top of page

Marsela Gjoni Dhuli: Kurbeti


Kurbeti

Nga Marsela Gjoni Dhuli

 

Deti  shkumëzon egër përmbi valën e bardhë

Tokë e ngopur ,det i harbuar,sy i verbuar në lot

Zemra më rreh fort me dashuri dhe mall

Kurbetin ditë e natë zemërthyer mallëkoj

Ah ,kurbet i mjerë, Zana ty të shitoftë

 

Larg në Itali kam një pjesë të zemrës, të njerëzve të mi

Fati i hodhi në rrugët e mundimshme të mërgimit

Ditë të mallkuara të pashpresë të trishtimit

 

O det i trazuar i paanë e i thellë

Në humnerën e kujtesës më  zhyt

Sa herë të shoh mendjen ma merr

E yjet më ndezin dritë tek sytë

 

Rrugët e kurbetit, rrugë të gjata çdo gjë heshtja e tret

Hëna e zbehtë,qielli muzg i errët

Sytë ngelur në horizont të tretur nga gjumi

Të eci si thëllëza dua,që mbi barin plotë vesë,pret

Me mëndje dhe zemër, të shkojë largë në Itali

Të takoj të dashurit, të shtrenjtët njerëzit e mi

 

Me ju zogj shtegëtarë dua un të vij

Më jepni ju krahët të shëtis e lirë si një zgalem

Bregdetit me gjinjë të bëshëm e të kaltër të fluturoj

Kudo ku ka Fteriotë ti takoj,dua, pranë ata ti kem

Në çdo kontinent të ndalojë ,nipa mbesa, të dashurit dhe vëndsit e mi t'i takoj

 

Të takohem me ta, të rri,të bisedoj të çmallem

Kthehuni në Arbëri,jo më në dhe të huaj,larg tokës amtare

Me ju si ikona në gji e në krahë të krenohem

O ju më të ëmbëlat,e të adhuruarat, krijesa planetare

 

Si erdhi kjo kohë erdhi prap kurbeti

Një plagë e pashëruar, trashëgim në shekuj mbetur

Turfullojmë me dëshpërim ,fatin duke kërkuar

Nënat në dritare si vajz e valëve shikimin tretur

Në vetullat e portave me qemer alabastër, përgjëruar

Presin pa fund,ashtu,me shikim të verbuar

 

Morët arratinë nga mali e nga deti

Qajnë Shtëpitë ,haurët ,gurët për zot'

Mure të gjymtuar, pleqtë mbetën të vetëm,

Çati të rëna mbuluar me mantel të zi

Kurbet i zi që linde me të qarë dhe vazhdon me të njëjtën melodi

 

Sytë presin nga porta zemra pret nga deti,sa dhëmbin plagët

Si mjegulla të varura në male e kodra, të shpirtit dallgët

Zemra të ndara më dysh dhimbja si egërsia e vrullshme e lumenjëve

Furishëm pandalshëm gurgullon në venat dhe arteriet e mërgimtarëve

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page