top of page

ME KOLONEL EQEREM SHAKAJ


ME KOLONELIN DINJITOZ, QË LËVIZI PIRAMIDA

ME KOLONEL EQEREM SHAKAJ

NJË DITË E RRALLË E JETËS

Në vorbullën e problemeve dhe halleve, ditët ngjajnë bajatërisht me njëra-tjetrën. Aq bajatërisht, saqë thuajse humbasin çdo nuancë(pa lere shije) njerëzore. Ke kohë, që dëshiron dhe bën plane, të shkosh te dikush të cilin jo vetëm pse e ke për zemër, por edhe e meriton vajtjen tënde. Dikur, diçka, të ngacmon fuqishëm, saqë thua:- Do shkoj! Para pak ditësh, "News 24", transmetoi një Intervistë me një Kolonel në rezervë, i strehuar në një Azile në qytetin e Kavajës. Kjo na “detyroi” që bashkë me njërin nga ekonomistët e paktë që vendi pati, zotin Murat Tahiraj, të shkonim për të takuar njërën nga krenaritë e pakta që kemi. Maturantin e parë të Shkollës "Skënderbej"(me Medalje Ari, të lutem), njërin nga kolonelët e paktë që janë gjallë, pedagogun e Topografisë dhe Doktorin e Shkencave, Eqerem Shakaj. Është ai burri trupshkurtër dhe mendjethellë, që deri para 1 viti shiste gazeta te "Shallvaret", në rrugën "Myslim Shyri". Edhe në të ftohtin e padurueshëm, edhe në zagushinë mbytëse të Tiranës.

Prej një viti, ai për 1001 arsye, ndodhet në një Qendër të trajtimit të të moshuarve, “Motrat e Çenakullit Domenikan” në Kavajë. Tip "Azile", siç rëndom i quajmë. Në moshën 88 vjeçare, tek ai burrë jeton nervi i Skënderbegasit, i cili nuk thyhet nga padrejtësitë e jetës. Koloneli që lëvizi një piramidë në kufirin me Greqinë, e që zbuloi vjedhjen që na bënin serbët në minierën e kromit në Kukës, për 30 vjet rresht, nuk mundi të zgjidhte punën e banesës në ingranazhet e shtetit shqiptar. Ato çështje shtetërore ai i zgjidhi me profesionalizmin e lartë dhe personalitetin e fortë, sepse kishte shtet mbrapa krahëve të tij. Dhe ekipet shtetërore të ish Jugosllavisë dhe të Greqisë, e respektonin maksimalisht, duke iu bindur argumenteve të tij shkencore dhe duke pranuar humbjen, në interesat e tyre shtetërore. Për... Një hyrje, të cilën ia morën, e kurrë nuk e trajtuan dhe as e ndihmuan, të fuste diku kokën, Koloneli doli “i pa aftë” në "shtetin e tij”... Do ishte në nderin e këtij shteti, që t`i akordonte atij titullin e lartë “Nderi i Kombit”, e të mos ta linte të katandisej në kërkim të një “tjegulle” për të futur kokën. Emisioni i kanalit televiziv “News 24”, përveç keqardhjes së thellë që shkaktoi te njerëzit, zgjoi edhe interesimin njerëzor për të. Kanë vërshuar në adresë të tij, thasë me veshmbathje të madhësive të ndryshme, saqë te qendra të thonë se mund të vishen me to, të gjithë azilantët. Dalloi mbi të gjithë një grua dinjitoze emigrante në Greqi-Zonja LIRI DAUTI, e cila i dërgoi Kolonelit 200 Euro në dorë, ditën e Premte. Madje Kolonelit, ia krijuam mundësinë që ta falënderonte “live” zonjën Liri Dauti. Për Kolonelin, ishte një ditë e veçantë vajtja jonë atje. Për zotin Murat Tahiraj dhe për mua, ishte një nga ditët e rralla të jetës sonë. Nga ato ditë, kur ne njerëzit e zakonshëm, ndihemi krenarë për faktin që jemi njerëz....

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page