top of page

Marrja në pyetje e Njeriut të Varur


Monica Youn




Cila është fytyra juaj?

Një shtëpi, e llojeve të ndryshme.


Cila është këmba juaj?

Një teh guri i copëtuar.


Çfarë keni ëndërruar?

Një rrugë të larë nga shiu.


Çfarë donte të thotë?

Nuk do të thotë asgjë.


Çfarë keni mësuar?

Qielli fal.


Çfarë fal?

Secili avion është zgjimi i tij.


Çfarë do ti?

Një buzëqeshje, nga të gjitha sojet.


Jo, çfarë doni?

Nuk dua asgjë.


Çfarë ke në dorë?

Një degëz pa gjethe.


Jo. Më trego. Çfarë është ajo në dorën tuaj?


(Përktheu: F. Terziu)


Shënim: Monica Youn është autore e Blackacre (Grayëolf Press, 2016). Ajo jep mësim në Universitetin Princeton dhe jeton në Neë York City.

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page