top of page

ME SHKAS - E ASHTUQUAJTURA KRIZA ENERGJETIKE...!




Shkruan: Reshat Nurboja


Çasja e shemtuar e ish pushtetit dhe argatëve të tyre medial 20 vjeçar ndaj problemit momental të furnizimit me energji elektrike 24/7 jo vetëm që është e padrejtë dhe djallëzore por është edhe jointelektuale, joprofesionale e më së paku njerëzore, sepse ta akuzosh pushtetin aktual për një problem të tillë vertetë është më shumë se smirëzi... PSE:

1. Qeveria Kurti 2 është në pushtet që 8 muaj dhe, edhe po që se do të kishte aftësi e dije hyjnore nuk do të kishte mundësi të realizojë termocentralin KOSOVA E RE i cili ishte synim i çdo qeverie që 20 vjet, ku u shpreh nevoja për kapacitete gjeneruese shtesë që t’i adresojë shqetësimet afatgjate rreth sigurisë së furnizimit me energji në vend. Synimet e tilla politike për energji për 20 vjet janë prezantuar edhe në të gjitha Strategjitë e Energjisë së Kosovës por nuk u realizuan nga ish pushtetet....Parashtrohet pyetja, pse këta që ishin 20 vjet në pushtet nuk e realizuan këtë detyrë që vetë e kanë pasqyruar por po e akuzojnë dikend tjetër për deshtimet, paaftësinë e tyre 20 vjeçare...

2. Akuzohet Qeveria Kurti 2 se reduktimi me nga dy orë pa energji elektrike është edhe si pasojë se Qeveria Kurti 2 ende nuk ka jep qendrim zyrtar për ndërtimin apo jo të rrjetit të gazit rus që do të lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut, por që është projekt i kompanive amerikane... ABSURDITET E MJERIM LOGJIK E INTELEKTUAL sepse edhe po që se qeveria do të ishte pajtuar që në ditën e parë të punës së vet për ndertimin e këtij rrjeti të gazit sigurisht se ky rrjet nuk do të kishte mundësi teorike që të vihet në funksion për këto tetë muaj në pushtet të Qeverisë Kurti 2 dhe problemi me furnizim me energji në Kosovë e në gjithë Ballkanin e Evropen nuk do të shmangej, andaj për këto budallaki tuajat mos e fajësoni e kritikoni qeverisjen aktuale, por veten, paaftësinë dhe "matematikat" tuaja 20 vjeçare.


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page