Meditim për ç'ka po ndodh me ne ?!


Vladimir Haxhiraj

Vladimir Haxhiraj

Meditim për ç'ka po ndodh me ne ?!


Në punën time si udhërrëfyes turistik, fraza që kam patur më shumë tmerr të artikuloj, ka qenë “turistët kosovarë”! Me kanë pyetur jo pak herë se çfarë janë pjesa me e madhe e pushuesve që na frekuentojnë, gjithnjë u jam përgjigjur “të huaj dhe shqiptare të Kosoves” madje edhe regjistrimin e pashaportës së tyre në sistemin e agjensisë jam munduar që të bëhej  “shqiptar” asnjëherë “kosovar”! Kohën e luftës 1999, në kapanonet e zdrukthtarisë që kishim, kemi mbajtur disa familje të ikur prej tmerrit sllav me plot halle, kemi ndarë gëzimin tonë me ta dhe ata hidhërimin e tyre me ne, kemi ndarë bukën bashkë në një tryezë! 

Dëgjoja shpesh nga qytetarët e mi :

“Aman mos më trego mua kosovarët se janë të pabesë,do i mbani me bukë por do ikin e as emrat tuaj nuk do të kujtojnë më”! Sot ata erdhën në heshtje, pa bujë, pa kamera, pa lajmërime, sot erdhën për të ndarë me ne dhimbjen tonë…Po ne sot mbetëm pa fjalë përballë tyre dhe plot turp, pasi ata edhe pushimet i kalojnë tek ne për të