top of page

Mallkimi i NËNËS,të zë!!!



(rrëfim me dy pjesë)


Nga Përparim Hysi


Rastësisht,u njoha me këto dy rrëfime. Tek çlodheshim nën ullinj te kodra e fshatit,befas një grua,mallkoi të birin,atëherë 10-vjeç. Mallkimi u dëgjua deri tek ne dhe,nga këtu,mori shkasë ky rrëfimi im.Qemë goxha aty nën ullinj se fresku na ngopte mushkëritë në atë të nxehtë gushti, Jashtë hijes,koka të piqej si nën saç.Aha,- tha një i moshuar,- nuk është me shpyrt mallkimi i kësaj NËNE,se,po të mallkojë ajo me shpyrt, mallkimi i NËNËS të zë.

Që ta besoni këtë fjalën time,- tha plaku i zgjuar ISMET KORITA,- unë po ju tregoj një përrallë. Sa tha fjalën"përrallë",u ngritën dhe të tjerë dhe qendruan në këmbë,

* * *

Tregojnë,- filloi ISMET KORITA,- se shumë kohë më parë rronte një NËNË me katër çupat e saj. Çupave u kish vënë emër dhe,sado ngjarja është e lashtë, katër çupat e asja NËNE jo vetëm rrojnë,por i njihni që të gjithë ju. Kur tha kështu, e gjithë gjindja rreth e përqark, mbajtën frymën. Secili,sikur pyeste veten:-Po dale! Si është e mundur?Ngjarja shumë e lashtë dhe katër çupat jo vetëm rrojnë,por që të gjithë njerëzit në botë i njohin.

Po,- vazhdoi i urti ISMET KORITA,ishin katër motra dhe NËNA i kish quajtur MERIMANGA,MUSHKA.GJINKALLA dhe BLETA. OU,-bërtiti një i paduruar,- i njohim,i njohim. PO kjo është përrallë,-tha një tjetër,

Përrallë,përrallë,po shikoni sa e vërtetë është,- tha ISMETI.

U rritën çupat nën kujdesin e NËNËS,por qëlloi që një ditë NËNA e çupave u sëmurë dhe kishte dhimbje të madhe koke. E sëmurë siç qe,i thirri MERIMANGËS:- Moj MERIMANGË,hajde më mbaj pak kokën se nuk i duroj dhimbjet.

Aha,- tha MERIMANGA,-nuk kam kohë, se jam duke endur pëlhurën!!!

NËNA,e zhgënjyer, e mallkoi:"Endshë dhe endshë dhe pëhurën tënde ta marrë era e ta bëjë copa!

Ngaqë MERIMANGA nuk e dëgjoi,i thirri MUSHKËS:-Moj,MUSHKË,- foli NËNA, hajde më bëj derman,se m'u hap koka. Oi,-zuri të ankohej MUSHKA,- nuk e sheh që jam me barrë dhe nuk kam ngenë tënd!

-Kurrë të mos pjellësh,- lëshoi mallkimin, NËNA! I thirri GJINKALLËS dhe i tha t'i mbante pak kokën,por GJINKALLA Ia priti:-Mos më ndërpri këngën ,se jam duke kënduar... -Këndofsh e këndofsh deri sa të plasësh mu në vend!- mallkoi NËNA.

Dhe NËNA i thirri BLETËS:-Moj BLETË,- thirri NËNA,- hajde më bëj derman,se vdiqa nga koka. -Nuk të lë BLETA të vdesësh ty,se jam këtu në këmbë. DHe BLETA lagu një shami me uthull dhe zuri t'I lagte ballin,faqet duarët dhe,sakaq,NËNA e ndjeu veten më mirë. NËNA i tha BLETËS:-Ti që u kujdese për NËNËN tënde,paç bekimin e PERËNDISË dhe nga NËNA ke veç një uratë:- " Mutin" tënd e ngrënçit edhe njerëzit!!!

Oho,-bërtitën si njëzëri:-E vërtetë, e vërtetë:merimangës era ia merr.Mushkat kurrë nuk pjellin gjinkallat,pas këngës,pëllcain në vend dhe sa për bletët,kush nuk e pëlqen"mutin" e tyre?

Mjedisi,nën ullinj, u bë pak i "zhurmshëm" nga britmat e të rinjëve që,përmjet kësaj përralle që shumëkush e dëgjoi për herë të parë, morën një leksion moral për dashurinë për NËNËN. Po.kur do shpërndaheshin, e mori fjalën një tjetër plak i moçëm.

Ky që mori fjalën, është xha MYRTE BUZI. Me origjinë,siç thotë,është nga BUZI i TEPELENËS dhe ka gjak në vena nga DERA E MADHE e TAFIL BUZIT. Tek e sheh,ashtu të shkurtër, mustaqebardhë dhe me qeleshen e bardhë me"antenë" mbi kokë,i them:-Nuk i ke lënë gjë pa i ngjarë SELAMIT nga SALARIA.

Jam me gjak "BUZI".A e di atë këngën: -TAFIL-be musteqe-ziu/nga "GRYKA e KUÇIT/arriu....

Xha MYRTJA,- shpesh ka zënë vend në tregimet e mia, se e ka fjalën me kandar dhe i ka lezet kur flet...

Le ta dëgjojmë

Këto që tha YSMETI s'janë përralla,por ju,çunëria t'i vini vathë në vesh. Këtë që do digjoni nga una,e kam parë me këta dy sy. Nuk ka ndodhur larg,por në kohën e luftës.

Në fshatin tonë,- filloi xha MYRTJA,- rronte një NËNË që kishte vetëm një djalë që e quanin REXHEP.

-Cili REXHEP?- pyeti dikush.

Aha,-tha xha MYRTJA,- llagapin nuk e jap. Llagapi është si "vulë" për familjen dhe nuk e damkos una.E pra ajo NËNA rronte me djalin e saja,REXHEPIN. I njihja mirë,por jo vetëm una,por gjithë fshati.Të themi të drejtën: ca e sertë ajo NËNA e REXHEPIT,sa nuk bëhej kabull. Mirë,o të keqen Pepja tyja,por as NËNËN dhe as BABAN nuk i zgjedh dot. Janë si janë,po të kanë bërë kokën dhe jo vetëm duhet t'i dëgjosh,por dhe t'I respektosh.Por ç'ndodhi ,do të thoni ju? Një ditë prej ditësh.e ëma ia shpuri të birit shpirtin mu në majë të hundës dhe ky,i mbushur plot,nuk duroi dhe ashtu si"rrëshqanas" i lëshoi një fllaskë.

AJO:- Më rrahe ti,REXHEP! REXHEPIT,mend iu këput koka,se u pendua thellë.Po ku mbahej në kularë ajo? REXHEP,- foli e tërsëlluar,- ti që rrahe NËNËN TATE të të hapin ballin e trutë t'u derdhshin për tokë. Vdiq e zemëruar me të birin,por mallkimi i mbeti pas.

* * *

Erdhën partizanët dhe në fshatin tonë.Nga dy-tre u stehuan në fshat. Zakonisht strehoheshin tek ato shtëpi që kishin për të ngrënë. I pritën ,por dhe u bezdisën,se vinin nga lufta,larë pa larë,dhe kishin dhe morra. KIshin nuk kishin,ti apo kushdo tjetër,nuk kishe pse i zije në gojë, se nuk e kishin nga qejfi,por nga zorbelaja. Pastaj kush fliste,bënte hatërin e armikut dhe e paguante me kokë. Ndonjëri,aha,nuk e mbajti dot gjuhën dhe i tha tjatrit:"Qenë ata,partizanët nga una,por më mbushën me morra!!! Aty dhe ky"qyqmani",REXHEPI dhe vuri tellallin:"Qenë ata,partizanët,nga una dhe na mbushën me morra!!" Kur tek REXHEPI nuk shkelte rop i gjallë. Por qenit,kur i vjen ngordhja,vete e përmjerë mu në derë të xhamisë. Edhe qy,REXHEPI,me këtë fjalë në gojë,deri sa sosi në shtëpi. Paska çartuar,tha një nga ata që e dëgjonte, Zbraz këtu e zbraz atje, vajti fjala në shtab:-Se ç'është një REXHEP që shan partizanët? Gjejeni dhe tregojini vendin,- sokëlliu komandanti.

U nisën dy partizanë,ashtu ndajnate dhe kur ia gjetën kasoqen(se shtëpi me tamam nuk ishte), e thirrën:-O REXHEP dhe sa doli,ia zbrazën mu në lule të ballit me dy plumba dum-dum. Balli u ça dhe trutë i ranë për tokë.Ja,kështu,u kqen PEPJA ju:-Mallkimi i NËNËS të zë...

Tiranë,5 gusht 2023

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page