top of page

Mehdi Hyseni: LETËR E HAPUR

  • Mar 20
  • 7 min read

Mehdi Hyseni: LETËR E HAPUR

 

LETËR E HAPUR:

 

I nderuar z. Kryeministër Albin Kurti,

 

E nderuar Lëvizje Vetëvendosje,

 

Punimet e mia me temë: “Liria dhe pavarësia e Kosovës”, “bashkimi kombëtar” dhe Shqipëria Etnike, si dhe në mbrojtjen e UÇK-së (gjatë luftës në Kosovë, 1990–1999 dhe pas luftës, në kohë paqeje, 2000–2026), qenë sabotuar dhe bojkotuar nga forcat reaksionare centripetale antidemokratike dhe antikombëtare, të cilat, jo më pak se 30 vjet (1990–2025), vetëm që të na impononin dhe diktonin interesat heterogjene, karrieriste dhe latifundiste (antikombëtare dhe antindërkombëtare) të tyre në zhvillimin e luftës për pushtet. Për këtë qëllim, politikat antishqiptare dhe antiamerikane në Kosovë dhe në Shqipëri (me bishtat e tyre në gjithë diasporën), padrejtësisht punimet tona shkencore, publicistike dhe informative i vunë nën “EMBARGO”!?

Mirëpo, edhe pse me vonesë 30-vjeçare të sabotimit dhe të bojkotimit të punimeve tona shkencore, ja sot, më 18 dhjetor 2025, agoi dita – fitorja jonë me plebishit! Fitoi Albini, fitoi Vjosa, fitoi Glauku, fitoi Albulena, fitoi Lëvizja Vetëvendosje, fitoi populli i Kosovës së bashku me Amerikën mike dhe aleate e përhershme strategjike, nacionale dhe ndërkombëtare.

Kjo ishte e vërteta e panegociueshme me Serbinë gjenocidale dhe agresore të Aleksandër Vuçiqit dhe me vazalët, terroristët dhe agjentët kuislingë proserbë të shqiptarëve në Ballkan, që edhe sot, pas kësaj fitoreje historike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit – “Kisinxherit të Ballkanit”, ia arritëm që së bashku të krijojmë opinionin tonë kombëtar, duke i bindur, sugjeruar, ndihmuar dhe shpjeguar njerëzve se Kosova është e të gjithëve atyre që e duan, punojnë, kontribuojnë dhe flijojnë për mbrojtjen, sigurinë, drejtësinë, barazinë, solidarësinë, sundimin e ligjit dhe të Kushtetutës, etj. Deshi Zoti dhe ne, për 25 vjet në paqe, arritëm që të ngremë vetëdijen kombëtare, politike e atdhetare, se me hajna e me kriminelë (të “Stara Srbija”-s) nuk mund të çlirohej dhe pavarësohej Kosova–Dardania shqiptare e Agronit, e Teutës dhe e Adem Jasharit!

Në këtë mënyrë ia arritëm që Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje t’i sillnim në pushtet (qeveri e parlament). Kjo është merita jonë dhe e popullit që iu bashkua Vetëvendosjes dhe kryeliderit të saj më të zot në Ballkan (sot për sot është i pakonkurrencë dhe i pakrahasueshëm).

Ndaj, Profesori Mehdi Hyseni me të drejtë (me shkrimet e tij në shqip e anglisht, 2007–2026) e ka pasqyruar dhe sqaruar objektivisht, me balancën e teorive të prognozave politike të shkencave ndërkombëtare, Albin Kurtin si kryeliderin më të zot politik e diplomatik të Ballkanit – “Henry Kissingeri i Ballkanit”.

            •           Kësi rasti sui generis shkencor parashikues deri më sot nuk ka ndodhur në shkencën e botës shqiptare, as në Ballkan, as në Evropë, që tezën “Albin Kurti është Kisinxheri i Ballkanit”, të cilën me plebishit të votës së lirë qytetare, legjitime, legale, demokratike dhe paqësore, de facto dhe de jure ta justifikojë populli i Kosovës. Pastaj, mbi këtë bazë të qëndrueshme politike, juridike, diplomatike dhe ndërkombëtare, e njohu Presidenti i nderuar i Amerikës, Donald Trump, i cili së bashku me State Department-in amerikan botërisht njohu fitoren historike me plebishit të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

            •           Ja, mbi të gjitha, këto janë dy komponentet thelbësore parimore, që përbëjnë justifikimin shkencor (me argumente de facto dhe de jure) të përkufizimit të tezës: Albin Kurti është Kisinxheri i Ballkanit.

Më thjesht e qartë, kjo është “patenta shkencore” akademike, legjitime, legale, nacionale dhe ndërkombëtare e Prof. Dr. Mehdi Hysenit.

Ja (përkundër sëmundjeve, etheve, dridhjeve, si dhe mungesës normale të oksigjenit), më në fund po të gëzoj me përkufizimin shkencor të tezës së prognozës politike “Albin Kurti, Kisinxheri i Ballkanit”. Ndonëse, për këtë fenomen shkencor të teorive politike prognozuese të marrëdhënieve ndërkombëtare, jam në dijeni që më se dy dekada (mbi 20 vjet), si i vetmi akademik shqiptar në trojet e Shqipërisë Etnike dhe në diasporë, përkundër fërkimeve dhe përplasjeve serioze, të ashpra, diskredituese, shpifëse, degraduese dhe gënjeshtare të rafinuara agjenturore antishqiptare dhe antiamerikane, se gjoja unë po mbroja “tezën diletante”, agnosticiste, dekadente, antikombëtare, antirealiste dhe antiamerikane se “Albin Kurti është Henry Kissingeri i Kosovës–Ballkanit”.

Mirëpo, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, fenomeni politik “Albin Kurti” u bë realitet konkret i arritshëm dhe i justifikuar, edhe nga politika e brendshme vendore, edhe nga politika dhe diplomacia zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Presidentin e nderuar Donald Trump në krye.

Këtë tezë tanimë e verifikuan praktikisht edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, më 18 dhjetor 2025;

Këtë tezë tanimë në mënyrë plebishitare e konfirmoi edhe shumica dërrmuese e popullit në Kosovë me votën e tij të lirë, legjitime, legale, demokratike dhe paqësore;

Këtë tezë tanimë e konfirmoi politika dhe diplomacia e Uashingtonit zyrtar me Presidentin e saj të nderuar, Donald Trump, i cili në sy të gjithë botës njohu këto zgjedhje parlamentare dhe demokratike, duke deklaruar se Amerika përqafon fitoren historike plebishitare të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit.

 

KJO NJOHJE E SHTËPISË SË BARDHË NË UASHINGTON, E BEKUAR ME NËNSHKRIMIN E PRESIDENTIT DONALD TRUMP:

            •           Vërtetoi tezën time se Presidentit Donald Trump dhe Amerikës u duhet Albin Kurti.

 

Gjithashtu: “Ligji i ri i Trumpit vulosi miqësinë dhe partnerizmin me Albin Kurtin!”

            •           Vërtet, kjo ishte fitorja më e madhe, jo vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për Albin Kurtin, por edhe për shkencën mbarëkombëtare shqiptare dhe për atë ballkanike, evropiane dhe evroamerikane, sepse de facto dhe de jure verifikoi edhe tezën shkencore të parrëzueshme të Prof. Dr. Mehdi Hysenit, se “Albin Kurti është Henry Kissingeri i Kosovës–Ballkanit”.

Tërë këtë luftë autoritare dhe reaksionare për bllokimin tonë në masmedia në Shqipërinë Etnike dhe në diasporë, hajdutët, kriminelët, plaçkitësit dhe tradhtarët e Kosovës, me aparatin e tyre shtetëror dhe propagandistik, e kanë bërë që të hidhnin poshtë tezën time 20-vjeçare (2007–2026), se Albin Kurti nuk ishte as kundër Amerikës, as kundër NATO-s e as kundër BE-së, por ishte demokrat, paqësor dhe i vendosur që Serbisë dhe bandave të saj terroriste provokuese ndërhyrëse në punët e brendshme të Kosovës t’ua tregonte vendin.

 

Argumentimi shkencor i tezës “Albin Kurti, Kisinxheri i Ballkanit”

 

Qëkur Albini ishte në opozitë me Vetëvendosjen, dhe më pas kur erdhi në pushtet – Parlamentin e Kosovës, tri herë me votën plebishitare (14 shkurt 2021 dhe 18 dhjetor 2025), kam hedhur, mbjellë dhe justifikuar shkencërisht tezën politike prognozuese se Albin Kurti është “Henry Kissingeri i Kosovës”, përkatësisht i Ballkanit.

Këtë tezë prognozuese politike, diplomatike, kombëtare dhe ndërkombëtare të autorit të parë shqiptar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, se Albin Kurti është Henry Kissingeri i Ballkanit, tri herë e justifikoi vota plebishitare e shumicës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Presidentin e nderuar Donald Trump, më 29 dhjetor 2025, duke e njohur fitoren historike politike.

Së fundi, edhe në kuptimin dialektik materialist, demokratik, pluralist parlamentar paqësor, këtë tezë aksiomatike shkencore (sipas shkencëtarëve amerikanë dhe anglezë të teorive shkencore të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, siç janë Robert Kaplan, Paul Kennedy, Anthony Clark Arend, etj.), se Albin Kurti është Kisinxheri i Ballkanit, pa dyshim e provoi edhe fitorja historike e votave me plebishit në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 18 dhjetor 2025.

– Së dyti, de facto dhe de jure këtë fitore legjitime, legale, demokratike dhe paqësore e mbështeti katërcipërisht edhe Uashingtoni zyrtar me Presidentin e nderuar historik Donald Trump në krye!

– Faleminderit Donald Trump. Faleminderit Amerikë, që i njohët këto zgjedhje parlamentare plebishitare të Kosovës, që dëshmuan se Albin Kurti – Kisinxheri i Kosovës, përkatësisht i Ballkanit – është miku më besnik, më kooperativ, më i ndershëm, më i dashur dhe partneri më i sigurt strategjik i Amerikës dhe i Presidentit të nderuar Donald Trump, i cili me dorën në zemër, në mënyrën më të ngrohtë, miqësore dhe demokratike, mbështeti katërcipërisht fitoren historike të Presidentes Vjosa Osmani dhe të Kryeministrit Albin Kurti të Republikës së Kosovës.

– Kjo po, e Amerikës dhe e votës plebishitare të zgjedhësve të Kosovës, de facto dhe de jure verifikuan të vërtetën e tezës sime politike (të publikuar në shqip e në anglisht, të interpretuar dhe të sqaruar jo më pak se 20 vjet më parë), se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë antiamerikane, por se Albin Kurti është kryelideri politik dhe diplomatik më i ditur, më stoik dhe më racional në Ballkan – është Henry Kissingeri i Ballkanit.

– Tanimë kjo tezë imja prognozuese politike më se 20-vjeçare nuk është më utopi e as folklorizëm opozitar, as partiak, as mëhallor e as provincialist, as gazetaresk, publicistik dhe propagandistik injorant, diletant, antihuman, antietik, antiprofesionist, antikombëtar shqiptar, antiamerikan, anti-NATO dhe anti-BE, por një e vërtetë, një realitet legjitim, legal, politiko-juridik shkencor, që botërisht dhe ndërkombëtarisht e aprovoi dhe e konfirmoi edhe Presidenti Donald Trump dhe Amerika, duke mbështetur tezën time politike prognozuese që këtu e dy dekada më parë.

Sa më sipër, autor (pronar) legjitim dhe legal është askush tjetër veç Prof. Dr. Mehdi Hysenit. Shprehur në stilin e lirë diplomatik të Henry Kissingerit, Albin Kurti – Kisinxheri i Ballkanit – është dhurata e parë vendore dhe ndërkombëtare shkencore e Prof. Dr. Mehdi Hysenit nga Bostoni i Amerikës (7 maj 1999 – 2026).

 

Ndaj, z. Kryeministër Albin Kurti,

 

Jam i lumtur që po ta dorëzoj këtë propozim për vlerësim, i cili është produkt ynë politik, kombëtar dhe ndërkombëtar ekskluziv më se 20-vjeçar (2007–2028). Do të ishte me interes për historikun dhe për vlerat e Lëvizjes Vetëvendosje, sikur të botohej si broshurë (manifest politik) në kuadrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës në Prishtinë.

 

I lutem të Madhit Zot që ta realizojmë dhe kurorëzojmë me mbështetjen e ndonjë institucioni të lartë shkencor dhe shtetëror në Kosovë, në Shqipëri dhe në Amerikë, duke falënderuar këta miqtë-kolegë tanë amerikanë dhe anglezë, të cilët janë shumë kuriozë për këtë produkt politik kombëtar dhe ndërkombëtar, të verifikuar nga vota plebishitare e popullit të Kosovës dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Duke falënderuar z. President Donald Trump:

 

Thank you, Donald Trump!

“Together we will do a lot, alone a little”, said ex-President George W. Bush.

 

Thank you, America, that you made independent Kosova and Albin Kurti Balkan’s Henry Kissinger!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page