petri, si dënim hyjnor. Këto vende tregojnë se legjenda s’është thjesht rrëfim. Ajo është gdhendur në gurë, në ujë, në tokë,në emra. Làvani, mali më i lartë i bregdetit të poshtëm, shihet si “Olimpi ynë”, qendra mitike ku perënditë ruanin fatin e njerëzve. Vargjet popullore që ruajnë kujtimin janë ; Për djalin: Pjetri te Shpell’ e Spiros ra, Kokëposhtë në shkëmb u shua, Arat gur e djerrë i la, Besëthyeri u shkretua Për vajzën: Pavlina edhe shuhej edhe ndizej, Rreth e rreth anës buzës, Shpuzë e prush s’u shuan kurrë, Ndaj i thonë Bregu i Shpuzës. Kjo legjendë, trashëguar brez pas brezi, nuk është vetëm një tregim dashurie e tradhtie apo një histori dashurie e dështuar. Ajo është reflektim mbi përplasjen mes pasionit dhe normave, besës dhe pabesisë, midis shpirtit dhe trupit, midis të drejtës dhe tradhtisë. dhe mbi fuqinë e natyrës që ruan gjithçka. Në një vend të vogël si Sasaji,por edhe në fshatin Piqeras toponimet mbartin emra shenjtorësh dhe perëndish, historia bëhet pjesë e tokës – ashtu si legjenda, që nuk tretet, por rron. E përcjellë brez pas brezi, ajo mbetet një dëshmi e fuqisë së rrëfimit popullor për ti dhënë kuptim dhimbjes, dashurisë dhe hakmarrjes. Dhe ndoshta, në thellësinë e saj, ajo na flet për vetë qenien njerëzore – që dashuron, gabon, lutet dhe kërkon falje para hyjnisë së jetës.Mosmarrveshjet ekzistojnë pa përjashtuar edhe shenjtorët . Nuk ka njerëz të pagabueshëm. Nuk ka, asgjë absolute , i vetmi që është absolut dhe i pagabueshëm është Zoti. Hyjnitë dhe Perënditë që përmënden në legjendë: Erosi: Perëndia greke e dashurisë dhe epshit, përfaqësues i ndjenjave të zjarrta dhe të papërmbajtura. Hera: Perëndesha e martesës dhe besnikërisë martesore. Lutja ndaj saj ishte një thirrje për lidhje të përhershme. Hefesti: Perëndia e zjarrit, zejtarëve dhe vullkaneve; simbolizon zjarrin që përvëlon dhe krijon. Hekatea : Perëndeshë e errësirës, magjisë dhe fantazmave – lidhet me hakmarrjen dhe hije që përndjekin tradhtarët. Minotauri: Përbindëshi mitologjik i labirintit – këtu simbol i ndëshkimit të përjetshëm. Poseidoni: Perëndia e detit, e thirrur nga Petri në çastin e fundit – por që nuk e ndihmoi.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page