top of page

Marsela Gjoni Dhuli: Dashuria ime



                

Marsela Gjoni Dhuli: Dashuria ime

                

 

Të kërkova kudo me sy e mendje

Në lartësi të kodrave dhe maleve hijerëndë

Në klorofilin e gjetheve të pemëve

Ku ty,të përkëdhelnin,anë e kënd

 

Të kërkova në shkëlqimin e hënës pa re

Që drit më bën të mos rrëzohem

Të kërkova në miljarda yje dhe universe

Që rruga drejt teje të më ndriçohet

 

Të kërkova nën rrezen e diellit të artë

Në afshet e shpirtit,me një fije shpresë

Duke larguar çdo natë të errët,të ftohtë

Pa ty jeta është e akullt , therëse si presë

 

Nuk do lodhem të kërkoj në asnjë rast

As në qiell,as në tokë,as në det

Sepse Ti jeton me mua në çdo çast

Në zemrën time,Ti,je diell i vërtet.

 

Dhe sado të largohesh dhe fluturosh

Largë në hapsirat paanë të horizonteve

Mbi lule gjethe e sythe të qëndrosh

Vjen në folekopshtin tënd të trendafilave

 

Këtu askush nuk ta zë vendin

Këtë skut’veç ty,askush nuk e di

Tek unë do gjesh freskinë në dit vere

Por edhe dashurinë në përjetësi

2 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page