MASAKRA E 23 SHKURTIT 1913 NË PARAMËTHI


Fahri Dahri

107 Vite më parë, Paramëthinë e pushtoi dragoi- gjarpëri mitik. Ishte 23 Shkurt (Flevar) i vitit 1913, kur “Azdërhalli”(¹) shqeu nofullat dhe nxorri dhëmbët e helmatisura; u armatos me mjetet luftarake të kohës dhe u zvarrit nëpër nahinë e Paramëthisë për të kryer aktin barbar, duke përdorur pushkët, kondakët e pushkëve, sopatat dhe mjete të tjera goditëse ndaj parisë së 13 katundeve të Thesprotisë. Po, kjo është e vërtetë!. Sipas dëshmive të mbrritura gojë më gojë dhe dosjes Nr. 23, dok.17, nr.61, Janinë 11.8.1913, të A.V. të Vjenës (Austri)) për Shqipërinë, në fillim të vitit 1913, nisi të vihej në fuqi një plan djallëzor i forcave shoviniste greke (kisho-shtet) për shfarosjen e popullsisë etnike shqiptare të besimit mysliman të rajonit të Çamërisë.

Shanset historike përafruan dhe mundësuan strategjitë ekspansioniste në favor të shtrirjes së helenizmit edhe në territorin etinik shqiptar të Çamërisë. Faktorë kryesorë dhe të paramenduar që ndihmuan në ndërrimin demografik, fillimisht në qytetin e Paramëthisë, ishin lëvizjet e popullsisë me fillesë nga mesi i shekullit XIX e në vazhdim. Prurjet e popullsive të etnive jo shqiptare në rajonin e Çamërisë, ku ndodhën masakrat dhe gjenocidi ortodoks grek, e dobësuan elitën myslimane dhe çuan në helenizimin gradual të qyteteve me shumicë shqiptare në zonë.

Ndërrimi i strukturës demografike nga shqiptaro-