top of page

ME GAZETARIN THOMA TOLA


NJË MOMENT NJERËZOR ME GAZETARIN THOMA TOLA

-Kujtesë e plotkuptimtë vite të shkuara-


Secili nga ne le diçka tek tjetri.Një moment, një thënie, një këshillë, një dolli… Thuajse 2 dekada të shkuara unë do të udhëtoja nga Minnesota në Pensilvania, për një konferencë pune në organizatën amerikane Iniciativa e Ndryshimit (Iniciative of Change –www.us.iofc.org).Qyteza e konferencës ishte shumë pranë vendbanimit ku jetonte ish-gazetari i TV shqiptar, Thoma Tola. Pas konferncës unë bujta një natë tek Familja Tola.Një pritje për t’u mbajtur mend, sidomos gatimet fantasikte të dropullites, bashkëshortes së Thoma Tolës. Në mbrëmje do pinim një kafe me humoristin Xhevahir Zeneli, i cili përpiqej të gjene veten në Amerikën e Madhe, por “nuk po ngjiste”…Thoma Tola kishte ardhur para meje dhe të dy flisnim për borxhet, detyrimet dhe punët që kishim. Xhevua duke qeshur thoshte: “Ju numuroni dollarët, ne durtrokitjet e spektatorëve. Qeshem me humorin e tij.

Një moment i thashë Thoma Tolës: “Kam bërë shtëpi të re, dhe ka qënë ëndrra e bukur që kam përjetuar. Nuk më besohet se “xhandari ndërkombëtar” do të më jepte një hua gati 200 mijë dollarë”. Qeshëm. Dikur në socializëm, të cilit i shërbeva, unë mezi mora një shtëpi parafabrikate në Allias, komshi me Edmond Tupen e famshëm, që diskutonim tërë zjarr si “të internuar” në Tiranë. Madje edhe për atë apartament mu desh të shkoja në gjyq sepse komiteti ekzekutiv lëshoi “Autorizim të dubluar”…

Tola më përgezoi për iniciativën dhe së bashku ndamë përshtypjet e aventurës sonë në Amerikë. Në një tjetër moment i thashë gazetarit Thoma Tola:

-Nuk e di se si do të mund ta paguaj gjithë këtë borxh!

-Do ta paguash. Do ta gëzosh Shefqet!- më inkurjaoi Thoma Tola.

Vërtet kisha frikë, por guximi për të marrë borxh me shpresë se do ta shlyeja kishte triumfuar. I zhytur në ethet e “borxheve amerrikane” bashkë me Tolën folëm për këtë mekanizëm gjigand të “shfrytëzimit kapitalist”. Xhevua qeshte me ne borxhlinjtë. “I lumtur jam unë që nuk kam borxhe amerikane…Ju, punoni per bankat…”

Një moment i thashë mikut tim Thoma Tola, se unë kisha blerë edhe një siguracion jete prej gjysëm milioni dollarë, në rast se ikja.Kisha frikë se mos vdisja, se mos pësoja ndonjë akisdent apo “sulm në zemër” dhe desha që djemtë e mi dhe imeshoqe mos vuanin mungesën time. Thoma Tola më pa drejt në sy dhe reagoi:


Me gazetarin shqiptar Thoma Tola tek shtëpia në Amerikë. (2004)

-Pse harxhon dollarët kot? Po të them unë nuk ke për të vdekur. Do ta gëzosh shtëpinë!

U bëra emocional. Askush nuk do të vdesë, por të gjithë vdesim dhe kurrë nuk e dimë se ku dhe kur. Ashtu, me atë “ledhatim” miqësor të ish-kolegut tim u rrëfeva më tej. I thashë Tolës se paguaja gati 90 dollarë në muaj për “jetën e siguruar” dhe sikur e kisha “mendjen e fjetur”.

-Gabim Shefqet. Po të them përsëri: Nuk ke për të vdekur! Mbaje mend…Do të ikin kot ato dollarë, mbaje mend,por kjo është puna jote.

Qeshëm së bashku. Vërtet kanë kaluar dy dekada dhe unë vijoj dhe paguaj “gjobën” e jetës, si një shans i lirisë sime. Gati 20 mijë dollarë janë “djegur” si “puro kubane” duke më garantuar një “vdekje pa merak”… Tashmë kujtoj se mora edhe borxhe të tjera, duke investuar në pasuritë e patundshme dhe duke shlyer bankat, duka je “prerë kokën gjarpërit”, siç thotë imeshoqe. Shtëpia me borxhin e parë u shit 5 vite të shkuara dyfish e ca nga “ aventura e parë” dhe unë vijoj shëndoshë e mirë duke investuar, por ajo bisedë me njeriun e mirë Thoma, ka ngelur si një fanar kujtese se njeriu në Amerikë “bën llogartië e veta”, por miqtë e vërtetë e shohin njeri-tjetrit si diçka të pavdekshme.

Sa mall kam të takohem sërish me Tom Tolën dhe të flasim për borxhe dhe perspektiva!

Faleminderit Thoma Tola. Falaminderit Mik!

Shefqet Meko

Minneapolis, 24 Gusht 2022



Thoma Tola, Shefqet Meko, Edi (?) dhe i ndjeri Pirro Veizi 1996

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page