top of page

MAGJIA E VENDLINDJES!


Bashkim Saliasi

Poeti Hyda Ismaili vjen tashmë me veprën e tij, Trebla-Klithma e Vendlindjes. Në këtë veprë, që në faqen e parë të bie në sy mesazhi që përcjell autori, se malli përzihet me dhimbjen dhe zërat e njerëzve të dashur që u lindën dhe u rritën në këtë trevë nuk dëgjohën më si dikur.

Trebla, vendlindja e autorit që për dekada të tëra ziente nga zërat fëminor në ditët e sotme të vjen frikë t'i afrohesh qëndrës së dijes, shkollës sepse është braktisur nga mësuesit dhe nxënësit të cilët u shpërngulën për mos t'u kthyer më kurrë, por autori rron me shpresën se ku dihet një ditë nipërit dhe mbesat do kthehen në vendlindjen.


Libri Trebla-Klithma e vendlindjes hapet me një poezi tepër brilante për malin e shenjtë Tomorr dhe mbyllet me poezinë "Fjala e fundit".

Fron i lartë u zgjodh nga tërë Perënditë, / Ky është Baba Tomorri ynë-Olimpi shqiptar, / Për Baba Tomorr betohen skraparllinjtë, / me fytyrë nga ai kthejnë fëmijët sa lind fëmija i parë…

Vargjet e poetit Hyda Ismaili janë një ngacmim i fuqishëm, që e frumëzojnë autorin për të derdhur vargje brilante për malin e shenjtë, Tomorrin, vendin e perëndive ku në çdo 20-25 gushtë falen jo vetëm bektashinjtë që banojnë në skrapar dhe në trevat e Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë, por dhe shumë pelegrinë që udhëtojnë me qindra kilometra nga Sh.B.A, Australia, Kanadaja dhe vende të ndryshme të Evropës.

Nuk dua të humbas kurreshtjen e lexuesit dhe t'i bëj analizë veprës, por dua të shpreh impresionet e mija të cilat dua ti ndaj me lexuesit.

Dashuria dhe dhimbja e poetit për vendlindjen është një ndjenjë e fuqishme që shprehet mjaftë bukur në poezinë Trebla.

Si zonjë e rëndë shtrirë në luginë, veshur e stolisur me fustanin e lëndinave gjithë hijeshi…

Autori është ngahera nën trysninë e thirrjeve të botës qiellore dhe kërkon me çdo kusht t'a mbajë atje thirrjen e botës tokësore dhe kërkon që të kthehen përsëri midis njerëzve të dashur, në vendlindje.

Para saj përkulemi, biem në gjunjë nga hera, mbushur me mall e lot, me zemër të bardhë. Jeta aty n'a thërret, merr frymë më lirë, ka vlera. Zhduket çdo rrudhë e dhimbje. Vendlindja është e bekuar!

Në poezitë e Hydait gjen thirrje patetike, humor dhe satirë fishkëlluese dhe mesazhe atdhedashurie. Poezitë kanë një frymëmarrje të gjerë me një tematikë të larmishme.

Kurbeti një plagë e rëndë e shoqërisë vë në lëvizje penën fishkëlluese të poetit. Në vargjet e tij gjen dhimbje që i përcjell jo vetëm në familjen e tij te bashkëshortja dhe fëmijët, por në mbarë shoqërinë shqiptare.

Jeta e vështirë prej emigrant, shqetësimet dhe brengat e kanë frymëzuar autorinë që me penën e tij të hollë të shkruaj disa vëllime me poezi në qendër të të cilit vihet atdheu, vendlindja dhe zhvillimi ngjarjeve në Shqipëri, Kosovë dhe arenën ndërkombtare.

Një botë e gjallë ndienjash dhe emocionesh që shprehin dashuri dhe keqardhje për vendlindjen janë një tematikë e gjerë ku shprehen mesazhe bashkëkohore, për vendlindjen dhe Kombin, për njerëzit, gëzimet dhe hidhërimet, për të kaluarën të sotmen dhe të ardhmen.

Vëllimi poetik i autorit Hyda Ismaili është një botë e gjallë ndjenjash me mesazhe bashkëkohore me një tematikë të gjerë ku përshkruhet dashuria njerëzore për vendlindjen, për dhimbjet dhe gëzimet, për punën dhe jetën, për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen.

Libri poetik, Trebla-Klithma e vendlindjes e përbër nga disa kapituj si: tinguj zemre, lirika, fabula, menditime, portrete dhe tregime, gjini në të cilat autori i lëvron mjaftë bukur dhe besueshëm për lexuesin, ku pasqyrohet jeta e banorve të vendlindjes dhe Tomorricës.

Poezitë e këtij vëllimi poetik janë shpirti krijues i autorit, pa sforcime e fjalë të kërkuara. Ajo, që e dallon brendinë e poezive të tij, është dashuria njerëzore, të cilën Hydai e ka mbjellë e shpërndarë kudo që i ka shkelur këmba dhe i ka fluturuar shpirti dhe zemra.

Meritë e Hydait është se frymëzimin në këtë vëllim poetik e gjenë në vendlindje, atje në Treblën e bukur, ku u lind dhe u rrit me ujin kristal dhe të ftohtë të burimeve të malit Tomorr.

Ajo që e karakterizon autorin në krijimtarinë e tij është se malli përzihet me dhimbjen kur zërat e njerëzve të dashur dhe ai vet e braktisën vendlindjen dhe u shpërndan nëpër botë.

Në vëllimin poetik të Hydait gjen gëzim dhe entuziazëm, ëndrra e shpresë, dhimbje e trishtim për ato që u ndërtuan në shumë dekada dhe u shkatërruan brenda një kohe të shkurtër.

Poezia e Hydait është një ngacmim i fuqishëm, që e frymëzon autorin të derdh në vargje dashurinë për vendlindjen.

Frymëzimi i autorit derdh ne vargje, dashuri njerëzore, emocione e ndjenja, që e bëjnë lexuesin të mendohet, emocionohet, të dëshpërohet dhe përsëri të gjej forca për t'u bërë më i fuqishëm, më njerëzor.

Në vëllimin poetik të Hydait një vend të veçantë zenë, poezitë kushtuar kurbetit, si një plagë e rendë e shoqërisë, që ka vënë në lëvizje penën e shumë krujuesve si brenda vendit dhe jashtë tij.

Hyda duke qenë vet emigrant, derdh në vargje pamje realiste të jetës së një emigranti. Kjo është arsyja që në vargjet e tij gjen dhimbje dhe emocione të përjetuara thellë.

Në këtë vëllim poetik të autorit dallojmë jetën, kujtimet dhe bëmat e njerëzve të thjeshtë, hallet dhe shqetësimet e tyre.

Nëse do keni fatin të lexoni vëllimin poetikë Trebla-Klithma e vendlindjes të autorit Hyda Ismaili, në të do shijoni vlerat e muzës poetike, bukuritë e natyrës së fshatit Trebl, tingujt melodioz të një simfonie virtuoze, që buron nga shpirti poetik i autorit.

Ajo që të befason në këtë vëllim poetik është se në poezitë e tij sheh se dashuria njerëzore fiton mbi urrejtjen, vlerat mbi antivlerat, virtyti mbi vesin, e mira mbi të keqen dhe jeta mbi vdekjen.

Në poezitë kushtuar fshatit të lindjes, Treblës, malit Tomorr, zonës së Tomorricës etj buron një lum i rrëmbyshëm ndjenjash dhe emocionesh, mendimesh, idesh dhe mesazhesh me përmasa universale.

Një vend të rëndësishëm në poezitë e tij zë dashuria e vërtetë dhe e pastër, e sinqertë dhe e përjetshme, që lind e shuhet vetëm një herë.

Lirikat e tij janë refleksione të brendshme të shpirtit, për natyrën dhe shoqërinë. Mrekullimi emocional buron nga ndërthurja e ndjesive njerëzore me ato të natyrës.

Ato, që i bëjnë poezitë e Hydait të këndshme për lexuesin, janë figuracioni i pasur, magjia e fjalës, mesazhet dhe emocionet me dimesione universale.

Në vëllimin Poetik Trebla-Klithma e Vendlindjes ndien freskin e burimeve të Tomorrit, erën e këndshme të tërndelinës dhe aromën e pishave të malit Tomorr, cicërimat e zogjve që vijnë në pranverë dhe largohen në vjeshtë, diellin e qeshur që lind në Tomorr dhe hënën e gëzuar përzier me fatin e bardhë dhe mirësitë që Zoti i ka falë banorve të kësaj treve në zonën e Tomorricës.

Hydai me penën e tij të mprehtë portretizon mjaftë bukur tipe dhe karaktere të bashkëfshatarve të vet, ku nëpërmjet magjisë së fjalës fishkullon servilët dhe kopukët, por nga ana tjetër ai di të skalit mjaftë bukur portretin e njerëzve të ndershëm, puntor dhe dashamirës për njëri-tjetrin duke iu shprehur dashuri dhe mirënjohje.

Në poezitë e Hydait, vendlindja është gjithçka, edhe babë edhe nënë, edhe diell edhe hënë, edhe ujë edhe bukë, edhe dyshek edhe jorgan.

Hydai i frymëzuar nga muza popullore, krijon një sistem vjershërimi me emocione të ngrohta, me të cilat përcjell mesazhe mirëkuptimi, tolerance, të cilat përflakin shpirtin e lexuesëve të të gjitha moshave dhe shtresave të shoqërisë.

Vëllimi poetikë, Trebla-Klithma e Vendlindjes, nis dhe mbaron me një mendim njerëzor, me pak shpresë dhe shumë forcë.

Në këto poezi karakteret jetojnë të gjalla në kujtesën e lexuesit, me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e papërsëritshme. Nëpërmjet fjalës së bukur shqipe, autori çon te lexuesi, frymë dhe dashuri, forcë dhe krenari.

Fjala e ngrohtë, ngjyrimi dhe figuracioni i thjeshtë, rima e alternuar me ritmin i japin këtij vëllimi bukurinë e këngëve dhe ritmin e valleve, që të emocionojnë.

Poeti besnik i vetvetes dhe i sinqertë, siç e kërkon poezia e vërtetë, në gjithë vëllimi i tij Trebla-Klithma e Vendlindjes, si tematikë kryesore ka motivet e mallit për vendlindjen dhe dashurisë.

Gjithë vëllimi poetik i Hydait buron prej jetës së tij dhe vjen pran nesh prekës, i besueshmëm, na zgjon jetën tonë në ato qindra pika që kanë njerëzit kur rrëfehen prej zemre, kur tregojnë ngjarjet e thjeshta të jetës. Me mesazhet njerëzor, e pasur me gjuhën poetike që dikton poezia, nuk mungon asgjë prej asaj që ka jetuar dhe përcjell shpirtërisht në jetë.

Çdo fjalë është një frymë, çdo poezi përcjell një mesazh të madh poetik e njerëzor.

Tre tregimet e Hydait kanë secila diçka të vetën, të re të bukur që mbajnë mbi supin e autorit, peshën e dashurisë, të shqetësimit, të respektit për bashkëfshatrët.

Mesazhi i një mësuesi me përvojë, vjen para lexuesit si një hënë e bukur, që dëshiron paqe, mirësi, buzëqeshje e pajtim për harresën e të këqijave dhe ringjalljen e dashurisë hyjnore.

Shpirti poetik vjen nën ritmin e kohës, dashuria, ky mesazh hyjnor shoqëron atë jo vetëm në poezi, por dhe në çdo aspekt të jetës, si baba i përkushtuar, bashkëshort i denj dhe një burr me të gjitha virtytet njerëzor. I uroj Hydait suksese në rrugën e gjatë dhe të bukur të poezisë!

Bashkim Saliasi Tiranë, më 10.07. 2018

61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page