top of page

Mbërritën Specat “somborka” tek Hilal Food Centre

Updated: Aug 20, 2020




Specat “somborka” sapo kanë lënë fushat e begata të Kosovës dhe tashmë ndodhen ekskluzivisht tek Hilal Food Centre 318-324 Kilburn High Road. Janë specat “somborka” që janë porositur brenda një kontrate ekskluzive dhe që tashmë konkurrojnë me çmimin e tyre në këtë supermarket edhe pse Covid -19 ka problemet e veta në këtë vit. Pronari i supermarketit ka udhëtuar vetë në drejtim të kosovës për të përzgjedhur paletat e para dhe tashmë ata kanë mbërritur të freskëta e të shijshme, të gatshme për turshi dhe gatime tradicionale. Mehmeti, djali i madh i pronarit na thotë se ato janë të një cilësie mjaft të mirë këtë vit.

Dikush ato i kërkon sepse i quan tradicionale dhe me një lidhje të hershme si nostalgji për ushqimin e ehershëm kur nënat i qisnin në tryeza, kurse shumë të tjerë thonë se në kuzhinën tonë tradicionale ka edhe ushqime që shkojnë krah-për-krah me delikatesat më të famshme botërore, që janë produkt i ndjeshëm kosovar.

Pra, bujqit llapjanë tashmë janë ata që prej disa vitesh eksportojnë speca në Europë dhe në Britani të Madhe falë këtyre marëveshjeve. Specat e kultivuar në fshatin Sogojevë dhe Sveqël të Podujevës tash e prej tre vitesh po eksportohen edhe në Gjermani e Suedi.

Bashkëpunimi në rrafshin ekonomik, Kosovë-Bashkimi Evropian tashmë ka filluar të konkretizohet edhe në rrafshin e bujqësisë. Specat e kultivuar në fshatin Sogojevë dhe Sveqël të Podujevës tash e një vit po eksportohen në amjaft vende. E ata që nuk po arrijnë të eksportojnë produktet e tyre me sukses, po i shesin në tregjet e Kosovës. Kronika në vijim sjell hollësi.


Skënder Hyseni nga fshati Sibovc i Podujevës, ka mbjellë dy hektarë me spec të llojit somborka. Ai këtë vit shprehet i kënaqur me rendiment dhe shitje të cilën e realizon në tregjet në vend. Kjo atë e ka shtyrë që vitin e ardhshëm ta dyfishojë sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë, raportonte një media zyrtare. Ndryshe nga Hyseni, fermeri tjetër Bekim Vokrri nga fshati Sfeqël, ka vendosur që produktin e tij ta eksportojë.


Ai ka përgatitur 16 tonë spec të cilët i ka dërguar në qendrën grumbulluese të pemëve dhe perimeve, në fshatin Sfeqël. Eksportimin e specave, në vendete Evropës, fermeri Vokrri e ka filluar që nga tre vite. Ndërkohë që përkrahja e USAID-it për kultivuesit e kësaj ane, as në këtë vit nuk ka munguar, thonë ata. Ndryshe, banorët e fshatit Sfeqël dhe Sibovc përveç që kultivojnë lloje të shumta të specit, ata kultivojnë edhe lakrën si dhe domatet e patatet. Ky rajon i Llapit njihet si vendi ku kulturat bujqësore japin rendimente të mëdha.

Kontigjentet e tjera të specave “somborka” janë ende duke ardhur në Londër, dhe nëse keni fat, ju edhe mund t’i gjeni dhe t’i bleni ato. Kjo i bën që Specat e Kosovës për turshi, të jenë perimja më e kërkuar në Londër.

313 views1 comment

1 Comment


Resmi Osmani
Resmi Osmani
Aug 20, 2020

Urime.Nje veprimtari bujqesore e mençur, qe tregon p[er mbundesite e medha qe hap bujqesia me mbareshtimin e tokes bujqesore e cila ne shume krahina eshte braktisur e po braktiset.Dihet: automobila dhe kompjutera ne nuk prodhojme dot, por prodhimet e tokes sone ne duhet ti prodhojme dhe eksportojme.Le te sherbeje ky shembull edhe per te tjeret.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page