Kjo periudhë festive do të thotë më së shumti Dashuri. Dashuri në të gjitha kuptimet e saj diskursive. Si e tillë kjo fjalë diskursive, pra Dashuria është një mënyrë përmes së cilës ne ndriçojmë botën. Në nivelin e dashurisë së tillë, ne jemi të përzemërt, zemërgjerë, ushqyes, të dashur, të qëndrueshëm dhe falës. Dashuria është një simbolikë mbrojtëse, bashkëpunuese, ngritëse, holistike dhe e hirshme. Karakterizohet nga ngrohtësia, mirënjohja, vlerësimi, përulësia, respekti, përfundimi, vizioni, pastërtia e motivit dhe ëmbëlsia, në një periudhë të tillë, që natyrshëm ushqehet nga udha dhe vetë fati me të cilin Njeriu ndërton jetëudhën e tij.
Dashuria është një mënyrë për të qenë, për të ekzistuar, për të jetuar i dashuruar. Është energji që rrezaton kur blloqet e tjera diskursive në të janë dorëzuar. Është më shumë se emocion, apo mendim, është gjendje e qenies, jetës dhe rrëfimit të të mbeturit në jetë, jo thjesht frymor, por Njeri. Në sakrifica e sipër, në përpjekje e sipër, në tërësinë e së mirës...
Dashuria është ajo që ne jemi bërë thuajse plotësisht shtegu i dorëzimit tek njëri-tjetri. Është një mënyrë për të qenë në botën tonë të thellë njerëzore, brenda nesh dhe famijes sonë tashmë, që nga thellësia e zemrave në përditësi na thotë: “Si mund t'ju ndihmoj juve? Si mund t’ju ngushëlloj në rastin më të mundshëm? Si mund t’ju ngushëlloj kur keni pësuar një humbje të madhe në familjen tuaj dhe si mund të ju bëj të gëzuar kur keni mijëra e mijëra gëzime të tjera në jetën dhe familjen tuaj?” Ja pra, tek ne Dashuria është një mënyrë përmes së cilës ne ndriçojmë botën!
Të gjithë kanë mundësinë të kontribuojnë me simbolikën e tyre diskursive, me bukurinë e tyre dhe dashurinë reciproke, në vazhdimësinë e gjeneratave dhe në harmoninë e botës, duke treguar mirësi ndaj të gjitha gjallesave, dhe në këtë mënyrë, duke mbështetur shpirtin njerëzor në këtë periudhë holistike për të gjithë, jo vetëm për besimtarët e kësaj periudhe. Gëzuar të gjithëve. Gëzuar nga ditët dhe vitet me të cilat ne bashkëudhëtojmë mirësisht.
Comments