ME SHKAS...E KEQJA MBETET E KEQE


NGA RESHAT NURBOJA, nënkryetar i subjektit politik Alternativa


ME SHKAS...E KEQJA MBETET E KEQE EDHE KUR FITON E EDHE KUR HUMBË...!

Nuk e kisha ndërmend me komentu fitoren e këtij sinqerisht tuajit, por meqenëse disa miq e sidomos disa myhyb, argatë të fituesit po me pyesin publikisht e edhe në msg pse nuk po ia uroj fitoren dhe a jam gjallë po ju tregoj se jam gjallë dhe arsyen pse nuk e uroj fitoren. arsyeja mendoj se ka fituar e keqja qeverisese....Mendoj në të keqen institucionale e shoqërore e kursesi jo personale te fituesit të zgjedhjeve...

Kjo është arsyeja e JO URIMIT:


· Nuk mund të ia uroj fitoren dikujt që ka qenë lobuesi dhe insistuesi më i madh i faljes së 8229 hektarëve të territorit të Pejës e të Kosovës, Malit të Zi...


Foto: I mençuri, Sinqërisht i juaji GM, kryetari i Pejës thotë se kështu është kufiri i Pejës me Plavën e i Kosovës me Malin e Zi sipas katastres dhe Kosova nuk humb asnjë millimetër territor Non Sens. Nëse e gjen ndonjë fakt Sinqërisht i juaji GM se kështu sipas katastrit të Pejës është kufiri i Pejës- Kosovës me Malin e Zi unë do t’i kërkoj falje dhe publikisht do të deklarohem e pranoj se jam analfabet dhe i çmendur.

...me demarkacionin e ri Kosova jo vetëm që humbet tokë por shqiptarëve në përgjithësi dhe banorëve e pronarëve të tokave të tyre u bëhet një padrejtësi historike e pandodhur ndonjëherë. (Ymer Muhaxheri)




Nëshkrimi i draft-kontratës për projektin “Borea” nga kryetari Gazmend Muhaxheri.

· Nuk mund t'ia uroj fitoren dikujt që ka mashtruar e është tallur me Pejen e qytetarët e saj plot 8 vite me projektin Borea…





· Nuk mund t'ia uroj fitoren dikujt që për kerre të komunës, benzin, mirëmbajtje e vaj ka shpenzuar 2 milion e 100 mijë euro e mbi 300 mijë euro në dreka e darka e Ambulantat shendetsore nuk kanë medikamente e mjete elementare mjaftueshëm për ofrimin e sherbimeve shendetësore, siq janë p.sh.: shiringa, gaza sterile, serum kundër kafshimit të gjarpërit, infuzione, termometra për matjen e temperaturës fëmijëve,,,Gjegjësisht, nuk kanë as medikamentet më elementare për ofruar ndihmen e parë pacientëve...





· Nuk mund t'ia uroj dikujt fitoren që asfalton e rregullon rrugë jo cilësore të cilat pas 2 -3 muajëve marrin kësi gjendje, (shih fotot)