top of page

MBRËMJE STRUGANE


Dhimitri Pojanaku


Dritat u shtrinë të bëjnë dashuri me Drinin e Zi,

Strugë ti,

Engjëllore si kukullat në kuti,

Ke dalë të thash lotët e shelgjeve nga frika se mos po ranë,

Dridhërohen dhe shemben këmbët e urave,

Nga frika se mos po ranë, Pikëllohet Drini i Zi

E qan si grua, guvave.

Shko Strugë,

Vajti vonë,

Mos bridh e vetme kallamishteve si zoçkë e parritur,

Shko, se do të terri do të zërë,

Do të t'i trëndafilojë buzët.

Shko tani, fli!

Mos shiko Drinin e Zi ,

Nuk di të flerë Drini i Zi,

As ka fjetur ndonjëherë Drini i Zi,

Shko o hyjni e larë dhe e vezulluar nga të qelibartat ujëra,

Nga dielli flori,

Shko,

Fli!


51 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page