top of page

Meditime...




Librin /madhësi broshure/ që mora ditë më parë nga një koleg, sapo e përfundova. Është libri ”Sprova” i Ismail Kadaresë botuar në v.2006. Format i vogël, font i madh, tekst i dhënë në 62 faqe.

Libri është i begatë, i dhënë nga një shkrimtarë me dije enciklopedike, me fjali të shkurtëra, të kuptueshme, fjalë rrishtas të formuara. Një mbakrah energjik i Kadaresë çështjes shqiptare, një mësymje gjigande dyshimtarëve të çështjes dhe të atyre që kundrojnë këte jasht vërojtimit të Kadaresë e në një kohë përgjigje Qosjes dhe njëmendimtarëve të tij në lidhje me çështjen shqiptare, poziten gjeografike ndikimin e kësaj në fatin e Shqiprisë, historinë dhe fatin e Shqiptarëve.

Në faqen e fundit, kam bërë një shënim në dorëshkrim për përshtypjen pas leximit të librit dhe po e jap këtu të plotësuar:

Kadare nuk shkon përtej të vërtetave të veta. I shtrinë në këte ”Sprovë” sikur janë dhënë në shkrimet e kohes me ndërhyrje të shkurta intepretimore dhe i fut në punë për objektiva (e qëllime të veta) fundekrye shqiptare, për të provuar tezen e vetë mbi përkatësinë evropiane të etnosit shqiptarë duke dhënë botërat dhe kulturen e shpirtërat e tyre në një kontrast të sërtë dhe ate: njëra e keqe-mizore, tjetra e mirë ëngjullore. Ky glorifikon të dyten për ta mallkuar disi me mllef e hakërim të parën si një kauzë, si një shkak i qartë nga e cila rrodhën dhe i erdhën gjatë shekujve të shkuar gjithë fatkeqësitë popullit shqiptarë.

Ai bëhet paksa trivial tek interpreton “fenomenin /termin/ ashik dhe dylber” duke i trajtuar ato si deformitetete seksuale /perversione seksuale si i quan seksologjia evropiane/ dhe duke i barabitur me homoseksualitetin /hermafroditet ,pedofilet, filet e shumtë dhe të tjera/ të cilat kanë gjetur trajtim tek poezitë e bejtexhinjëve, pa tentuar që kuptimin e erosit afroaziatik (të përkujtojmë “Kama Sutra” të Industanit dhe më mijëra pozicione të të bërit seks/ t’a interpretojë ashtu sikur ajo pjesë e botes në kulturen e vetë shumë të lashtë, e ka trajtuar këte si një trajtë e manifestimit të erosit që është i lejuar nga zotërat dhe i përligjur zakonorisht, teologjikisht dhe po deshem filosofikisht, në manifestimin e vetë midis njerëzve. Se në të vërtetë, ajo kulturë është shumë e lartësuar dhe se duke e trajtuar jeten e njeriut vlerë më të lartë kurse erosin /dhe të tillë/ në shërbim të asaj vlere, të së bukures, morales dhe si një fundament të ekzistenciales, etj. në të vërtetë duke e hymnizuar deri në shenjtëri, edhe e ka përligjur si diç të përditëshme e të natyrshme. Përkundra kësaj, Kadare gjenë në këte një botë dekadente, një kulturë dekadente, një shpirtë të ngecur në shekujt e fillimit të kësaj epoke.

Dhe shih habinë!

E vështruar nga një distancë: jeta, vepra e tij dhe paraqitjet e shkrimet politike, nuk ka se si të mos bjerë në sy një orvatje shfajësuese gjigande e tij. Përse?! Një emër emblematik, një ikonë reprezentuese e përmases botërore, emëri i të cilit që tash e sa vite troket në derën e Nobelit, kurse çmime të rëndësishme gadi sa nobeli tashmë kanë zënë vendin në shumë korniza në shtëpinë e tjj, jeton me ndjenjen e fajit dhe është në cytje të përherëshme t’a shpërfaqë ate nëpërmjet shfajësimit. Nuk e kisha kurr të kjartë se përse i duhej një shfajësim aqë i madh Kadaresë? Cili ishte mëkati i tij që në tërë opusin e tij aqë të gjerë dhe shumëfaresh krijues, të përvidhet shfajësimi i tij, përballë të vërtetes së Kosova dhe Shqipëria teritorialisht nuk ishin në Evropen Përendimore ku zu shtat Krishtenizmi pas fëmijërisë dhe gozhdimit në Galile, por midis orientit dhe oksidentit, Perandorisë 500 vjeçare Osmane dhe Evropes dhe se që të dy këto kultura e tradita bënin trysni dhe influenconin shpirtin e tyre dallueshëm. Dhe, ç’të bëhet përballë këtij realiteti. Të pritet me çaki e para për t’i lëshuar hapsirështrirjeje të dytes, apo të gërshetohen kulturat për të bërë një substrat, përzierje si pajtimtarë i të dyjave dhe për t’ua mundësuar që pa hakrrime të koekzistojnë në një. Të mos hidhërojnë për ngritje njëra anë tjetrën, se iken pakëthim njëra nga tjetra dhe tjetra nga njëra.

Si një pamflet politik i një populisti (e ai nëpërmjet këtij gjason paksa) i cili do ngrinte në këmbë masat shqiponjëdashëse dhe ato të revoltuara dhe do i inspironte mirë ato për t’i vënë në një hov të influencuar mirë politikisht sa për një eufori me këte dhe nga tjetra anë si një shprehje e një patriotizmi kulmor do thoja të sinqertë të Kadaresë-pra pa ekuivoke dhënë nga ai si një shkrimtarë e filosof që di ç’është Atedheu e që është thelb e moto i vepres së tij, ai di /ose duhet të dij/ mirë mitin për këte fenomen dhe se për shkaqe të kjarta e të pakjarta, duhet përjetëshem të laj borxhin ndaj tij se e frymëzojë dhe e bëri të qëndrueshem shpirtin e tij, strukturen shpirtërore dhe i dha kuptim jetes e vepres së tij. Mund të miret nëpër mendje një Kadare pa një Shqipëri, cilado të jetë ajo: e Rilindjes, paramonarkike, pasmonarkike, komuniste apo demokratike e plurale?

Me mundësinë që më jep e drejta e të menduarit dhe liria për ta thënë ate që menmdoj do e them:se” Kadare do ishte më i madh pa se me këte!

Tani mu detyrua vetëvetiu të mendoj për Zotin. Ashtu, kur janë dhe kapixhikët mbyll, duke i ikur ngacmimeve që t’i vë para realiteti të cilave as nuk ke vullnetin po as zotësitë e atypëratyshme t’u përgjigjesh, fluturon me mendje gallaktikave, sa për dëfrim sa nga përgjegjësitë që nuk t’i bartën supet. Dhe del një gjëndja e konklusion qesharak.: po nuk mujte të bësh gjëra të vogla, bëri ato të mëdhatë. Po nuk qe i aftë për të zotëruar imtësirat, zotërojë të pakapërrthyeshmet dhe gënje veten se je i mençur. Ke të drejtën t’a lajkatosh veten. Dhe me çfarë e më kend? Me Zotin e për për Zotin sido që ta kenë quajtur civilizimet. Dhe bënë pyetjet sikur t’ishte ai një ”filan” lagjeje:ç’është ai? I kujt është? Cila është hapësira e shtrirjes së tij? Që kur ekziston? Ç’pushtet ka dhe cila forcë /fuqi/ e bënë të tillë dhe të qëndrueshem? Zotëron tërë gjithësinë apo ka pushtet vetem mbi Tokën, vetem mbi gallaktiken ku bënë jeten .Nëse është i pakufijshem, i palimituari, i gjithësisshëm, atëherë, ka marëveshje midis zotërve të feve të ndryshme që të zotërojnë me Boten, me Gjithësinë dhe cilat janë sferat në të cilat sipas marëveshjes me njëri tjetrin zotërojnë brënda kufijve marëveshor ose bashkëzotërojnë në tërë hapsiren e pafund? Kanë patur ose kanë ndonjë konflikt midis tyre? Nëse po, luftuan midis vetes dhe kush doli fituesi. Kishte dikend që tek janë të barabartë, njëri përkrahej nga një Zot tjetër për të fituar dhe për të diktuar dorëzimin dhe për të shtrirë pastaj pushtetin e vetë mbi Zotin tjetër. Kush me kend kishte marëveshje, traktat, aleancë? Sa zotër janë. Ku kanë fronin e pushtetit dhe cilët janë kufijtë e shtrirjes në realitet? Janë ata vetëm kreatura të padimensionuara të mendjes së njeriut dhe ajo atribut i nocionit Zot e përcaktuar, e krijuar të përmbushë një urdhër të futur në mendjen e tij pa një datë dhe e transmetuar nëpërmjet gjenit që nga para-para-parahistoria për të mbërrijtur në të sotmen. A ekziston e sotmja? A ekziston Koha? Në janë kriteret e matjes së kohes të sakte apo trillime për një orientim të dehur të pasaktë, të dobtë në Tokë, në Gjithësi. Në ka më shumë zotëra /Krishtenizmi, Islamizmi, Budizmi, Judaizmi etj./ kush i krijoj ata dhe në mos janë të programuar për të vënë pushtetin mbi Tokën qoftë edhe me luftëra të besimtarëve midis vetes. Janë ata paqësor me zemër e mendje ëngjëllore ose ka në ta dhe ndonjë instikt pushtues e nëse ka është kjo vetëm një refleks apo pasion I fuqishem për të vënë pushtetin dhe me luftëra dhe me viktima.

Pytje! Pytje pa fund, e përgjigje të gabuara. Hamendësime të paargumentuara, hipotetizma budallaqe, të kota. Një realativizim i gjithëçkajes, një dyshim i ekzistimit të gjithëçkajes, logjikes, filosofisë! Në të vërtetë mohim i papërgjegjësi, ndofta…ndofta…i saktë.

75 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page