top of page

Malli fle në qiell

May 8, 2023
1 min read

Malli fle në qiell

Nga Fatmir Terziu


kur shfaqen disa muaj në shtatë ditë

zemra zhytur në të katër stinët,

do të lërë një kopje në yje

sikurse ditët

nuk mjaftojnë për ta mbajtur këtë peisazh të papërmbajtur

të qiellit

zgavra e gjoksit hapet si Hera

për të bekuar rrezet e diellit,


ndal gjerbjen

ndiqe rrënjën e tillë që të qull

më shih mua

më puth

më thuaj në shtatë ditë që të dua.

1 Comment


kujthajdari
May 08, 2023

Shume bukur, sidomos mbyllja: “më shih mua/ më puth/ më thuaj në shtatë ditë që të dua.”

Komplimenti

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page