top of page

MALLKUAR


MALLKUAR… Nje poezi nga Myslim Maska

M’i trëmbe, m’i zgjove nga gjumi:

Tolstoin, Turgenjevin, Nekrasovin, Dostojevskin, Çehovin:

PËR NJË TRILL CARI TË MARRË!...

Mallkuar thonë bebushat e Ukrainës

Mallkuar o Djall…

TARAS SHEVÇENKO*, POETI,

U ngrit nga varri si në përrallë

Se ku gjeti një pistoletë

Dhe do ta zbrazi në ballë…

*Poeti i madh kombëtar i Ukrainës.

86 views3 comments

3 Comments


mich.maska
Feb 28, 2022

Shume te nderuar dhe te respektuar miqte e mi te letrave, Z. Athanasi dhe Z. Gjergji. falnderimet e mia te thella per vleresimin e poezise "MALLKUAR"... Detyre shpirterore

e cdo qytetari te kesaj bote t'i kundervihet ketij akti barbar. Ju perqafoj, Myslim Maska, ATHINE.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Feb 28, 2022

S'ka sesi të mos e tronditin e godasin një zemër Poeti predhat e asajë barbarie mbi

pafajësinë e Ukrainës dhe t'ua prishin gjumin e përjetshëm kolosve të letrave të kombit rus, që

për fat të keq ka nxjerrë ta drejtojnë edhe monstra.

Të uroj shëndet e gjithë të mirat i dashur mik, K.Gjergji.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Feb 28, 2022

S.A.:

Kjo gjetje brilante me korifejtë shekullor të artit rus të bërë bashkë në një zë M a ll k i m , nuk mund të lexohet dot pa t'u dridhur zëri, pa t'u mbushur sytë me lot e pa të ndalur fryma kur sheh se edhe ukrainasi i fjalës Taras Shevshenko, përgjon diku me pistoletë. / Urime z.M.Maska!/

S. A.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page