top of page

Mehdi HYSENI: Përçarja e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit

  • 3 hours ago
  • 5 min read

Barometri diplomatik

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

 

Përçarja e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit ka për qëllim përmbysjen e kësaj Qeverie të Albin Kurtit !

 

-Vjosa se ka tradhtuar as Albinin, as Kosovën, as Shqipërinë e as Amerikën !

Prandaj, gjatë kësaj kohe të  masës pezulluese të Gjykatës Kushtetuese deri më 31 mars, Albin kthehu e bisedo me Vjosa Osmanin, në mënyrë që t’i harmonizoni pikëpamjet, qëndrimet dhe parimet e juaja lidhur me udhëheqjen e mëtejme të përbashkët të Kosovës, sepse hëpërhë ju jeni ndër figurat kryesore politike dhe diplomatike për shpëtimin e Kosovës nga Serbia dhe, nga armiq të tjerë, të cilët, këto ditë (4 mars), kur dështoi zgjedhja e kandidatëve për presdentë të Kosovës, shpaluan flamujt e përçarjes  ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani. Ndonëse, krejt spontan, ky ishte testi më serioz, që vuri në dukje PËRÇARJEN mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit. KY test nxori në sipërfaqe të gjithë armiqtë e Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit. Prandaj, kuptoi se Kosova nuk bën të udhëheqet pa ju të dyve. Bashkohumi sa më shpejt, se ndryshe, PËRÇARJA, do t’iu lërë pasoja të mëdha sot, dhe në të ardhmen. Mendoni edhe për PLEBISHITIN E ARDHSHËM së bashku me Vjosa Osmanin, jo me ndonjë karagjozët e korruptuar dhe të kriminalizuar, që Kosovën e futën në “xhepat” e tyre qe 30 vjet.

 

S’ka “tradhti” mes Kurtit dhe Vjosa Osmanit !

 

Një “tradhti” e tillë e shpifur nuk ka ndodhur,  sepse as de fakto e as de jure Albini dhe Vjosa  nuk kanë pasur kurrfarë kontrate private, (sekrete), se pas përfundimit të mandatit të parë të Vjosës, Presidencën e merr Vetëvendosja. Rrjedhimisht, në asnjë kuptim nuk ka vend atribuimi i “tradhtisë”  Vjosa Osmanit, kur dihet qartas procedura ligjore dhe kushtetuese e zgjedhjes së Presidentit. Këtu, s’ka çfarë të hidhërohen as Vjosa e as Albini, fiton ai që ka votat nga Parlamenti. Në rastin koknkret, Parlamenti dështoi më 5 mars, nuk ia procedoi kandidatët e zgjedhur nga Parlamenti (sepse nuk kishte kuorumin), dhe presidentja, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, shpërndau Parlamentin. Ky vendim jurdiko-ligjor kushtetues nuk mund të cilësohet si “akt tradhtie”, sepse është bërë në mënyrë transparente para gjithë opinionit publik .

 

Vjosa  ka të drejtë të rizgjedhet Pesidente

 

Mirëpo, Kërkesa e saj për rizgjedhje presidente e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk do të thotë “tradhti’, ashtu siç po shpif “kolona e pestë” filoserbe dhe filoruse (  matrapazët, hyzmeqarët, servilë, kuislingë të paguar dhe të papaguar nga Serbisa dhe nga Rusia etj…) armiqtë e Kosovës, me qëllim që të fusë “thikën përçarëse” mes dy figurave kryesore të suksesshme të udhëheqjes së Kosovës: Albin Kurtit (kryeministër) dhe Vjosa Osmanit (presidente).  

Në këtë kontekst, lind pyetja, pse gjatë ushtrimit të detyrës  5-vjeçare në postin e Presidentes, deri më tash, kur po i skadon afati (5 prill 2026), askush  nuk e foli se gjoja Vjosa Osmani “kishte bërë tradhti ndaj Albinit”? !

PO, sikur Vjosa Osmani ta kishte “tradhtuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky mirëfilli nuk do të heshte 5 vjet, por do ta kishte “denoncuar” në momentin e duhur të ndodhjes së asaj “tradhtie”, jo të “bashkëjetonte” me të, gjoja se nuk ka ndodhur asgjë !

Krejt normale, Albini dhe Vjosa mund të kenë pasur edhe mospajtime për çështje të caktuara të qeverisjes dhe drejtimit të shtetit, por  assesi nuk ka pasur “tradhti” mes tyre, siç po gënjejnë vagabondët nasradinianë të financuar majshëm nga Vuçiqi dhe nga Putini etj. me qëllim që sa më parë ta përmbysin pushtetin e përbashkët të tandemit Albin Kurti – Vjosa Osmani.

Demonizimi i VJosa Osmanit, është arma më e fuqishme për shpartallimin e politikës dhe të diplomacisë së Qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti

Prandaj, Albin Kurti e ka për detyrë, që me çdo kusht ta mbrojë  Vjosa Osmanin sikurse deri tani, ngaqë ajo në fokus ka objektivat prioritare strategjike, politike dhe diplomatike të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti në mbrojtjen e interesave vitale të Repubikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Pradnaj, kryeministri Albin Kurti nëse do që të jetë i sukseshëm, edhe në këtë mandat, patjetër, duhet ta kursej (moralisht, ligjërisht dhe me kushteutë) Vjosa Osmanin, duke i dhënë shans, që të rizgjedhet Presidente e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Prandaj, mos bini “viktima” të propagandës antishqiptare të Beogradit dhe të Moskës me ekspoziturat” e tyre sllavo-bizantine  (Danub – Gjibraltar).

Vjosa Osmani është me Albin Kurtin dhe me Donld Trumpin, o Albin Kurti!

 

- E humbe Vjosa Osmanin, do të krijohen kriza permanente institucionale në qeverisjen e Kosovës si në planin e brendshëm, ashtu, edhe në atë ndërkombëtar. Pikësëpari, do të vinte në pikëpyetje modifikimi i mbështetjes së Amerikës së Presidentit Donald Trump!

 

Vjosa Osmani ishte transparente dhe parimore në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës

Kjo është e vërteta e historikut 5-vjeçar e Presidentes Vjosa Osmani, e cila vazhdimisht ka qenë transparente në kryerjen e punëve dhe detyrave të saj, në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008).  Këtë e ka vlerësuar edhe diplomacia publike ndërkombëtare me Uashingtonin në krye. Naj, shpifjet, intrigat, gënjeshtrat e teorisë së komplotit dhe të teorive konspirative antishqiptare në adresën e Vjosa Osmanit, kanë vetëm një qëllim-DEMONIZIMIN e saj, që të mos RIZGJEDHET PRESIDENTE E KOSOVËS.

 

-Jo, pse gjoja kjo “ka tradhtuar Albinin” dhe Kosovën, kjo është shpifje e rafinuar e propagandës më të zezë serbofile, rusofile dhe  serbomadhe, që për  qëllim kryesor ka armiqësimin e Albinit dhe të opinionit të gjerë publik, që Vjosën ta eliminojnë nga gara për Presidente të Kosovës.

Simetria e akuzës

- Akuza se gjoja Vjosa Osmani “ka tradhtuar Albinin”, është simetrike me akuzën politiko-porpagandistike subversive, që i bëhej Albinit, se gjoja “është antiamerikan” !?

Mirëpo, kjo, së fundi u vërtetua, se Albini është miku më i madh i Amerikës (ashtu siç kam shkruar qe më se dy dekada). Këtë e dëshmoi fitorja e tij me plebishit e 28 dhjetorit 2025, të cilën ndër të parët e njohu presidenti Donald Trump dhe qeveria e tij, pa asnjë rezervë.

Kështu, ndodhoi edhe me presidenten Vjosa Osmani,  triumfuese me plebishit në zgjedhjet parlamentare të Kosovës së bashku me Albin Kurtin.

Prandaj, o të marrë, Presidentja Vjosa Osmani nuk ka tradhtuar askë, as Albin Kurtin, as Kosovën, por ka kryer detyrën e saj 5-vjeçare me sukses dhe me përgjegjësi të plotë ligjore dhe kushtetuese  në shërbim të prezantimit dhe të përfaqësimit të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës në marrëdhëniet politike ndërkombëtare. Këtë së fundi e dëshmoi edhe pranimi i Kosovës në  Bordin e Paqes së Presidentit Donald Trump. Kjo ishte meritë e veçantë e diplomacisë së presidentes Vjosa Osmani. Me këtë rast Presidemti amerikan Donald Trump in person u zotua se katërcipërisht Amerika do ta mbështetë  shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës në mbrojtjen, në zhvillimin ekonomik, sigurinë, demokracië dhe paqen e saj në kuadrin e objektivave prioritare të interesave nacionale dhe shtetërore të Amerikës.

Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, më  5 mars 2026 nga ana e Kuvendit të Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani në bazë të Kushtetutës shpërndau  parlamentin e Kosovës.

Mirëpo, këtë Dekretlogj të Vjosës, parlamenti e kontestoi, duke e cilësuar të “ngutshëm” në procedurën e zgjedhjes së presidemtit, gjë që këtë ankesë ia procedoi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësim.  Tash çështja ka ngelur që Gjykata ta japë verdiktin e saj ligjor, duke qenë se mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 5 prill 2026.

Dhe ja, sot më 9 mars Gjykata Kushtetuese u deklarua me këtë Vendim të saj: “Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit.

Nga data 9 mars e deri më 31 mars, Kushtetuesja ua ndalon çdo veprim Kuvendit dhe Presidentes lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.” (https://gjk-ks.org/decisions/details/9316?title=Vler%C3%ABsim+i+kushtetutshm%C3%ABris%C3%AB+s%C3%AB+Dekretit+[nr.24/2026]+t%C3%AB+6+marsit+2026+t%C3%AB+Presidentes+s%C3%AB+Republik%C3%ABs+s%C3%AB+Kosov%C3%ABs).

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page