top of page

Prof Dr Mehdi HYSENI: Shpëtimi i bashkësisë ndërkombëtare

  • 2 hours ago
  • 5 min read

Prof.Dr.Mehdi HYSENI



Shpëtimi i bashkësisë ndërkombëtare- koekzistenca paqësore, Karta e OKB-së dhe e Drejta Ndërkombëtare



-Çdo alternativë tjetër është e gabueshme shkatërrimtare e rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.


Me gjithë dobësitë, mosmarrëvehjet dhe kontradiktat politike, ekonomike, strategjike dhe gjeopolitike e ushtarake të luftës së ftohtë (1948-1989) të dy superfuqitë botërore (SHBA dhe BRSS) ia arritën , që të ruajnë EKUILIBRIN E FORCËS NË SISTEMIN E MARRËDHËNIEVE POLITIKE NDËRKOMBËTARE, duke garantuar bashkëpunim reciprok, stabilitet dhe siguri kolektive , duke u mbështetur në objektivat dhe në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara për Koekezistencën paqësore. Pikërisht, duke u bazuar në Nenin 1 (parimet 1-4) dhe në Nenin 2 (parimet 1-7) të Kartës, si dhe në Rezolutën 2625 (XXV), të dalë nga “Declaration on Principles of International Law concerning Friendly Relations and Co-operation among States in accordance with the Charter of the United Nations (A/8082) . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 85 24 October 1970 121 2634 (XXV)”. (Shih: https://docs.un.org/en/a/res/2625(xxv).


-Pa koekzistencë aktive paqësore mes shteteve të bashkësisë ndërkombëtare në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, konfliktet e armatosura dhe luftërat agresive janë të pashmangshme (qoftë lokale apo ato rajonale).

Vërtet, historia e derisotme e marrëdhënieve politike ndërkombëtare ka provuar se paqja nuk ka alternativë për ruajtjen dhe stabilitetin e bashkësisë ndërkombëtare.

Mirëpo, problemi është se paqja nuk mund të ndërtohet vetëm verbalisht me fraza të thara të filozofisë politike dhe propagandistike sterile, në “stilin” injorant, “hajt se do ta bëjmë paqen një ditë!”- Kur do vijë ajo ditë, kur të “bëjë shelgu rrush”, a? . –Njerëzit po lindin dhe po vdesin në robëri nga varfëria, nga uria, nga pasiguria, nga pabarazia, nga padrejtësia, nga skllavëria koloniale dhe neokoloniale, siç po mdodh me shqiptarët nën Serbi (Lugina e Preshevës), nën Maqedoninë Veriore (Ilirida), nën Greqi (Çamëria) dhe nën Mlain e Zi (Hot, Plavë, Guci, Tuz, Ulqin dhe Tivar…etj.).

Paqja, do vijë në shprehje, vetëm nëse fuqitë e mëdha botërore braktisin kolektivisht politikën e kërcënimit dhe të përdorimit të forcës ndaj shteteve të vegjël të pazhvilluar, gjysmë të zhvilluar dhe në zhvillim në Afrikë, në Azi , në Amerikën Latine, si dhe në Europën Liondore, duke përfshirë jugun e Evropës Qendrore (Ballkani).

Paqja bëhet realitet. vetëm pasi të jetë braktisur politika e forcës dhe recidivat e luftës së ftohtë (1948-1989). Ky është parakusht themelor, që paqja të mbizotërojë politikën e forcës qoftë në shkallë rajonale ose në atë ndërkombëtare.

Prandaj, askush, që është normal nuk duhet të lakmojë e as të vetëmashtrohet, se gjoja konfliktet e armatosura dhe luftërat shumëvjeçare, sikurse kjo mes Ukrainës dhe Rusisë (24 shkurt 2022-qershor 2024) dhe së fundi konflikti luftarak ndërmjet Amerikës, Iranit dhe Izraelit…etj, do të çojnë në pajtimin dhe në bashkëpunimin konstruktiv dhe demokratik mes popujve dhe vendeve të ndryshme në globin tokësor, sepse pa ZBATIMIN E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE; PA ZBATIMIN E KOEKZISTENCËS AKTIVE PAQËSORE nuk ka paqe, qëndrueshmëri e as siguri kolektive në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Përkundrazi mund të ketë vetëm luftëra dhe përplasje civilizimesh absurde, siç pati paralajmëruar Prof.Dr. Samuel Huntington në librin studioz shekncor të tij “The Clash of Civilization and the Remaking of World Order" ( New York, 1996.).

Fatkeqësisht, çdo ditë, e me vite po shkruhet dhe po propagandohet përdorimi i politikës së forcës, armatosja dhe rreshtimi i shteteve në aleanca të ndryshme politiko-ushtarake, me qëllim të vazhdimit të garës jo vetëm të armëve konvencionale, por edhe të atyre bërthamore, si dhe të mbizotërimit ekonomik global.

Ndonëse, qe më se dyzet vjet jemi shkëputur nga Lufta e Ftohtë e dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), ende nuk është evituar rreziku dhe kërcënimi permanent i përdorimit të armëve bërthamore, sidomos Rusia e Vladimir Putinit me të invaduar Ukrainën, qe dy vjet në vazhdimësi po kërcënon botën, se një ditë, do të përdorë arsenalin e armëve bërthamore, nëse nuk përfundojnë “provokimet” dhe “sanksionet” e SHBA-së dhe të NATO-s ndaj Federatës Ruse.

Mirëpo, pavarësisht nga shkaqet dhe motivet e politikës së jashtme ruse të Sergej Llavrovit, kjo strategji frikësuese dhe kërcënuese e Rusisë ndaj Uashingtonit dhe aleatëve të tij evropianoperëndimorë (NATO dhe BE), domosdo nevojitet të riparohet nga strategët dhe planerët e politikës së jashtme dhe të diplomacisë ushtarake të Federatës Ruse, mbase kursesi nuk çon në përmbylljen paqësore të konfliktit të armatosur me Ukrainën, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Uashingtonin zyrtar, me BE-në dhe me aleatët e NATO-s.

-Sa më gjatë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më i madh dhe më i paparashikuar, do të jetë rreziku dhe pasojat e mundshme të përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë, pavarësisht se do të jetë apo jo Vladimir Putini president i Rusisë.

Me këtë luftë hegjemoniste dhe militariste të Rusisë në Ukrainë, nuk do të fitojë as Rusia e as paqja në Evropë, por vetëm imperilaizmi gjeopoitik dhe gjeostrategjik i Rusisë neokolonialiste në Evropë, dhe më gjerë.-Gjithnjë me tendencë, që për interesa të saj ekonomike globaliste, do ta mbështetë edhe Kina me partnerët e saj strategjikë në Pacifik, në Indokinë dhe në Azi.

Ky konflikt ruso-ukrainas, më së shumëti i konvenon hegjemonizmit ekonomik, politik, ushtarak, militarist dhe imperialist të Kinës, duke filluar nga Pacifiku, Azia, Afrika, si dhe në disa shtete të Evropës, siç është Serbia etj.

Prandaj, duke parë një rrezik të tillë permanent nga fuqitë e mëdha botërore, tani, është MOMENTI HISTORIK i ngutshëm dhe i pashtyeshëm për më vonë, që Uashngtoni zyrtar me aleatët evropianoperëndimorë (BE dhe NATO) të kërkojnë format më oportune dhe objektive realiste, të qëndrueshme, demokratie, legale dhe paqësore, që të normalizojnë dhe përparojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi e tyre diplomatik, ushtarak, ekonomik, zhvillimor, strategjik, tregtar etj. në favorin e zhvillimit, të krijimit të sigurisë, të paqes dhe të stabilitetit të gjithë bashkësisë njerëzore, sepse vetëm koekzistenca aktive paqësore, dialogu politik, janë GARANCIA e ruajtjes së ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare demokratike dhe paqësore mes shteteve me rende të ndryshme politiko-shoqërore.-JO LUFTA për të shkatërruar dhe varrosur florën dhe faunën e njerëzimit.

Sa më sipër, është koha vendimtare që, luftërave, agresioneve, pushtimeve perandorake dhe rajonale, që ipso fato në fokus kanë asgjësimin e vlerave universale të njerëzimit, e gjithë bota liridashëse-gjithë njerëzimi njëzërti, t’u thotë : “enough is enough” !!!

-Nuk duam plumba, nuk duam emigrime të pafund, nuk duam varfëri dhe varreza masive si “Srebrencia”, si Kroacia dhe si Kosova ndaj të cilave Serbia e Slobodan Milosheviqit bëri 3 (tri) gjenocide, por deri tash mjerisht u dënua vetëm gjenocidi në Srebenicë nga Asambleja e Përgjithshme të Koimbeve të Bashkuara. -Derisa nuk dënohen edhe 2 gjenocidet e tjera të Serbisë në Kosovë dhe në Kroaci, Ballkani do të jetojë nën ethe të mëtejme të gjenocidit serb.

-Vetëm liria, drejtësia, demokracia dhe koekzistenca paqësore janë ALETRNATIVA E SHPëTIMIT TË NJERËZIMIT, jo luftërat gllabëruese të tij, sikurse ato të Serbisë kolonialiste , neokolonialiste, imperialiste dhe gjenocidale (1844-2024).

-Ndaj, nuk duhet të jetojmë në iluzione, se vetëm luftërat janë “shpëtimi i njerëzimit” !?

Duke qenë se qe 30 vjet nuk po pushojnë konfliktet dhe luftërat e “nxehta”, që kanë marrë miliona njerëz të pafajshëm (kryesisht civilë), ndodhemi në udhëkryqin historik, që mbarë universi njerëzor, të kërkojë dhe të angazhohet bashkërisht si një trup i vetëm, që të ndërtojë një rend të ri botëror më human, më të drejtë, më solidar, më të sigurt, ku secili prej nesh, duhet të shijojë njësoj frytet dhe vlerat e lirisë, të pavarësisë, të drejtësisë, të demokracisë, të sigurisë, të stabilitetit, të mirëqenies dhe të paqes, që të jetojë pa asnjë frikë për fatin dhe për ardhmërinë e tij, si dhe të gjithë fëmijët tanë në mbarë botën.

-Pra, ejani të gjithë, o njerëz të mirë liridashës dhe paqedashës, të bëhemi ambasadorë të paqes botërore dhe, ta votojmë dhe ta mbështetim PAQEN, LIRINË, DRJETËSINË DHE DEMOKRACINË, jo luftën sepse kjo shpie drejt varrezave masive; varfërisë, shfrytëzimit dhe tiranisë së përjetshme.

–Jo, nuk dua luftë, sepse vetë me gjithë familjen time jemi viktima të luftës gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999), ku qe 27 vjet jetojmë në Amerikë si “refugjatë” (7 maj 1999-26 prill 2026), duke falënderuar përjetësisht ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, i cili na shpëtoi nga gjenocidi i Serbisë pushtuese agresore (1989-1999).

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page