top of page

Me njerëz të mirë, çdo ditë është festë


Me njerëz të mirë, çdo ditë është festë

/Për Agron Kurtajn dhe traditën, respektin për familjen/

 

Të jetosh ëndrrën tënde gjatë një kohe në emigrim është një luks që jo të gjithë guxojnë ta aspirojnë. Jam njëqind për qind i vetëdijshëm për këtë, por shansi për të shprehur ëndrrat e Njeriut që lind i destinuar ti kthej ato në realitet është një pikë mes kësaj gjullurdie të madhe në BB. Një shkurtesë unike, e vetme, me një elipsë në Evropë, për një njeri unik, sikurse është Agron Kurtaj, që i lejon vetes, pavarësisht realitetit, të bëjë hapa nga e ardhmja në të shkuarën dhe tek rezultati. Siç dëshiron shpirti i tij, absolutisht i pavarur nga rrethanat dhe planifikimi. I mbërthyer në ëndrën e përjetshme të jetës, ku të kërkosh dhe të arrish janë thjesht çaste përpara marrjes së gëzimit me të cilin, ndoshta, supozohet t'u japim kuptim ditëve tona. Dhe pa konventat e matricës së Facebook-ut, ku vendosim sekonda lumturie për të shtrydhur pak vëmendje virtuale nga bashkëmoshatarët tanë, një fotografi e vetme e biznesmenit të suksesshëm Agron Kurtaj, që e ka në gen biznesin, flet shumë dhe për respektin familjar, respektin ndaj zonjës së tij, që dhe ajo është në një biznes tjetër, estetike.

- Është hyjnisht bukur këtu - i them Përparimit, duke vështruar mjegullat satenike, të dredhura si çarçafë dashurie mbi pamjet e smeraldit të mjedist të biznesit të Agron Kurtajt me simbolikën 66. Ose një mjedis perfekt ku ndoshta pa e mëdyshuar të dielat e futbollit në Wembley e bëjnë zhaurimën më të madhe. Por është thjesht e mahnitshme në orën më të vrullshme! Agron Kurtaj në këtë pikë është mjeshtër. Ai ka rrënjë në biznes. Ka dhe një traditë familjare të hershme për këtë fushë… Ai nderon veten, familjen dhe shqiptarët, pse jo dhe tërë shqiptarinë, kur klientët e ndjejnë shërbimin e tij të mirë.




- Ashtu - pranon me bindje, miku ynë i përbashkët, që bëhet sebepçiu i një feste shokësh, - por tani koha është e ndërmjetme dhe nuk e ndjen dot gjithë sharmin e e punës dhe përkushtimit të Agronit. 66, si mjedis është i bukur në vetvete. Duhet të vini atëherë. Dhe tani është shumë e rëndësishme që të të gjej një ide të mirë, sepse me këtë nxitim dhe një fjalë, është e pamundur të vazhdosh të shijosh tërë mjeshtërinë e guzhinës së Agronit dhe birrën e freskët si askund. Dhe është mirë që aty flitet shqip, dhe një variant anglishteje të pranueshme, kështu që vlerat shtohen më shumë, kur flasin klientët e tjerë jo shqiptarë ...

Duke dëgjuar theksin e zjarrtë gjerman të bashkëbiseduesit tim të afërt në banak, kaloj në një monolog të brendshëm: Dhe si mund t'ju shpjegoj, i dashur mik, se në fakt e gjithë kjo ka një kuptim krejtësisht tjetër. Se kur vjen tek Gjashtëdhjetë e Gjashtë (Sixty Six)dhe takon Agron Kurtajn, duket se takon një mik të ri, një njeri të heshtur e të qeshur, një biznesmen të vërtetë, më tërheq vëmendjen ai, pra klienti i kësaj dite.

Në çast i bie telefoni Agronit. Është familja ime, na thotë dhe kthen kokën e shkon ta presë. Duket një shembull i vërtetë respekti dhe dashurie familjare.

- Çfarë kuptimi të bukur i jep jetës - një bas i mrekullueshëm mbush hapësirën, i fryrë sikur ndodh nga drita e parë e mëngjesit – dhe të dy ulen të gjejnë pak kohë familjare, ndërsa biznesi është ana tjetër e të dyve.




Klienti tjetër i Gjashtëdhjetë e Gjashtë (Sixty Six)– ës thotë se janë anglezë të vërtetë.

- Ai i pëlqen anglezët - pëshpërit dikush tjetër - është një mrekulli që ai të miraton!

- Në takime të tilla festive mes shokësh ndodhin mrekulli - qesh unë - sepse nën çdo veprim ngrihet gjithmonë e vërteta. Dhe nëse tani hapni shpirtin tuaj dhe më besoni se ata të dy, Agroni dhe e shoqja nuk jan ëanglezë, por shqiptarë me rrënjë e me traditë, atëherë do të keni rastin më të madh të njihni se ëndrrat i bëjnë realitet vetëm shqiptarët.

- Por ju keni lindur në Angli, apo jo? Dhe ëndërroj të sfidoj veten... Nuk më mjafton bukuria e këtij ambienti. Unë përpiqem për mirëkuptimin e kësaj dite, për emrin dhe sfidën në duart dhe sjelljen, respektin e Agronit, shërbimi i përsosur ...

- Dëgjo - e ndërpres në mënyrën time - a pi schnapps?

- Çfarë? Oh jo, unë preferoj verën e bardhë. Pse?

Me një gjest të Përparim Muçës, Agroni hap shishen me rakinë shqiptare, nga ku shkëlqen ndjenja mikpritëse shqiptare dhe pastaj dhe verën më aromatike që do të shijojë gjatë.

- Merre këtë shishe - i them - dhe vrapo drejt në ashensor, te anglezja. Të bekoj ta përqafosh dhe t'i thuash sa shumë e do. Pastaj pini verën! Është një ringjallje, ndoshta e vërteta e saj do t'ju hapë sytë!

Qerpikët e lagur të klientit të huaj fshijnë lotët dhe keqkuptimet rrethanore. Një zile falëse bie mbi celularin e tij.

- Unë jam lepurushi yt i Pashkëve – qesh vetë ai, duke rrotulluar gotën e shtrënguar në dorë.

Unë e përqafoj atë si Krishti.

Dua të shkoj në kishën e vogël në kodër dhe të lutem. Unë hyj në të. Ai bie në gjunjë. Asgjë, Zoti po më buzëqesh sot edhe në gjermanisht, këtu tek Gjashtëdhjetë e Gjashtë (Sixty Six)e Agron Kurtajt. Me njerëz të mirë, çdo ditë është festë. Është sikur një “faleminderit” shqiptare do të kuptohet dhe ndjehet. Në fund të fundit, është globalizimi, apo jo? Epo, për klientët, ka ende një shans për të kuptuar se cili është shqiptari. Mjafton të vizitosh Gjashtëdhjetë e Gjashtë (Sixty Six) në Wembley, ku ka bulën e djersës Agron Kurtaj. Pra, Sixty Six (Bar & Grill); 3 South Way; Wembley Park; Wembley me postkodin HA9 8AD, aty ku Sistemi Kombëtar i Vlerësimit të Birrës është i lartësuar dhe tani është plotësisht i integruar me whatpub.com, duke e bërë shumë më të lehtë gjetjen e një pijetoreje dhe pikën e birrës.

48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page