top of page

Mbetet një shpresë…




Elbasani tashmë nuk është ai që shihej e planifikohej brenda të ashtuquajturës „vijë e verdhë“. Nuk është as ai që mbahet në dosjet e pushtetit lokal të ngecura dosjeve të viteve 90-të. Nuk është i tillë. Nuk është i atillë, sikurse ngeli nën nofkën edhe një lagje e tërë e quajtur „Aksioni '90“-të, që s'u quajt kurrë si e tillë zyrtarisht. Nuk është aq sa e dinë brenda shifrave zyrtare, vetë ata që nuk e votuan që kjo lagje të ndryshonte pamjen, as ata që e lanë gjysëm të shtruar me asfat, e gjysëm të lënë me baltë. Nuk është! E si mund të jetë kur gjithnjë ka dy fytyra në pushtet? Njëra është e njerkës dhe tjetra e nënës. Kjo e fundit më e dukshmja e padukshme për fatin e inatin e vetë atyre të njerkës. Fatin e një zone të tërë në Lagjen „5 Maji“ në Elbasan. Dhe fati i saj thuhet nën e me dhëmbë se është i tillë: gjysma e shtruar me asfalt janë votues të PS-së dhe pjesa tjetër e lënë në baltë dhe në errësirrë rruge është shtresa e përndjekur, votuesit e PD-së.

E ndërsa e ndiqja mes fotografive këtë „fat“ të ndarë më dysh natyrshëm më shkoi mendja edhe tek disa fotografi që shënojnë trokitjen derë më derë në shtëpitë e kësaj zone, madje dhe në këtë kënd të lagjes. Natyrisht mes trokitjeve në dyert e shtëpive, apartamenteve dhe banesave të kësaj zone vëmendja mbetet tek fushta. Fushata e zgjedhjeve parlamentre të 25 Prillit. Në këtë fushatë është edhe trokitja e PD-së. Trokitja që thuhet se u la përgjysëm për arsye të mjaft fakteve që e lanë atë në këtë pritje të banorëve demokratë të kësaj zone me sytë nga qielli. Pse? Pushteti mbeti majtas. Dhe sytë e këtyre të djathtëve kurrë nuk u bënë me dritë në këta vitet të pushtetit të majtë.

Me këtë duhet dhe domosdoshmërisht duhet të jetë dhe trokitja e ligjshme shpresëdhënëse që grupi që udhëhiqet nga demokrati i orëve të para, ish-themeluesi i Degës së Pd-së Elbasan, Nikolla Leçku, nën kryesimin e numrit një të listës zgjedhore Gazmend Bardhi në Elbasan. Ndoshta jo më kot thuhet, e drejta vonon, por nuk harron. Kjo mbase e bën me dritë dhe me asfalt, po aq të barabartë dhe këtë pjesë të persekutuar në këto vite të qeverisjes së majtë. Mbetet një shpresë… voto 25 Prill 2021! Voto ndryshimin!




22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page